Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rivotimet me pasoja politike për Kosovën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Rivotimet me pasoja politike për Kosovën Empty
MesazhTitulli: Rivotimet me pasoja politike për Kosovën   Rivotimet me pasoja politike për Kosovën I_icon_minitimeWed Jan 12, 2011 7:53 am

Prishtinë, 11 janar - Njohësit e rrethanave politike në Prishtinë parashohin një varg pasojash politike për Kosovën pas, siç thonë ata, stërzgjatjes së zgjedhjeve parlamentare në vend. Vlerësimi se zgjedhjet nuk u zhvilluan në përputhje me standardet ndërkombëtare, sipas tyre, do të dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe do të zvarrisin procesin e njohjeve.
Vonesat në krijimin e institucioneve të reja, vonesat në nisjen e dialogut të paralajmëruar me Beogradin zyrtar dhe dëmtimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe, rrjedhimisht, zvarritja e procesit të njohjeve, sipas analistëve, janë disa nga pasojat që do të shkaktojë procesi i fundit elektoral në Kosovë.
Pas evidentimit të parregullsive gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit, mekanizmat përgjegjës për administrimin e procesit zgjedhor çuan në rivotim Skënderajn, Drenasin, Deçanin e pjesërisht edhe Lipjanin e Malishevën -proces nëpër të cilin pritet të kalojë dhe komuna e Mitrovicës.
Rivotimi në këto komuna, sipas hulumtuesit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave në Prishtinë, Naim Rashiti, do të vonojë krijimin e qeverisë së Kosovës - gjë që, sipas tij, do të shkaktojë vonesa të mëtejmë në nisjen e bisedimeve me Serbinë.
“Kosova më së largu do të dihet a do të ketë institucione deri në mars apo do të ketë një proces tjetër, qoftë elektoral, qoftë të një qeverie të modeleve të ndryshme. Prandaj, marsi apo prilli janë prapë koha kur mund të fillojnë takimet dhe dialogu në qoftë se përgatiten sa duhet ato”, tha Rashiti.
Rashiti vlerësoi se jo vetëm zgjedhjet në Kosovë, por edhe procesi i ardhshëm elektoral në Serbi mund të shtyjë për një kohë të pacaktuar bisedimet ndërmjet të dy vendeve.
“Vitin e ardhshëm ka zgjedhje në Serbi dhe Serbia që nga fundi i këtij viti nuk do të pranojë të negociojë. Prandaj, ky është vetëm një cirk i pengesave dhe i zhvillimeve që do të jenë pengesa në dialogun Prishtinë-Beograd dhe në relaksimin apo rregullimin e të dy vendeve”, vlerësoi Rashiti duke theksuar rëndësinë që edhe Bashkimi Evropian të jetë i përgatitur për lehtësimin e bisedimeve ndërmjet palës serbe e asaj kosovare.
Përfaqësues të BE-së që vëzhguan zgjedhjet e dhjetorit dhe rivotimin e së dielës në disa komuna, ditë më parë, vlerësuan se procesi zgjedhor nuk është zhvilluar në linjë me standardet ndërkombëtare.
Anëtari i Klubit për Politikë të Jashtme, Ardian Arifaj, shprehu bindjen se parregullsitë e evidentuara gjatë zgjedhjeve në Kosovë do ta dëmtojnë imazhin e vendit dhe do të fuqizojnë hezitimet e disa shteteve për njohjen e tij.
“Krejt këta hapa, pra me dështimin e mbajtjes së zgjedhjeve që plotësojnë standardet ndërkombëtare, përfshirja në krim, por edhe raportimet për çfarëdo parregullsie në Kosovë, natyrisht që tregojnë se ne nuk kemi aftësi për të qenë anëtarë i denjë për t’u pranuar nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe natyrisht - sidomos shtetet që janë kundër Kosovës do ta shfrytëzojnë këtë fuqishëm kundër nesh”, theksoi Arifaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rivotimet me pasoja politike për Kosovën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kushtetuesja “bën politikë”
» Djurin: Ndryshimi i kufijve me pasoja në rajon
» Gates: Koreja Veriore duhet të përballet me pasoja
» Jeremic: Mesazhet e Merkel do të kenë pasoja strategjike
» AKR i dëshiron mirëseardhje Vetëvendosjes në politikë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: