Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kush ecën më shpejt jeton më gjatë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Kush ecën më shpejt jeton më gjatë Empty
MesazhTitulli: Kush ecën më shpejt jeton më gjatë   Kush ecën më shpejt jeton më gjatë I_icon_minitimeFri Jan 07, 2011 10:09 pm

Pittsburgh, 7 janar - Shkencëtarët nga Universiteti në Pittsburgh kanë zbuluar që njerëzit të cilët ecin më shpejt jetojnë më gjatë. Domethënë, nëse për një sekondë apo më pak e kaloni një metër, do të jetoni më gjatë se ata të cilët ecin më ngadalë.
Edhe pse me këtë studim kanë treguar se njerëzit të cilët ecin më shpejt jetojnë më gjatë, shkencëtarët kanë theksuar që qëllimi i hulumtimit nuk ka qenë për t’i bërë njerëzit të ecin më shpejt, me shpresë se më këtë gjë do ta rrisin jetëgjatësinë e tyre.
“Vetë trupi e zgjedhë shpejtësinë e ecjes, e cila i përshtatet më shumë. Shpejtësia e ecjes është në fakt tregues i gjendjes shëndetësore të një personi. Nëse tani dilni dhe filloni të ecni shpejt, kjo nuk do të thotë se kjo do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë”, ka shpjeguar shkencëtarja Stephanie Studenski.
Ajo ka theksuar se shkencëtarët, duke u bazuar në shpejtësinë e ecjes së të anketuarve në shiritin prej katër metrash, munden me saktësi të përcaktojnë kohëzgjatjen e jetës së tyre në periudhë prej 10 vjetësh.
Shpejtësia e ecjes së personit me jetëgjatësi mesatare është rreth 0,8 metra në sekondë, pohojnë shkencëtarët, duke theksuar se shpejtësia e lëvizjes është tregues më i saktë i jetëgjatësisë se sa mosha apo gjinia.
Studenski ka theksuar që mënyra se si njerëzit lëvizin dhe shpejtësia me të cilën ecin varet nga energjia, kontrolli i lëvizjes dhe koordinimi, çka sigurisht kërkon funksionim të drejtë të disa sistemeve trupore, në rend të parë të sistemit kardiovaskular, nervor dhe muskulor.
Hulumtimi është bazuar në nëntë studime të kryera më herët, në të cilat është analizuar shpejtësia e lëvizjes së njerëzve, gjinia, mosha dhe indeksi i masës trupore i 34 500 pjesëmarrësve në hulumtim. Studimi është botuar në periodikun “American Medical Association”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush ecën më shpejt jeton më gjatë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush ecë shpejt, jeton më gjatë
» Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël
» Kush guxon dhe kush nuk guxon të pijë kafe
» Serbia jeton në iluzione
» Kosova e do një Ballkan që jeton në harmoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: