Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Blunt thotë ta ketë penguar nisjen e Luftës së Tretë Botërore në Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Blunt thotë ta ketë penguar nisjen e Luftës së Tretë Botërore në Kosovë Empty
MesazhTitulli: Blunt thotë ta ketë penguar nisjen e Luftës së Tretë Botërore në Kosovë   Blunt thotë ta ketë penguar nisjen e Luftës së Tretë Botërore në Kosovë I_icon_minitimeMon Nov 15, 2010 6:55 am

Blunt thotë ta ketë penguar nisjen e Luftës së Tretë Botërore në Kosovë 14-blunti,-rrotulluese4
Londër, 14 nëntor - Këngëtari britanik, James Blunt ka refuzuar të zbatojë urdhrin e gjeneralit amerikan Wesley Clark për të sulmuar trupat ruse derisa ishte në shërbim ushtarak në Kosovë në qershor 1999, transmeton BBC.

Ai ka thënë se ka qenë i gatshëm të dalë edhe para Gjykatës ushtarake sepse nuk ka zbatuar urdhrin e gjeneralit amerikan Clark. Mirëpo, në këtë vendim të tij e ka mbështetur gjenerali Michael Jackson, duke i thënë: “Nuk dua që ushtarët e mi të jenë përgjegjës për fillimin e Luftës ë Tretë Botërore”.

Bluntit në vitin 1999 i ishte dhënë urdhër që të marrë aeroportin e Prishtinës, po rusët patën arritur aty para tij.

“Kam marr urdhër direkt që të marr kontrollin mbi aeroportin, por rusët tashmë ishin aty. Udhëhiqja atëherë njësitin tim në të cilin ishin parashutistët, që ishin të gatshëm për luftime”, ka thënë këngëtari për radion BBC 5Live.

Blunt ka shtuar se gjenerali Clark me zë të ashpër i kishte thënë që “t’i shkatërrojë rusët”.

“Ka përdorur fjalë që mua më dukeshin të jo rëndomta. Dëgjova përmes radios: Shkatërroj!”, ka sqaruar Blunt.

Duke përshkruar konfuzionin që ka mbretëruar atëherë, Blunt ka thënë se kjo ishte një “situatë e trentë”.

“Rreth 200 ushtarë rusë i drejtuan pushkët nga ne…kurse, siç e dini, na ishte dhënë urdhri që të marrin aeroportin e Prishtinës. Sikur të kishim pasur bazë atje, forcat e NATO-s në Prishtinë do ta kishin shumë më lehtë. Kjo do të thotë se ekzistonte arsyeja politike për marrjen e kontrollit mbi aeroportin, kurse për ta bërë këtë duhej sulmuar ushtarët rusë”, ka vazhduar këngëtari.

I pyetur se a do të fillonte vërtetë Lufta e Tretë Botërore po të dëgjonte ai urdhrin e Wesley Clarkut, Blunt, i cili në atë kohë ishte 25 vjeçar, është përgjigjur: “Apsolutisht! Andaj edhe jemi detyruar të rishqyrtojmë vendimin e tij”.

“Pas vetëm disa ditëve, rusët na ofruan që bashkërisht të sigurojmë aeroportin, pasi kishin mbetur pa ushqim dhe pije” ka shtuar në fund James Blunt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Blunt thotë ta ketë penguar nisjen e Luftës së Tretë Botërore në Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vanga paralajmëroi shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore
» Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë
» Sa të jem president, Çekia s’do të ketë ambasador në Kosovë
» Noga thotë “Po vij”
» Java e tretë e grevës së veteranëve të UÇK-së

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: