Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Viti i shpresës për shpresën kosovare në Londër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Viti i shpresës për shpresën kosovare në Londër Empty
MesazhTitulli: Viti i shpresës për shpresën kosovare në Londër   Viti i shpresës për shpresën kosovare në Londër I_icon_minitimeTue Dec 28, 2010 7:50 am

Viti i shpresës për shpresën kosovare në Londër 27-Londra2012,-rrotulluese4
Prishtinë, 27 dhjetor - Majlinda Kelmendi ka disa vite që është sportistja më e suksesshme në Kosovë. Kështu ishte edhe në vitin 2010. Por, ajo më shumë se gjithçka tjetër do të dëshironte që viti 2011 të jetë i suksesshëm, vit ky që mund të jetë vendimtar për të dhe sportin e Kosovës. Më 2011 ajo mund të arrijë normën olimpike për pjesëmarrje në "Londra 2012" dhe të mos bie në siklet fare se çfarë do të ndodhë më 2012. Ajo nuk dyshon se 2011-a do të jetë e tillë.
"Synimi im më i madh është të marr pjesë në kupat botërore dhe të ngrihem sa më lart në ranglistën olimpike. Besoj se do të marr më shumë pikë olimpike se në këtë vit, sepse jam plotësisht e fokusuar dhe po punoj në këtë drejtim. Pres të kem edhe më shumë pjesëmarrje se këtë vit", ka thënë Kelmendi, që të premten u shpall sportistja më e mirë e vitit nga Grupi KOHA dhe kjo për herë të tretë rresht.
Nga 1 maji 2010, ajo ka nisur të garojë edhe për normë olimpike. Deri më tash ajo ka fituar 432 pikë dhe është sportistja e shtatë më e suksesshme në botë, sa u përket pikëve të fituara për olimpiadë. Por, ajo mund ta përmirësojë këtë pozitë edhe më shumë.
Në të vërtetë, një garuesi që pretendon të fitojë normën olimpike i llogariten pesë turnetë që i sjellin më së shumti pikë gjatë një viti olimpik, nga dy turne, sa janë në dispozicion për çdo sportist.
Viti i parë ka nisur më 1 maj 2010 dhe mbaron më 1 maj 2011, kurse viti i dytë nis më 1 maj 2011 dhe mbaron më 1 maj 2012. Pas kësaj date më nuk do të ketë turne kualifikuese për olimpiadë.
Trajneri i Majlindës, Driton Kuka shpreson që më 2012 Majlinda të mos ketë nevojë të çajë kokën për pikë olimpike.
"Viti 2011 është i gjatë dhe realisht ka tri herë më shumë turne se që do të ketë në katër muajt e vitit 2012, dhe unë shpresoj që Majlinda të fitojë pikët e duhura qysh më 2011", ka thënë Kuka.
Në olimpiadë kualifikohen 14 garuesit me më së shumti pikë olimpike për çdo kategori, kurse tetë të tjerë shkojnë me "wild card".
Kelmedi në vitin 2011 do të garojë vetëm në konkurrencën e senioreve. Ajo i tha lamtumirë konkurrencës së junioreve më 2010, kur mbrojti titullin e kampiones së Evropës.
"2010-ta ishte e ngarkuar për Majlindën, pasi kishte obligim t'i mbronte titujt në konkurrencën e junioreve. Në vitin 2011 do të jetë pak më lehtë, sepse do të jetë plotësisht e fokusuar vetëm në konkurrencën e senioreve", ka shtuar Kuka.
Pos mbrojtjes së titullit të Evropës për juniore, më 2010 Kelmendi fitoi medalje të artë edhe në Kupën Evropiane për seniore në Sarajevë, kurse në Kupën Botërore në Bullgari është stolisur me medalje të argjendtë. Zë vendin e 16-të në ranglistën botërore për seniore, kurse në atë të junioreve është bindshëm e para. Garon në kategorinë deri 52 kg.
"Vitin tjetër do të garojë vetëm si seniore, e kam mbyllur kapitullin tim te junioret. Shpresoj të jetë vit edhe më i suksesshëm".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Viti i shpresës për shpresën kosovare në Londër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kepi i shpresës së mirë
» Gorbachev kremton 80-vjetorin në Londër
» Shqipëri, nuk ka gjoba për pushuesit kosovarë
» Polica heton vrasjet në Viti
» Reina: 2010-ta viti më i keq te Liverpool

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajme nga Sporti-
Kërce tek: