Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Makolli i shkruan letër ambasadorit zviceran në Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Makolli i shkruan letër ambasadorit zviceran në Kosovë  Empty
MesazhTitulli: Makolli i shkruan letër ambasadorit zviceran në Kosovë    Makolli i shkruan letër ambasadorit zviceran në Kosovë  I_icon_minitimeThu Aug 18, 2011 3:01 pm

Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, ia ka dërguar një letër ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger, në të cilën shpreh shqetësimin lidhur me aktet e fundit kriminale, që u shkaktuan nga qytetarë me prejardhje nga Kosova.
Ai më tej shprehet se këto raste makabre, janë raste individuale kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës.

“Ndjehemi thellësisht të shqetësuar me aktet e fundit kriminale që ndodhen në Zvicër, ku u plagos rëndë i nderuari z. Karl Zingrich, anëtar i Swiss People's Party, ndërsa në një rast tjetër e humbi jetën punonjësja e shërbimeve sociale në Pffafikon të Cyrihut”, thuhet në letrën e Makollit.

Në këtë letër po ashtu thuhet “Na lejoni t’ia shprehim hidhërimin dhe indinjatën tonë të thellë popullit zviceran, qeverisë së shtetit të Zvicrës, duke i dëshiruar z. Zingrich shërim sa më të shpejtë ndërsa familjes së punonjëses së shërbimeve sociale ngushëllimet më të sinqerta”.

Makolli më tej shprehet se ndonëse dihet që keqbërësit nuk kanë përkatësi etnike dhe të tillë në radhët e veta kanë të gjithë popujt, “e shfrytëzojmë këtë rast tragjik ta ritheksojmë se Zvicra ka qenë dhe do të mbetet atdheu i dytë i të gjithë kosovarëve të cilëve ajo u ofroi mikpritje dhe mundësi që të integrohen në shoqërinë zvicerane”.

Ai thekson se mbetet e përjetshme mirënjohja e mijëra familjeve kosovare, të cilat në kohët më të vështira u strehuan dhe siguruan ekzistencën në Zvicër.

“Shteti i Zvicrës është pjesë e mijëra familjeve kosovare andaj çdo ngjarje tragjike që ndodh në këtë vend, populli kosovar e ndjen si të vetën. Andaj, edhe këto ngjarje tragjike e kanë tronditur thellë çdo qytetarë të Kosovës, e cila kurrë nuk do të shkel mbi përkrahjen dhe ndihmesën që ia ka ofruar dhe vazhdon t’ia ofrojë shteti mik, Zvicra. Jemi të bindur se këto akte vandale me asgjë nuk do ta njollosin ndjenjën e thellë të kosovarëve për Zvicrën mike të shtetit tonë”, thuhet më tej në letrën e ministrit Makolli dërguar ambasadorit zviceran në Kosovë. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Makolli i shkruan letër ambasadorit zviceran në Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Maurer: Ushtarët zviceran do të qëndrojnë edhe më tutje në Kosovë
» TV zviceran: Gjurmë të reja për trafikim organesh?
» Makolli premton shumë për Diasporën
» KMDLNJ letër Mustafës për problemin e ngrohjes
» Strategjia për veriun, vetëm në letër

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: