Sulmet në tru radhiten si sëmundje mjaft të rrezikshme, të cilat në të shumtën e rasteve lënë pasoja në të shikuar, invaliditet apo shkakton vdekjen. Kujdesi i shtuar dhe shërimi i shpejtë kanë rëndësi jetike.
- Sulmi akut në tru është sëmundje e cila paraqet gjendje mjaft serioze. Fjala është për çrregullim serioz që shkaktohet ose për mungesë gjaku në indit e trurit, ose që është më e rrallë, gjakderdhja në të njëjtin vend. Mungesa e gjakut shkaktohet nga mbyllja e enëve të gjakut, që indin e trurit e furnizon me gjak. Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe si pasojë e dëmtimit të enëve të gjakut, që për një kohë tkurren dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut në tru. Në disa raste kritike rrjedhja e materieve ushqyese dhe oksigjenit në gjak është aq i paktë sa që qelizat e trurit pësojnë dëmtim për të cilin nuk ka shërim.
Çfarë ndodh me atë rast?
- Pason vdekja e qelizave të goditura të trurit, kështu që funksioni i saj është i pamundur të kthehet. Indi i trurit është një nga pjesët më të ndjeshme në organizmin e njeriut. Me një të dëmtuar nuk mund të kthehet në funksionim normal. Shkalla e dëmtimeve dallon nga njëra-tjetra, përderisa varet se cila pjesë e trurit është goditur. Prandaj edhe simptomat mund të jenë të llojllojshme, shumë të lehta, shumë të rënda dhe deri tek ato vdekjeprurëse. Por, për fat, rreth 50% e pacientëve kanë një paralajmërim të caktuar rreth sulmit në tru.
Cilat janë simptomat
më të rëndësishëm?
- Simptomat e sulmit në tru paraqesin çrregullimin e neuroneve, që zgjasin shumë shkurt. Sipas mënyrës së deritanishme, prej disa minutave deri një orë më së shumti, e më pas në mënyrë spontane tërhiqet. Pengesat dallohen në një ligështim kalues nga njëra anë e funksionimin të trupit, këmbëve dhe duarve. Mund të vijë deri tek paraliza e tyre, pengesë në koordinim në të lëvizur dhe në të ecur. Këto simptoma përcillen edhe nga çrregullimi në të folur që është i pamundur dhe nuk mund të kuptohet, çrregullim në të parë tek njëri sy. Shfaqja e befasishme e marramendjeve të përcjella me mundim dhe vjellje, si dhe kokëdhimbjet janë pjesë e simptomave. Të gjitha këto paralajmërojnë një sulm të mundshëm në tru.
A shfaqet tek
të gjithë njësoj?
- Për fat të keq nuk kanë të gjithë një episod kalues apo paralajmërues. Tek këta persona sulmi në tru vjen si vetëtima në qiell të hapur, me simptoma shumë të rënda që nuk tërhiqen fare. Për shembull, nëse është goditur pjesa e trurit që është përgjegjëse për funksionimin e dorës, vjen deri tek një dëmtim i përjetshëm, paraliza e dorës. Për fat të keq, tek e treta e njerëzve sulmi në tru përfundon me vdekje.
Çfarë shkakton
sulmin në tru?
- Shkaktari më i shpeshtë për sulm në tru është arterioskleroza, sëmundje që sjell deri tek dëmtimi i enëve të gjakut, që kontribuon në formimin e disa pllakave në mure, që për pasojë kanë praninë e pakët të gjakut. Një gjendje e tillë e enëve të gjakut shkakton edhe infarktin. Që të mos vijë deri tek një situatë serioze si kjo, sëmundja kërkon një reagim paraprak për largimin e shkaqeve që sjellin deri tek sulmi. Më të rrezikshmit janë hipertensioni, duhani, diabeti, stresi, yndyra në gjak...
Cilët janë më të rrezikuar – meshkujt apo femrat?
- Sipas statistikave, lloj tjetër i sulmit shfaqet tek femrat e tjetër tek meshkujt. Ajo që brengos është se çdoherë e më shumë po godet të rinjtë.