Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosova me platformë për njohje reciproke me Serbinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Kosova me platformë për njohje reciproke me Serbinë Empty
MesazhTitulli: Kosova me platformë për njohje reciproke me Serbinë   Kosova me platformë për njohje reciproke me Serbinë I_icon_minitimeWed Nov 17, 2010 10:38 am

Kosova me platformë për njohje reciproke me Serbinë Bisedat_4
Prishtinë, 17 nëntor – Kosova tashmë duket se është e përgatitur për procesin e dialogut me Serbinë, ndërsa synimi final i pozicionit kosovar është që dialogu të jetë proces që duhet përmbyllur me njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë, dhe anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Evropian.
“Koha Ditore” ka arritur të mësojë se që nga koha e publikimit të opinionit të GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës, me iniciativë të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Klubit për Politikë të Jashtme (KPJ) janë organizuar takime të shumta me pjesëmarrje të gjerë institucionale, politike, nga shoqëria civile dhe bashkësia ndërkombëtare, me qëllim të hartimit të një platforme koncensuale për bisedimet me Beogradin.
Në takimet e organizuara nga KFOS-i dhe KPJ-ja, kanë marrë pjesë përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, përfaqësues të partive parlamentare, përfshirë ato opozitare AAK, AKR e LDD, zyrtarë nga Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), si dhe ambasadorët e shteteve më të fuqishme që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Takimet dhe hartimin në parim të një platforme që synon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohjen e dyanshme krahas integrimit të të dyja vendeve, e kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku, dhe drejtori i Klubit për Politikë të Jashtme, Ylli Hoxha.
Brenda pak ditësh, dy zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë dhënë qëndrime të ndryshme rreth përgatitjeve për bisedimet me Beogradin. Përderisa zëvendësministrja Vlora Çitaku ka thënë gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Kosova po i përgatit ekipet për bisedimet, një ditë më vonë zëvendëskryeministri në dorëheqje, Hajredin Kuçi, ka thënë për “Kohën Ditore” se përgatitjet nuk ekzistojnë.
“Jemi në atë pozicion që kemi qenë edhe më herët: bisedimet fillojnë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë”, ka thënë Kuçi.
Të martën gazeta nuk ka mundur që të kontaktonte zëvendëskryeministrin, për të marrë përgjigje rreth përgatitjes së platformës së iniciuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe KPJ.
Nga konsultimet e deritanishme mes faktorit kosovar është pajtuar që bisedimet të konceptohen në tri faza: faza përgatitore ose faza pa status, faza e mesme ose faza me status neutral, dhe faza finale ose faza me status.
Platforma duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke i transformuar marrëdhëniet mes tyre. Qëllimi mendohet të arrihet duke e vendosur procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në kontekstin pozitiv të një gare drejt integrimit në BE. Anëtarësimi i të dyja vendeve duhet ankoruar me marrëdhëniet e ndërsjella.
Gazeta ka arritur të mësonte se qëllimi i platformës është shmangja e mundësisë që Serbia të përcaktojë agjendën e bisedimeve, duke shfrytëzuar përparësitë që ka në procesin e integrimit, dhe duke përfituar nga pamundësitë e Kosovës në këtë proces, për shkak të pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë.
Platforma kosovare synon që në çdo mënyrë procesin e integrimit të të dyja vendeve ta lidhë me suksesin në normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërlidhja e integrimit me marrëdhëniet e ndërsjella do të duhej të bëhej qysh në fazën e parë të bisedimeve, në fazën përgatitore ose fazën pa status. Në këtë fazë ku diskrepancat mes palëve do të jenë më të mëdha, duhet instaluar instrumente, resurse dhe standarde për procesin e integrimit që do të aplikohen për Kosovën dhe Serbinë.
Përderisa tashmë do të bëhej e qartë se integrimi i të dyja vendeve në BE është i lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me instrumente të veçanta, siç do të ishte një raport i veçantë, do të vlerësohej progresi apo ngecja në proces.
Faza e dytë, apo faza e qëndrimit neutral karshi statusit, sipas pajtimeve të deritanishme, duhet të përfshijë çështjet praktike mes të dyja vendeve, pa u afektuar nga statusi. Në këtë fazë të dyja vendet vendosin marrëdhënie bilaterale, dhe do të njihnin autoritetin territorial të njëri-tjetrit. Në fazën e dytë, gjithmonë krahas konsultimit më BE-në, Kosova duhet t’i bëjë edhe modalitet e fundit të brendshme të cilat do të integronin plotësisht veriun e vendit. Vetëm gjatë kësaj faze Kosova duhet të arrijë: nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, anëtarësimin në NATO dhe të reduktojë diferencën aktuale me Serbinë në procesin e anëtarësimit.
Po në këtë fazë, Kosova duhet të arrijë statusin e vendit kandidat.
Faza e fundit ose faza ku përfshihet edhe statusi do të fillonte atëherë kur palët do të shtjellonin të gjitha çështjet e hapura, Kosova do të arrinte qëllimet e lartpërmendura, si dhe të dyja vendet do të nënshkruanin traktatin për fqinjësi të mirë. Faza e tretë do të përfshinte njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësimin e plotë të të dyja vendeve në BE.
Drejtori i Klubit për Politikë të Jashtme, Ylli Hoxha, ka thënë se konsultimet e faktorit kosovar me miqtë ndërkombëtarë rreth përgatitjes së platformës do të vazhdojnë. “Ideja është që të kemi një platformë që do të avanconte rolin e Kosovës në bisedime, por edhe në procesin e integrimit... gjatë konsultimeve janë ftuar të gjitha partitë politike, miqtë ndërkombëtarë, ish-ndërmjetës dhe diplomatë të huaj që kanë qenë ta angazhuar rreth Kosovës. Ky ishte proces disamujor, të cilin e kemi kulmuar ditëve të fundit me nj dokument i cili do të reflektonte pozicionin e Kosovës. Natyrisht se konsultimet do të vazhdojnë dhe do të jenë intensive”, ka thënë Hoxha.
Sipas tij, iniciativa ka për qëllim që vetë kosovarët të tregojnë rrugën se nga duan që të shkojë procesi.
“Nuk do të duhej të ndodhte që Kosova të gjendej e papërgatitur dhe si pasojë e përgatitjes së palëve të tjera, ato të jenë në pozita më të favorshme. Kosova duhet të jetë e përgatitur dhe të ketë të qartë vizionin e saj për procesin e dialogut”, ka shpjeguar Hoxha.

Drejtori i Fondacionit për Shoqëri të hapur, Luan Shllaku, në një bisedë të shkurtër për “Kohën Ditore” ka thënë se gjithëpërfshirja gjatë konsultimeve për hartimin e platformës sjell cilësi në qasjen e Kosovës gjatë bisedimeve. Sipas tij, qeverisja e ardhshme tashmë do të jetë një platformë konsensuale për bisedimet.
Shllaku ka sqaruar si dhe pse ka nisur projekti.
Nëpërmjet kësaj përfshirjeje të Fondacionit Soros dhe Klubit të Politikave të Jashtme është synuar që të futet në veprim një bazë shumë më e gjerë intelektuale dhe një konsensus politik për këtë çështje aq të rëndësishme për Kosovën. Thjesht menduam se kur kemi të bëjmë me një çështje si kjo, atëherë të gjithë ne jemi Kosovë, e jo vetëm ata që fituan në zgjedhjet e fundit. Mendoj se kjo është një zgjidhje që shkon në favor të të gjithëve, e në rend të parë të partive politike të përfshira gjatë hartimit të kësaj platforme. Një dokument konsensual me përfshirje të gjerë shoqërore sjell jo vetëm cilësi, por edhe bashkëpunim politik të aktorëve relevantë në vend. Në këtë mënyrë mund të evitohen situatat kur do të duhej të shpenzohet shumë energji, kohë dhe “arra” për të dëshmuar se "të tjerët" nuk janë duke punuar sa dhe si duhet në këtë aspekt. Ata që do ta udhëheqin vendin në mandatin e ardhshëm do të kenë mundësi të fillojnë me një platformë konsensuale t'i qasen dialogut të ardhshëm me Serbinë, por edhe me Brukselin, për sa i përket integrimit të vendit në BE. Këto dy procese shihen në ndërlidhje të plotë në këtë dokument strategjik.

Sipas Shllakut në projekt ka qenë një përfshirje e gjerë. Me pjesëmarrje aktive dhe rol koordinues te Fondacionit dhe Klubit janë siguruar pjesëmarrës të të gjitha partive politike më të mëdha në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe partitë qeveritare, ambasadorë të shteteve më të mëdha në Kosovë, dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Po ashtu janë vizituar disa qendra vendimmarrëse në Evropë dhe SHBA, për ta prezantuar këtë nismë dhe për të marrë mendimin dhe sugjerimin e tyre. Ky proces vazhdon akoma. Të gjithë ishin shumë përkrahës dhe entuziastë për këtë ide, duke e parë shumë të qëlluar dhe të nevojshme për Kosovën. Te jesh i përgatitur për njërën nga sfidat më të mëdha politike që gjenden para nesh sot, është lajm i mirë. Platforma synon t'i elaborojë mirë opsionet strategjike me të cilat mund të presim një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, si një problem dhe sfidë të madhe.

Ndërkaq, sipas tij, qëllimi i vetëm ishte që të ndihmohet një proces që ka shumë më shume gjasa të shkoje mbarë nëse do të ketë konsensus në mes të aktorëve politikë, akademikë, civilë etj. Sepse është fjala për një proces afatgjatë dhe jo të lehtë. Por është edhe proces kompleks, sepse do të duhej që në të të futen edhe aktorë të tjerë që mund të ndihmojnë, e në rend të pare BE-ja dhe SHBA-ja.
Sidomos BE-ja mund ta bëjë këtë dialog që në shume faza të jetë bisedë trepalëshe, pra BE-ja të jetë jo vetëm mediatore, por edhe palë e bisedimeve.
Pra, roli i BE-së shihet shumë i rëndësishëm, nëse do të përdorë mundësitë që ka dhe tërë këtë proces e sjell brenda kornizës së saj të zgjerimit. BE-ja ka sot mjaft karota, por edhe shkop të fortë për ta drejtuar dialogun Kosovë - Serbi drejt momentit kur që të dy vendet do të bëhen pjesë e saj, dhe si rrjedhim normal do ta kemi pranimin e Kosovës nga Serbia. A nuk jemi duke e "shijuar" këtë shkop në rastin e liberalizimit të vizave? Me Serbinë BE-ja përdori më shumë karotat deri tash...!
I pyetur nëse kjo është strategjia e Kosovës për bisedime me Beogradin, Shllaku u përgjigj se është një strategji gjithëpërfshirëse që synon të sjellë modalitete për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Sfida e parë do të jetë dialogu, por në këtë dokument elaborohen disa faza te bashkëpunimit të ndërsjellë Kosovë-Serbi-BE, që duhet të përfundojnë atë ditë kur të bëhemi anëtare e Bashkimit Evropian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova me platformë për njohje reciproke me Serbinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova nis përgatitjet për ta paditur Serbinë
» Kosova e gatshme të bisedojë me Serbinë për të pagjeturit
» Kosova mbetet sfidë e madhe për Serbinë
» Sejdiu: Kosova ka çka të bisedojë me Serbinë, por jo për statusin
» Fitou për bisedimet, fillim i njohjes reciproke

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: