Dasma Tiranase, nga "dita e nuses" te "vjedhja e dhendrit"
Petrika GROSI
Veshje qytetare tiranase
Kesaj here shkrimi mbi traditen dhe ritualet kryesore te jetes, si dasma, lindja e vdekja, ka per shtyse interesimin e madh te treguar nga lexuesit on-line dhe si burim kryesor disa forume, ne te cilat qytetare te shumte nga Tirana, te nxitur nga reportazhet e meparshme te "Shekulli-Kontakt", kane treguar dicka mbi zakonet e treves se tyre.
"Edhe nga anet tona dasma fillon qe te enjten, ku hapen dyert e shtepive dhe priten me muzike e embelsi vizitat e shoqerise (ku shumica shkon tek nusja, se aty e kane qejfin; dhendrit nje kostum i eshte veshur, pak ka ndryshuar). Gjithsesi, tek ne dhendrin nuk e veshin dhender deri diten qe shkon e merr nusen...",- keshtu shprehet nje nga pjesemarresit ne forumin ku diskutohej tema ne fjale, duke vijuar te tregoje se "pastaj e premtja eshte dita qe nisin pajen per te shtepia e dhendrit, apo shtepia e ardhshme e nuses... Grate vijne e shikojne se ca` do cojnė dhe grate andej nga dhendri shikojne se ca` ka sjelle nusja (se doemos, po nuk na i pa dhe komshiu breket ne, nuk ka derman!). Shume familje kane traditat e tyre te vogla, qe i kalojne brez pas brezi. Une, ne te gjitha dasmat tiranase qe kam pare, mbaj mend qe ne cdo valixhe te pajes nusja hidhte disa karamele, pak oriz dhe nga dy sytha lulesh, si per te treguar nje fillim te ri e me embelsi".
Dita e shtune, per tironsit quhet dita e nuses. Kjo jo me kot, por sepse ate dite nusja feston fundin e beqarise dhe ben darke pa burrin, si hera e fundit qe "eshte e lire". Sipas zakonit, darka fillon rreth ores 20.00 dhe atehere zhvillohej ne ndonje prej oborreve me te medha te lagjes, ndersa ne ditet e sotme kryhet sipas qejfit, ne lokale te ndryshme pasi eshte me praktike dhe tradita ka humbur disi fillin e saj. Krushqit vijne ne darke vetem pas mesnate dhe jane nje rreth i ngushte familjar i dhendrit, por qe sic thame, te pashoqeruar nga dhendri. Ata nuk qendrojne me teper se nje ore dhe jane te detyruar qe sipas adetit, te hedhin valle per nder te familjes...
Kurse te dielen, nusja pergatitet qe te lere shtepine e nenes dhe zakonisht rreth ores 11 vjen dhendri me dajen dhe me nje femije te vogel, i aferm te tyre, i cili i jep lule nuses nderkohe qe ajo duhet ta dorovite. Me pas ata hipin ne makinen e zbukuruar (dikur pele e bardhe) dhe bashke me shoqeruesit nisen drejt shtepise se dhendrit, ku dasma zhvillohet sigurisht, ne madheshtine e saj te tejplote. Kur hyn dhendri ne dhome, takohet me te gjithe dhe perpara i del vellai i nuses, ose nese nusja nuk ka vella nje kusheri i saj, i cili me pas e gjuan djalin me nje shuplake. "Te gjithe bertasin bjeri, bjeri fort, por ne nuk i biem, se kemi hall mos i dalin shenjat e gishtrinjve dhe na prishin fotografite e dasmes",- thote Albani. E gjitha kjo behet sa per t'i treguar dhendrit, se ka dikush ketu per kete vajze dhe ai duhet te sillet me kujdes ndaj saj, ta respektoje dhe te mos ta perdhose sipas qejfit...".
Njeri nga krushqit e dhendrit, eshte si zakon qe duhet te tregohet i shkathet dhe me i zoti se njerezit e shtepise se nuses, per t'i vjedhur nje objekt apo send te cfaredoshem para se te dalin jashte dhe me pas t'ia jape te zotit te shtepise, duke i thene se "ne jemi me te zotet. Jua hodhem...!". Imagjinoni pak, nje atmosfere me muzike, urime, ecje dhe qendrime me kujdesje ne te njejten kohe, per t'u ruajtur se mos shkelet ndonje zakon, sikunder duhet krijuar dhe atmosfera festive dhe humori qe ndez festen. E mes ketyre te gjithave, perfytyroni krushqit qe ruajne palen tjeter se mos ju vjedh gje, megjithese gjithmone del dikush i zoti nga "hajdutet" per shkak dhe te gjithe rremujes se krijuar. Nusja?! Ka lezet te qaje pak...! Teksa nusja eshte duke kaluar pragun e shtepise i hedhin tek kembet raki... Kjo ka mbetur si zakon, per te mbajtur larg shejtanin dhe syrin e keq. Por nusja pa lot ne Tirone s'ka pas lezet, ndaj ka qene si "mode" per nuset te benin sikur qanin njecike (pa dashur t'u hyjme ne hak, atyre qe kane qare me gjithe mend...). Por nga bisedat e zhvilluara ne forumet prej nga perzgjodhem materialin e dasmes se sotme, dikush, mes te tjerash thoshte: "Ne themi qe nuk ka lezet nuse pa lot, por kam pare une edhe nga ato, qe sapo dalin ja fillojne me "oiii" e mbajne kuje sikur po i pushkaton!
Hiqen sikur po i martojne me zor, e sikur nuk deshen burre...!". Me pas, porsa nusja del jashte, ia shtron valles me komshijte e te afermit perpara pallatit dhe shtepise, ku muzika dhe atmosfera festive nuk pushojne per asnje cast. Pas kesaj, nusen e zbukuruar e hipin ne makine, te ciles i kane vene dhe nje sixhade siper. Nderkaq, nusja duhet te hedhe nje veze mbrapsht, motiv te cilit per momentin nuk ja kemi gjetur ende domethenien simbolike. Pas kesaj, makinat nisen karvan duke u rene borive dhe bejne xhiro ne qytet. Te gjitha shkojne ama ne nje vend te bukur, sic eshte Kopshti Botanik, ku dhe dasmoret bejne foto qe t'i kene kujtim.
Nusja te vjehrra? Sa i afrohen shtepise nusja me krushqit, shohin vjehrren qe del e pret te dera me nje llokume, qe gjysmen e ha vete dhe gjysmen ia jep nuses, si dhe me nje pjate me mjalte, ne te cilen nusja ngjyen dy gishterinj dhe i fshin te pragu i portes. Pasi mbaron dhe ky detaj ceremonial, zakoni e do qe nusja te hyje brenda dhe te qendroje e gjora per disa ore rresht me koken ulur, pa shikuar askend ne sy e fytyre, duke i takuar te gjithe, e duke u thene vec "Faleminderit!", teksa e urojne qe te trashegohet dhe te kete jete te lumtur. Pas kesaj, nusen e marrin dhe e fusin ne dhomen e saj, ku i tregojne se si ja kane mobiluar. Nese nusja nuk e pelqen kjo duket shume shpejt, pasi acarimet me vjehrren per pozicionimet e krevateve, kolltuqeve, tavolinave, do te jene te pashmangshme dhe sa vjen e me te shpeshta... Kur nusja hyn ne dhomen e saj shkon tek krevati, ku i vjen nje vogelush i aferm i burrit, te cilin ajo duhet patjeter qe ta dorovise. Ne ate cast ne dhome hyn dhendri, i cili ia heq kepucen nuses dhe nis t'ia mbushe me florinj (mjere ai qe i bie nusja me numrin e kembes 42!).
Bestytnite tiranase, nga morti deri te... vampiret
Riti funeral ne Rrethin e Tiranes, i pershkruar prej disa informatoreve ne vitet 1970-'74, gjendet i dokumentuar ne doreshkrimet e shumta te Arkivit te Etnografise ne Institutin e Kultures Popullore. Studiuesi Bledar Kondi, i atashuar prane ketij Instituti, ka pranuar te na ndihmoje duke treguar dicka specifike me teper, mbi traditat e treves se Shqiperise se Mesme dhe Tiranes ne vecanti;
Shenjat e para-vdekjes: Tiransit e vjeter besojne se kur i semuri flet me vete, thuhet se po flet me te vdekurit, po e therrasin te vdekurit. Po keshtu edhe kur i ngul syte ne nje pike, ajo eshte shenje e sigurte e vdekjes. Te agonizuarve, hoxhallaret u kendonin kapituj nga Kur`ani dhe i shkruanin nuska. Personi qe ishte duke nderuar jete linte "amanete" dhe "hallashtisje" (falje e cdo faji). Populli beson se ne vdekje, shpirti ndahet nga trupi dhe prandaj per te vdekurin thuhet se "dha shpirt", "fali shpirt", "i doli shpirti", "e leshoi shpirti".
Vdekja: Dyert e dritaret mbahen mbyllur gjate momentit te daljes se shpirtit. Si rregull, hoxha lante burrat, kurse baxhia lante grate. Te vdekurin e vendosin me drejtim nga Kibla, d.m.th., ne mes Jugut dhe Lindjes. Duart shtrihen pergjate trupit. Banoret e fshatrave perdornin si aromatik per xhenazen, bahur (bar i bardhe) dhe trendafila.
Gjate nates i vdekuri "pergjohet" qe te "mos e marrin shpirtrat e keqij". Si rregull, fytyra e te vdekurit mbulohej dhe nuk i ekspozohej gjindjes qe vinte per "kryeshnosh". Grate lidhin nga nje shami te bardhe ne gryke dhe nje shami tjeter rreth kokes. Lidhja e njeres shami ne gryke dhe e tjetres kryq rreth kokes, eshte simbol zie.
Diten, i vdekuri vendoset ne dhomen e grave, ku qahet e vajtohet "me katrime" (me lot e me fjale). Dikur ka qene zakon qe te paguheshin edhe vajtojca.
Per vdekjet e renda ekziston shprehja "me e qa me llahinka", qe do te thote ta qash me llahinka, gra vllahe ortodokse, qe paguheshin per te vajtuar ne familjet qytetare myslimane. Ne Shqiperine e Mesme besohej se trupi i te vdekurit nuk duhej prekur, ngaqe ndjente nje dhimbje aq te madhe, saqe "i shkonte zeri ne vesh te Allahut". Ne rastet kur nje person vdiste larg shtepise dhe trupi i tij nuk mund te gjendej ose te sillej, atehere rrobat dhe armet e te vdekurit ekspozoheshin ne shtepine e tij, dhe njerezit mblidheshin dhe vajtonin rreth tyre.
Njerezit varrosen sipas kohes kur vdesin dhe ardhjes se njerezve. Sapo i vdekuri nxirrej nga shtepia per t'u percjelle ne varreze, te gjitha enet e mbushura te shtepise zbrazeshin. Babai i te vdekurit nuk lejohej qe te vinte ne varreze. Gjatesia e varrit matej me bisk hardhije, i cili, pas varrimit keputej ne dy pjese dhe vendosej tek koka dhe komet e varrit. Pasi hoxha e therret te vdekurin ne emer te se emes, besohet se i vdekuri ngrihet mbi berryla brenda ne arkivol, dhe thote: "Ah gjidi dynja! Paskam vdekur!". Dy hunj piketonin varrin e myslimanit tiranas, gjate shekujve te kaluar. Shamia ne qafen e njerit prej hunjve, simbolizonte kryet e te vdekurit. Deri ne shek.XIX, datelindja dhe datevdekja shkruhej ne gjuhen arabe dhe vetem gjate shek.XX, filloi qe te perdorej mbishkrimi ne shqip. Deri ne vitet 1960, varret e myslimaneve dhe te krishtereve qene te ndara, por me pas dallimet u rrafshuan.
Ne varreze shperndahej "hallva e rahmetit" (simbol i embelsires funerale) e pregatitur detyrimisht nga nje vejushe, vetem per moshen e mesme dhe te vjeter, por gjate regjimit socialist, ajo u zevendesua nga llokumja (simbol i embelsires martesore dhe i ngjarjeve te gezuara). Me pare, tek varrezat, per te vdekurit e pasur dhe te mesem, thereshin kurbane dhe mishin u ndanin te varferve. Te vdekurin mund ta varrosin paradite, mbasdite ose ne mbremje vone. E lara e fytyres dhe e duarve ne varreze, duhet te kryhet detyrimisht, per te mos sjelle mortin ne shtepi. Me pas do te shtrohej edhe sofra e vdekjes. Te linjtat qe ruhen per diten e vdekjes, quhen "placka e vdekes". Tre dite pas vdekjes se personit, familjaret ia falnin rrobat e brendshme te te vdekurit njerezve te varfer. Megjithese hoxhallaret e ndalonin veshjen e zeze tek femrat myslimane per periudhen e zise, komuniteti tiranas nuk e ka miratuar asnjehere thyerjen e zise, pa kaluar "mot-motat e te vdekurit".
Vampiri dhe Lugati i Selites
Konti Drakula, nga i cili ka lindur dhe legjenda e vampirit (duke e quajtur babain e tyre), del jashte loje per tironsit... Koncepti i kesaj treve mbi vampirin dhe historine e tij, eshte krejt ndryshe... Ashtu si te gjithe shqiptaret, edhe tiranasit besojne se shpirti i nje burri te keq rikthehet ne trup dhe behet lugat. Pas vdekjes, lugati mund te kryeje marredhenie me gruan e tij te gjalle dhe prej ketej lind "dhampiri". Egziston nje legjende ne periferite e Tiranes: "...Nje lugat me emer dhe qe ka qene i tmerrshem, sic thonin ne shekullin e kaluar (XIX) ne Rrethin e Tiranes, ka qene Lugati i Selites. Familjareve te cileve u perkiste lugati, i kendonin dhe i shkruanin nuska tek hoxhallaret e tek sheheleret, i digjnin varrin me gelqere etj. Dhampiri e njeh lugatin, si i biri te atin. Thuhet se dhampiri ka ushtruar profesionin e "nallbanit" (per te mbathur, sic besohet, ndofta edhe patkonjte e djajve qe endeshin