Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Besim te SHBA-të

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Besim te SHBA-të Empty
MesazhTitulli: Besim te SHBA-të   Besim te SHBA-të I_icon_minitimeSat Nov 20, 2010 8:46 am

Besim te SHBA-të F.1119213914362_m

Përfaqësues shtetërorë të Kosovës, të partive opozitare dhe ata të shoqërisë civile, vlerësojnë se roli lehtësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit është i domosdoshëm për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi. Qytetarët po ashtu kanë më shumë besim te Washingtoni se sa të Brukseli në “ndarjen e drejtësisë” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarë të lartë amerikanë ritheksuan, ditë më parë, mbështetjen e Washingtonit për zhvillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mirëpo për Prishtinën, shndërrimi i kësaj mbështetjeje në një rol lehtësues të bisedimeve karshi atij të Bashkimit Evropian, është i domosdoshëm.

“Konsiderojmë se për të qenë më të lehta dhe më të besueshme, e më të suksesshme këto bisedime, si lehtësues do të ishin edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian edhe ata të Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Drejtori ekzekutiv i Klubit për Politikë të Jashtme, Yll Hoxha, ka thënë se nuk ka pasur asnjë proces të suksesshëm negociator në Ballkan pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara. Andaj, sipas tij, do të jetë i padiskutueshëm roli i Washingtonit në bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Ish-anëtari i ekipit kosovar në negociatat e Vjenës, njëherësh nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Prishtinë-Beograd nuk do t'i dëmtojë interesat e Serbisë. Sipas Radios Evropa e Lirë, Gjini ka thënë se kërkesat e zyrtarëve serbë që flasin për futjen të faktorëve të tjerë, si Kombet e Bashkuara apo Rusia, në bisedimet ndërmjet palëve, vetëm se do t’i komplikonin punët.

Agjenda, formati dhe koha e bisedimeve për, siç thuhet, çështje teknike ndërmjet palës serbe dhe asaj kosovare, megjithatë nuk dihen. Në Beograd thonë se nisja e bisedimeve me Kosovën po zvarritet për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Por ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se pengesë në kontaktet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë historikisht ka qenë pala serbe, e jo ajo kosovare.

Qytetarët e Kosovës i shohin siç, siç u shprehën ata, ndarës të drejtësisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raportet ndërmjet Kosovës e shtetit serb. Bedri Mehmeti shpjegon pikëpamjen e tij: “Kosova ka pasur nevojë për drejtësi qysh prej shekujsh dhe besojmë se këtë radhë amerikanët po e ndajnë drejtësinë për Kosovën”. Mendim të ngjashëm shpreh edhe Nazmi Përvetica: “Sipas mendimit tim, janë ato (SHBA-të) që na përkrahin më shumë lidhur me drejtësinë në Kosovë, sesa Evropa”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Besim te SHBA-të
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Le Guen ka besim në Eto’o
» Schweinsteiger: Kemi besim
» EULEX-i s’ka besim te Policia e Kosovës në veri
» SHBA - model i demokracisë
» Besim Beqaj edhe ministër, edhe biznesmen

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: