Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Besim Beqaj edhe ministër, edhe biznesmen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Besim Beqaj edhe ministër, edhe biznesmen Empty
MesazhTitulli: Besim Beqaj edhe ministër, edhe biznesmen   Besim Beqaj edhe ministër, edhe biznesmen I_icon_minitimeTue May 24, 2011 9:26 am

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka zhvilluar takime afariste në objektet e biznesit në Pejë, me gjithë kufizimet që ua vë zyrtarëve të lartë shtetërorë Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Ky ligj i obligon ata që të heqin dorë nga udhëheqja e kompanive private, shkruan “Koha Ditore”.
Në kalendarin e takimeve të publikuar në ueb-faqen e “Cambridge School” figuron se në objektet e këtij biznesi privat ishin zhvilluar vizita të biznesmenëve turq dhe të ministrit, atëbotë të integrimit, Besim Beqaj.
“Më datën 9 dhjetor të vitit 2010, objektin e biznesit ‘Cambridge’ e vizitoi një delegacion nga universiteti ‘Element Teknologji’, nga Turqia i shoqëruar edhe nga Besim Beqaj, në cilësinë e kryetarit të bordit të këtij biznesi me seli në Pejë”, thuhet në këtë kalendar takimesh të drejtuesve të këtij biznesi.
Beqaj ishte takuar me partnerët e tij afaristë me të cilët kishte edhe zyrtarisht aksione deri në kohën kur Agjencia Kundër Korrupsionit i kishte kërkuar të tërhiqej. Dhjetë ditë më vonë, objektit të “Cambridge”, sipas kësaj ueb-faqeje, i bënë vizitë Besim Beqaj i shoqëruar me kryetarin e Shoqatës së shqiptarëve të Bursës së Turqisë dhe presidenti i Fabrikës ER-Metal, të cilëve nuk u përmenden emrat. Ministri për Zhvillim Ekonomik i kontaktuar nga gazeta ka mohuar se mban pozitën e kryetarit të bordit në “Cambridge School”.
“Nuk jam kryetar i bordit. Kam dhënë dorëheqje nga biznesi. Jam gjithçka në rregull për sa i përket ligjit”, ka thënë Beqaj.
Ai nuk ka dashur të komentojë takimet që ka zhvilluar me afaristë turq.
“Nuk merrem me thashetheme”, ka thënë Beqaj.
Ndërkaq emri i tij figuron ende si kryetar i bordit drejtues të këtij biznesi. Ndërkaq neni 17 A.1., i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit specifikon që zyrtari nuk mund të jetë menaxher apo anëtar i ndonjë organi menaxhues ose kontrollues i ndërmarrjes private. Po ashtu edhe takimet e tij në cilësinë e kryetarit të bordit të këtij biznesi figurojnë se janë mbajtur pesë muaj pas marrjes së këtij vendimi.
Takimi me presidentin e Fabrikës ER-Metal është mbajtur katër ditë pasi Beqaj kishte dorëzuar ndryshimet e bëra në bizneset e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka qenë pronarë aksionesh në Kosovë i universitetit turk për teknologji “Element Kosovo Technology Investment Sh.p.k”. Në Ministrinë për Tregti e Industri ky biznes është regjistruar më 22 shkurt të vitit 2010, njëzet ditë pasi Beqaj ishte emëruar në postin e ministrit për Integrime Evropiane. Sipas shefit të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve, Mehdi Pllashniku, aksionet në këtë kompani mes Beqajt e biznesmenëve turq ishin ndarë 50 me 50 për qind. Më vonë, sipas tij, është tërhequr Beqaj dhe pronar biznesi figuron “Canter Technology Investments Limited”. Në anën tjetër, tërheqja e ministrit Beqaj ishte bërë pas kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsionit. Në këtë biznes si person i autorizuar figuron Leonita Shabani, këshilltare politike e ministrit për Zhvillim Ekonomik. E njëjta kishte qenë e autorizuar në këtë biznes edhe në kohën sa Beqaj mbante zyrtarisht aksionet e tij. Këshilltarja politike e ministrit Beqaj ishte person i autorizuar edhe në biznesin “Koing”, një firmë e përbashkët e Beqajt me biznesmenin e njohur Ekrem Lluka të kompanisë “Dukagjini”, Xhevat Jusufi të kompanisë “Buqaj”, si dhe biznesmenët Milazim Zeqiraj e Fatmir Krasniqi. Për këtë kompani Beqaj kishte deklaruar se është mbyllur për shkak se nuk kishte pasur asnjë aktivitet ekonomik (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Besim Beqaj edhe ministër, edhe biznesmen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Stojanovic Beogradit: Mos po e doni Thaçin për ministër?
» Ibrahim Makolli emërohet ministër i Diasporës
» Besim te SHBA-të
» Le Guen ka besim në Eto’o
» EULEX-i s’ka besim te Policia e Kosovës në veri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: