Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Strategjia për veriun, vetëm në letër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Strategjia për veriun, vetëm në letër  Empty
MesazhTitulli: Strategjia për veriun, vetëm në letër    Strategjia për veriun, vetëm në letër  I_icon_minitimeThu Jan 06, 2011 9:10 am

Prishtinë, 6 janar – Gazeta Koha Ditore, në një vështrim analitik planit të hartuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare në konsultim me Qeverinë e Kosovës dhe shtetet e Quintit, që kishte për qëllim integrimin e veriut dhe instalimin e autoritetit të institucioneve të Kosovës në atë pjesë të vendit, konstaton se Strategjia për veriun ka dështuar të japë ndonjë rezultat dhe nuk ka arritur të zbatohet një vit pas publikimit.
Sipas gazetës, Strategjia për veriun e Kosovës mbetet vetëm një dokument në letër edhe një vit pas publikimit të saj. Plani i hartuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare në konsultim me Qeverinë e Kosovës dhe shtetet e Quintit kishte për qëllim integrimin e veriut dhe instalimin e autoritetit të institucioneve të Kosovës në atë pjesë të vendit, por ka dështuar të japë ndonjë rezultat.
Zyra Civile Ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës deklarojnë se veprimet e tyre janë të bazuara në këtë Strategji dhe ritheksojnë se nuk kanë hequr dorë nga ajo.
Qeveria ka emëruar një koordinator për zbatimin e Strategjisë dhe ka krijuar një zyrë për këtë çështje, por ka dështuar t’i krijojë grupet punese që do të merreshin me zbatimin e saj. Nuk është ndarë as buxheti i veçantë që do ta mundësonte zbatimin e Strategjisë dhe nuk është ndalur dhe nuk është mbyllur Zyra e UNMIK-ut në veri (UAM).
Bashkësia ndërkombëtare, nga ana tjetër, ka arritur ta hapë të ashtuquajturën “shtëpia e BE-së” në veri dhe të shtojë praninë e EULEX-it, por nuk i ka luftuar strukturat paralele të Serbisë, nuk është funksionalizuar gjykata dhe nuk është rritur sundimi i ligjit në atë pjesë të Kosovës.
E tërë e arritura është krijimi i një zyre lokale që u ofron dokumente të Republikës së Kosovës qytetarëve të interesuar, ndërsa ICO-ja ka bërë edhe një ekip, i cili po punon në krijimin e komunës së re në veri të Mitrovicës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Strategjia për veriun, vetëm në letër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Strategjia “Sakharov”
» Kosovës i duhet strategjia për liberalizimin e vizave
» Pula: Strategjia për “Kosovën e Re” me presion ndërkombëtar
» Makolli i shkruan letër ambasadorit zviceran në Kosovë
» Kosova evropiane në letër, jo në praktikë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: