Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Bashkimi Evropian kritikon Kosovën për zgjedhjet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Bashkimi Evropian kritikon Kosovën për zgjedhjet  Empty
MesazhTitulli: Bashkimi Evropian kritikon Kosovën për zgjedhjet    Bashkimi Evropian kritikon Kosovën për zgjedhjet  I_icon_minitimeSat Jan 15, 2011 7:37 am

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje dhe një herë që autoritetet e Kosovës t’i adresojnë të gjitha akuzat për manipulim të zgjedhjeve dhe t'i vazhdojnë procedurat në procesin zgjedhor që nuk ka përfunduar ende. Natasha Butler, zëdhënëse e komisionarit evropian për zgjerim, Stefan Fyle, tha se Komisioni Evropian i merr seriozisht akuzat për parregullsi në zgjedhje dhe shpreh shqetësim për raporte të tilla.

Në pyetjen se a do të ketë ndikim ky fakt në dialogun mes Kosovës dhe BE-së për liberalizimin e vizave dhe në negociatat për marrëveshjen tregtare, Butler ka theksuar se në parim këto çështje janë të ndara. Ajo ka shtuar se çështja e zgjedhjeve, organizimi i tyre dhe parregullsitë që kanë ndodhur do të zënë vend në raportin e progresit për Kosovën, që e publikon çdo vit BE-ja.

Sipas Radios Evropa e Lirë, zyrtarët e BE-së pohojnë se disa shtete vazhdojnë të kenë rezerva për nisjen e dialogut mes Kosovës dhe BE-së për liberalizimin e vizave. Diplomatët druajnë se parregullsitë e fundit në zgjedhje do ta zbehin dhe më shumë imazhin e Kosovës dhe do të jetë edhe më e vështirë që t’i bindin ministritë e brendshme të vendeve anëtare për të nisur dialogun e vizave.

Ndërkaq, nga Parlamenti Evropian vazhdojnë të vijnë thirrje që BE-ja, ashtu siç kishte premtuar, të përfshijë dhe Kosovën në liberalizimin e vizave, me gjithë faktin që edhe ky parlament kishte bërë shumë vërejtje lidhur me parregullsitë në zgjedhje.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, në një debat në Bruksel për Kosovën dhe liberalizimin e vizave, ka thënë se shpreson që vendet anëtare të BE-së nuk do të dënojnë popullin e Kosovës për shkak të parregullsive në zgjedhje. Ajo ka bërë ftesë që Komisioni Evropian dhe BE-ja në përgjithësi ta mbajnë premtimin dhe ta nisin sa më shpejt dialogun me Prishtinën për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi Evropian kritikon Kosovën për zgjedhjet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aliu: Bashkimi i Shqiperise me Kosoven……Ora News
» Takohet Komitetit Punues për Integrim Evropian
» Krasniqi, vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian
» VW paraqet versionin evropian të Jetta
» Kah çojnë përplasjet me misionin evropian?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: