Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Raport i ri i KiE: Në Kosovë, vriten dëshmitarët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Raport i ri i KiE: Në Kosovë, vriten dëshmitarët  Empty
MesazhTitulli: Raport i ri i KiE: Në Kosovë, vriten dëshmitarët    Raport i ri i KiE: Në Kosovë, vriten dëshmitarët  I_icon_minitimeThu Jan 06, 2011 9:24 am

Një mal me të zeza do të fliten për Kosovën në sesionin dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nuk do të jetë vetëm raporti i Dick Marty që do të kërkojë miratimin e Asamblesë. Anëtari nga Monako, Jean-Charles Gardetto, ka përgatitur një raport për mbrojtjen e dëshmitarëve që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Raporti ka të bëjë me të gjithë hapësirën e Ballkanit. Por, pjesa më negative në të i përket Kosovës.

Në raportin që Indeksonline e ka parë, mes tjerash, thuhet se në Kosovë vriten dëshmitarët që guxojnë të japin dëshmitë e tyre për rastet e krimeve të luftës, dhe se duhet urgjentisht të strehohen jashtë Kosovës.

“Nuk ka Ligj për Mbrojtjen e Dëshmitarëve në Kosovë. Ka një tentim për ta bërë një të tillë. Në rastet më serioze, dëshmitarët dëshmojnë në mënyrë anonime. Por, raportuesit iu bë e qartë se këto masa janë të padobishme përderisa dëshmitarët fizikisht vazhdojnë të mbesin në Kosovë, ku secili e njeh secilin. Shumica e dëshmitarëve identifikohen nga mbrojtja kur japin dëshmitë e tyre, përkundër masave anonime”, thuhet në raport.

Më tej, në raportin e ri të KiE-së për Kosovën, thuhet se “Dëshmitarët shihen si tradhtarë nga komunitetit kur japin dëshmitë e tyre, që i dekurajon dëshmitarët të dalin përpara me dëshmitë e tyre. Për më tepër, shumë njerëz nuk besojnë se kanë obligim moral dhe legal për të dëshmuar në çështje kriminale”.

“Për më tepër, kur një dëshmitar vendosë të flasë, ka gjasa reale për hakmarrje. Ata mund të humbasin vendin e tyre të punës, ose në rastin më të keq, edhe të vriten. Këtë më së miri e dëshmon gjykimi i Ramush Haradinajt, ish-lideri i UÇK-së. Zoti Haradinaj u akuzua nga Tribunali i Hagës për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, por më vonë u shpallë i pafajshëm. Gjatë gjykimit të tij, Tribunali nënvizoi vështirësitë që kishte për të siguruar prova nga 100 dëshmitarë të Prokurorisë. 34 prej tyre u janë dhënë masa mbrojtëse dhe 18 morën thirrje. Disa dëshmitarë që duhej të dëshmonin në gjykim, u vranë. Këtu përfshihen edhe Sadik dhe Vesel Muriqi, që ishin nën program mbrojtjeje nga ana e Hagës.

“Një dëshmitar i Prokurorisë u vra dhe një dëshmitar anonim u lëndua seriozisht në një shitore në Xërxë, më 10 tetor 2005, pasi që u pajtuan se do të dëshmonin për një rast të krimeve të luftës. Emri i plotë dhe detajet e dëshmitarit anonim u dhanë në një gazetë lokale. Si rezultat i kësaj, në gjykimin e dhjetorit 2005, dëshmitari që mbijetoi nuk ishte në gjendje të dëshmojë në mënyrë anonime”.

Më tutje, raporti thotë se shtetet e BE-së duhet të jenë në gjendje që t’u japin strehim në territorin e tyre dëshmitarëve, sepse është e pamundshme për ta që të mbesin brenda Kosovës. Aty i bëhet thirrje edhe EULEX-it që të bëjë më shumë në këtë drejtim.

Raporti i Gardettos gjithashtu thekson mosgatishmërinë e autoriteteve lokale për t’u marrë me rastet e krimeve të luftës.

“Siç pranohet edhe nga zyrtarët kosovarë, pa bashkësinë ndërkombëtare Kosova nuk do të mund të ofronte asnjë lloj mbrojtjeje për dëshmitarët e rrezikuar (Policia e Kosovës nuk i ka kapacitetet e nevojshme). Për më tepër, autoritetet e pranojnë hapur se në disa raste të ndjeshme të krimeve të luftës, është e pamundshme që të gjenden gjykatës, prokurorë dhe avokatë nga Kosova që duan të merren me çështje të tilla”, përfundon raporti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Raport i ri i KiE: Në Kosovë, vriten dëshmitarët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Darfur, vriten 108 kryengritës
» Të mbrohen dëshmitarët për korrupsion
» Kuvendi kërkon raport për memorandumin MPB-MFSK
» Marty sajoi raport në bazë të trillimeve të BIA-s serbe
» Norvegjia me spiunë në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: