Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Berisha sulmon montuesin, Rama thërret në protesta

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Berisha sulmon montuesin, Rama thërret në protesta Empty
MesazhTitulli: Berisha sulmon montuesin, Rama thërret në protesta   Berisha sulmon montuesin, Rama thërret në protesta I_icon_minitimeSat Jan 15, 2011 7:37 am

Tiranë, 14 janar - Në konferencën për shtyp të mbajtur të premten, kryeministri Berisha ka sulmuar, ndonëse me tone jo të ashpra, televizionin Top Channel për transmetimin e videos Meta-Prifti. Duke e cilësuar edhe njëherë videon si të montuar, Berisha ka deklaruar se autorët e saj do të mbajnë përgjegjësi.

Kreu i qeverisë ka nënvizuar se zëvendësi i tij, Ilir Meta ka qenë i gatshëm për të dhënë dorëheqjen që dje, por e bëri këtë sot, pas faktimit të manipulimeve.

“Dorëheqja u bë e parevokueshme pasi në dritën e diellit u duk pafytyrësia totale e çimkës së transmetuar nga Top Channel. Nga dje deri sot ka ndryshuar faktimi i manipulimit të videos. Nuk është faji i Top Channel, por autori i çimkës do të mbajë përgjegjësi”, ka pohuar Berisha.

Ai ka theksuar se Top Channel është kundërshtari i tij, por jo për këtë i lejohet të bëjë manipulime të tilla.

“Top Channel është kundërshtar i Berishës dhe unë e respektoj çdo kundërshtar, por s’kam sharë askënd atje. Top Channel është i autorizuar nga unë të bëjë editoriale kundër meje, por nuk mund të bëjë manipulime me të cilat u tentua direkt të hidhej kryeministri i vendit, që s’kishte asnjë lidhje”, ka deklaruar Berisha.

Kryetari i PS-së, Rama, në një prononcim për mediet, ka përqendruar fjalën e tij në sulmin që, sipas tij, kreu i qeverisë i bëri TCH gjatë fjalimit të paradites së sotme.
Ai theksoi se në fjalën e tij kryeministri ushtroi presion ndaj Prokurorisë, duke u diktuar se videoja është montazh.

“Nuk do kisha dal sërish nëse Saliu nuk do i ishte adresuar televizionit TCH. Ai tha se nuk do vinte nofka, por konsideroi ‘çakall’ një gazetar të nderuar si Filip Çakulli. E konsideroi kështu si shprehje të faktit se Saliu nuk është përfaqësuesi i një qeverie të zgjedhur, por i një grupi që nuk e lë popullin të zgjedhë. Në 21 janar, në demonstratë secilido që mendon se liria e shtypit është liria e tij dhe se pa lirinë e shtypit do dëgjonim përrallën e përditshme të zhvillimit. Edhe sot ai vazhdoi avazin fyes të një populli të tërë duke mohuar atë që shqiptarët panë me zë dhe fytyrë, atë që ndodhë çdo ditë. Është një dalje për të vënë në presion Prokurorinë, duke përsëritur disa herë se gjoja videoja na qenka montazh”, theksoi Rama, transmeton TCH.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Berisha sulmon montuesin, Rama thërret në protesta
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha në OKB thërret për njohjet të reja të Kosovës
» Berisha: Rama trefishoi taksat si në Penian
» Ipeshkvi Gjergji thërret të shmangen mashtrimet
» Van Persie sulmon Chelsean dhe Spanjën
» Izraeli sulmon konvojin me furnizime për Rripin e Gazës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: