Indi epitelial eshte ind cellular, qe perben nje sasi shum te vogel te substances intercelulare. Eshte ind kufitar dh me I perhapur ne organizem, dhe I vetmi qe kontakton me abientin e jashtem. Ndertohet nga qelizat shum afer njera tjetres dhe te lidhura fort si qeliza polarizuese. Vesh nga jashte ter trupin, ndersa nga brenda mbulon te gjitha organet kavitare.
DISA VEQORI TE INDIT EPITELIAL:
1). Indi epithelial eshte avaskular, nuk ka ene gjaku dhe eshte ne lidhe te ngushte morfologjike dhe funksionale me indin lidhor , pra epiteliali ushqyes me difuzion nga indi lidhur.
2). Qeliza epiteliale vendosen ne membranen bazale (MB).
3), Forma e qelizave epiteliale ndryshon sipas vendit dhe funksijonit qe kryen.
4).Qelizat epiteliale e kan theksuar polaritetin.
5).Epiteli ka aftesin rigjeneruese.
6).Qelizat e inditepitelial deskvamohen.ky tipar I indit epithelial kur qelizat siperfaqsore pasi e mbarojn fuksijonin shkeputen dhe bijne shfrytezohen ne citologjin eksfolative.
NDARJA E INDIT EPITELIAL
Indit epithelial ndahet ne :
1).Epiteli mbulues (epithelium superfitiale)
2).Epiteli gjenderor (epithelium glandulare)
Epiteli mbulues ndahet ne:
1).Njeshtresor
2).Pseudoshtresor
3).Shumeshtresor.
Epiteli gjendror ndahen ne:
1).Gjendrat ekzokrine
2). Gjendrat endocrine
Epiteli mbulues njeshtresor ndahet ne:
1).I shesht
2). Kubik
3).Cilindrik
Epiteli mbulues psedoshtresore ndahet ne :
1). Me dy radhe qelizasht
2). Me shume radhe qelizash
Epiteli mbulues shumshtresore ndahet ne:
1).I shesht - a) I pakeratinizuar, b) I keratinizuar.
2) Kubik
3) Cilindrik
4) Kalimtar (transistor)
Epideli gjendror ndahet ne:
1).Gjendrat ekzokrine
2).Gjendrat endocrine.
EPITELI MBULUES
Qelizat e epitelit mbulues radhiten ne nje shtres ose ne shum shtresa qelizash , te cilat mbulojn shtresen e jashtme te trupit ose mbeshtjellin hapsirat trupore.
EPITELI NJESHTRESOR
Ndertohet nga nje shtres qelizash qe vendosen ne membranen bazale.
EPITELI NJESHTRESOR I SHESHTE
Ky epitel ndertohet nga nje shtres e vetme qelizash te sheshta qe mbeshteten ne membranen bazale. Epiteli i till takohet ne siperfaqen e mbrendeshme te labirintit cimpor te veshit te brendeshem , ne kapsulen parietale te trupezes se Malpingut ne veshke dhe ne krahun zbrites te anzes se Henleut ne veshke. Ne kete epitel perfshihen ehde nje epitel i veqant qe quhet mezotel, qe gjendet ne cipat seroza: pleure, perikard, peritoneum, dhe endoteli qe gjendet ne siperfaqen e brendshme te kapilarve te enve te gjakut ne pergjithesi,qe ndryshe quhet edhe vezotel. Ndermjet epitelit njeshtresor te shesht behet shkembimi i lengjeve, metaboliteve, dhe gazerave.
EPITELI NJESHTRESOR KUBIK
Eshte i ndertuar nga nje shtrese qelizash ku siperfaqja bazale ka lartesi te njejte me trashesine. Ky epitel gjendet ne shum kanale percjellse te gjendrave ekzokrine , si dhe ne tubulat e nufroneve te veshkave, ne prostate, ne bronke, ne siperfaqen e ovarumit, ne pleksuesin choroidal, ne folokulat e gjendrave tiroide, ne shtresn e pegmentuar te retines, dhe ne tubulat e vegjel biliare.
EPITELI NJESHTRESOR CILINDRIK
Ky ndertohet nga qelizat e larta cilindrike. Siperfaqja bazale e ketyre qelizave eshte e dukshem me e vogel se lartesia e tyre. Ne pjeset bazale te qelizave gjendet berthama kurse ne siperfaqen apikale ne disa qeliza gjenden cilie, ndersa disa te tjera nuk kane cilie. Epiteli njeshtresor cilindrik.(Prizmatik i larte)pergehet nga tipe te ndryeshme qelizave. Gjendet ne stomak, ne zorre, ne tubuli recti te veshkes, ne tuba uterine, ne uterus, ne kanalet percjellse, te disa gjendrave dhe ne vesica fellea.
EPITELI PSEUDOSHTRESOR
Ky epitel quhet pseudoshtresor ose epitel shumshtresor I rrem, prizmatik me cilie. Eshte i ndertuar nga disa tipe qelizash me forma te ndryeshme te cilat jan te renditura ne nje shtrese. Te gjitha qelizat e ketij epiteli vendosen ne membranen bazale, port e gjitha nuk arrijn siperfaqen e epitelit, ketu marin pjese; qelizat prizmatike (cilindrike) cilie, qelizat prizmatike pa cilie (por qe kane mikrovile), qeliza kaliciforme, qelizat bazale, dhe qelizat konike me baze larte apo poshte. Epiteli pseudoshtresor gjendet zakonishte ne rruge respiratore, qelizat kaliciforme prodhoj mucus, kurse qelizat cilindrike me cilie levizin meterialin kah siperfaqja e epitelit. Epiteli njeshtresor cilindrik me dy radhe me sterocilie gjendet ne dectus epididymis dhe ne pjesen e siperme te dektus deferens.
EPITELI SHUMSHTRESOR-(Epithelium multistretificatum)
Epiteli shumeshtresor e mere emrin me shume shtresa , sepse ndertohet me shume shtresa. Epiteli shumeshtresor zhvillohet nga tri e embrionale. Vetem qelizat e shtreses bazale kane kontakt me membranene bazale.
Sipas formes se qelizave siperfaqsore ndahet ne:
1).Epitelin shumeshtresor te sheshte
2).Epitelin shumeshtresor kubik
3).Epitelin shumeshtrsor cilindrik
4).Epitelin shumeshtresor kalimtare.
Epiteli shumeshtresor sheshte.- formohet nga shume shtresa qelizsh. Shtresa siperfaqsore krijohen nga qeliza te sheshta, te vogla ne forme te luspash. Epiteli shumeshtresor i sheshte i pakeratinizuar.- gjndet ne ezofag, ne korne, ne vagine, ne konjuktiven e syrit etj. Ky epitel eshte i njom dh ndertohet prej shum shtresa qelizash. Ndertohet nga kto shtresa: stratum basale (shtresa themelore bazale), stratum intermedium (stratum spinosum) ose shtresa e ndermjetme, gjembore, stratum superfitale (shtresa siperfaqesore).
EPITELI SHUMESHTRESOR I KERATENIZUAR
Gjendet ne siperfaqen e lekures (epiderme), dhe formohet nga shume shtresa qelizash prej 10-100 shtresash. Kete epitel e perbejn pese shtresa si: stratum basale, stratum spinosum, stratum granulosum, stratum lucidum, dhe stratum corneum
EPITELI SHUMESHTRESOR KUBIK
Gjendet ne rectum (kalim ano-rektal), ne tubat ekskretore te gjendrave te ndjerses. Ne shtresen siperfaqsore qelizat e ketij epiteli jane kubike,si dhe eshte epitel shum i rralle. Epiteli ne tubulat seminifere te testis eshte tip i specializuar i epitelit. Ky epitel me shume ngjane ne epitelin kubik, por disa qeliza ne to zgjaten dhe shtrihen nga membrana bazale deri te lumeni i tubulave seminifere.
EPITELI SHUMESHTRESOR CILINDRIK
Gjendet ne ato vende ku epiteli ku epiteli shume shtresor I sheshte kalon ne epitel pseudoshtresor, p.sh. ne kalimin e orofaringut ne nazofaring,si dh ne nje pjese te uretres mashkullore. Ky epitel karakterizohet me nje shtrese te qelizave cilindrike ne siperfaqe dhe ne dhe ne qeliza kubike ne thellesi.
EPITELI KALIMTAR (TRANSISTOR)
Ky epitel mbulon rruget urinare. Quhet kalimtar sepse ndryshon nga gjendja fuksionale e organit , p.sh. kure vezica urinaria eshte e mbushur me epiteli ka me pake shtresa ndersa kure ajjo zbrazet epiteli behet me me shume shtresa.
Ky epitel ndertohet prej tri shtresash qelizash: stratum bazale, stratum intermedium, stratum superfitale (mbulues). Ne vesica urinaria shtresa mbuluese trashet dhe kalon ne kutikule. Ky epitel kalimtar gjendet ne rruget urinare: pelvis renalis, ne vesica urinaria, dhe ureter, si dhe ne pjesen prostatike te uretres.