Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Panair në Washington mbi praktikat dhe teknologjinë e gjelbër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Panair në Washington mbi praktikat dhe teknologjinë e gjelbër  Empty
MesazhTitulli: Panair në Washington mbi praktikat dhe teknologjinë e gjelbër    Panair në Washington mbi praktikat dhe teknologjinë e gjelbër  I_icon_minitimeThu Nov 18, 2010 8:53 am

Panair në Washington mbi praktikat dhe teknologjinë e gjelbër  17panair5

Washington, 17 nëntor - Një festival për ruajtjen e mjedisit, i organizuar kohët fundit në Uashington ofron zgjidhje praktike për jetën e përditëshme. Ky është viti i shtatë që festivali zhvillohet në Uashington:
Ky fustan martese është i bërë me material të ricikluar, pikërisht si gjithë modelet e robave të ekspozuara në pavionin e Modës Ekologjike në Festivalin e Gjelbër të Uashingtonit. Sheri Kuneun ekspozoi këtu çanta dhe kinkaleri të tjera për gratë, raporton VoA.
"Copa që mund të kenë qënë fustane apo funde ne i kemi përdorur për çanta që janë më të marketueshme, më të kohës dhe më në modë. Kjo është mënyra jonë e thjeshtë për t’i prodhuar ato”.
Në pavionin e kopshtarisë urbane, eksperti Pablo Elliott tregon se sa e thjeshtë është të mbrosh bimët nga ngrica me copë poliester.
"Të duhet vetëm një minutë për t’i mbrojtur ato nga ngrica e natës”.
Kevin Danaher është një nga themeluesit e festivalit.
"Ne kemi rreth 200 folës, 300 ekspozita të ekonomisë së gjelbër për t’i treguar publikut se eknomia e gjelbër ekziston”.
Organizatorët thonë se mbi 30 mijë njerëz ndoqën festivalin në Qendrën e Mbledhjeve në Uashington për të parë prodhimet ekologjikisht miqësore, teknologjitë e reja dhe mënyrën e jetesës në mjedisin e gjelbër. Vizitori Moe Cunningham po shikon për ide të reja për projektin e rimodelimit të shtëpisë.
"Ne kemi qënë gjithnjë të interesuar për të mbrojtur mjedisin dhe për të bërë ç’është e mundur që të jemi më eficientë në shtëpi, duke patur një izolim më të mirë, për shembull”.
Keneth Theker, një nga pjesëmarrësit me ekspozitën e kompanisë with NOVA Spray Foam Insulation në festival thotë se ai ka gjetur një zgjidhje.
"Kjo do të quhej soja që bllokon nxehtësinë. Asaj i është hequr 20 përqind e petrokimikateve dhe është zëvendësuar me vaj soje. Duke e spërkatur këtë me shkumë poliureje ne kursejmë 50 përqind në shpenzimet për energjinë”.
Afaristi Akash Mathur paraqitet me një zbulim miqësor për mjedisin, të quajtur Hydros. Kjo është një shishe uji e pajisur me filtër.
"Kjo zëvendëson më së miri ujin e shisheve, që siç dihet, i sjell shumë dëme mjedisit dhe është i kushtueshëm”.
Aakash Mathur thotë se filtri Hydros eliminon nevojën për 200 shishe që hishen poshtë. Vizitorit Punam Shah i pëlqen kjo ide.
"Për mendimin tim njerëzit ndjehen në presion kur u thuhet vazhdimisht se duhet të ndryshojnë. Ata nuk e kuptojnë se sa rezultate të mëdha sjellin disa gjëra të vogla”.
Shah thotë se nëse njerëzit angazhohen për të ndryshuar në apo dy gjëra në vit, ata mund të shpëtojnë planetin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Panair në Washington mbi praktikat dhe teknologjinë e gjelbër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FIFA vazhdon të kërkojë teknologjinë e duhur
» Modeli i vogël R8 merr dritën e gjelbër
» Robben i rikthehet fushës së gjelbër
» Çaj i gjelbër përmirëson çrregullimet e gjumit
» Çaji i gjelbër e ul kolesterolin, por jo mjaftueshëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Teknologjia-
Kërce tek: