Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Shqipëria e Kosova kanë nevojë t’i koordinojnë punët në shumë fusha

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Shqipëria e Kosova kanë nevojë t’i koordinojnë punët në shumë fusha Empty
MesazhTitulli: Shqipëria e Kosova kanë nevojë t’i koordinojnë punët në shumë fusha   Shqipëria e Kosova kanë nevojë t’i koordinojnë punët në shumë fusha I_icon_minitimeSat Jan 15, 2011 7:39 am

Tiranë, 14 janar 2011- Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u prit sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.
Pas takimit, Presidenti Topi tha se me Krasniqin biseduan për të gjitha çështjet e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, që njohin gjithnjë e më shumë zhvillime të reja, rreth situatës politike respektive në të dy vendet tona dhe natyrisht për të diskutuar për çështjen e shumëfolur të raportit të Dick Martyt, i cili do të jetë edhe objekt i shqyrtimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Natyrisht, qëndrimi i shtetit shqiptar është i qartë, së pari ne inkurajojmë lidershipin politik të Kosovës, institucionet e Kosovës për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve kushtetuese të Parlamentit, të Presidentit, të Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar planin e rindërtimit të Kosovës së re, shtet i lirë sovran dhe i pavarur dhe për të ushtruar të gjitha mundësitë reale të bashkëpunimit në rajon, por edhe më gjerë, qoftë sa i
përket kompozicionit të një shteti në këtë linjë, por edhe sa i përket vazhdimit të njohjeve të reja për Kosovës.
Kemi diskutuar për nevojën e bashkëpunimit institucional, ekonomik midis dy vendeve tona, tha Presidenti Topi, duke shtuar se shteti i ri i Kosovës ka demonstruar një politikë maturie në rajon, duke rritur shansen e bashkëpunimit me vendet që e kanë njohur, por edhe duke treguar dhe disponibilitet për të diskutuar për çështje teknike edhe me Serbinë.
Jemi fokusuar në mënyrë të veçantë tek nevoja e reagimit institucional të të dy vendeve tona në mënyrë të sinkronizuar në Këshillin e Evropës përsa i përket raportit të Dick Martyt. “Gjithsesi, përderisa ka një raport të një anëtari të KE-së, duke pasur një respekt maksimal për Këshillin e Evropës ku ne jemi anëtar, patjetër që do të dëshmojmë edhe njëherë që këto fakte, të ashtuquajtura fakte nuk ekzistojnë”, u shpreh z. Topi.
Presidenti shqiptar theksoi po ashtu se Shqipëria inkurajojn dhe bisedimet teknike midis Kosovës dhe Serbisë, gjithmonë të nisura nga pozicionet e shteteve të lira dhe sovrane.
Ai tha se si President i Republikës së Shqipërisë, insiston që “gjërat të vendosen në një terren korrekt dhe bëjë thirrje që gjithçka që ka të bëjë me të kaluarën tragjike të këtij populli të martirizuar të sqarohet, sepse është detyrë e institucioneve specifike dhe e
institucioneve ndërkombëtare që të nxjerrin të vërtetën në dritë”.
U.d i Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi konfirmoi përmbajtjen e bisedimeve me homologun nga Tirana, duke shtuar se të dy vendet tona, institucionet e dy vendeve tona,
kanë nevoja të shumta për t’i koordinuar punët në shumë fusha. “Konsiderojmë, që Kosova dhe Shqipëria kanë shumëçka të përbashkët dhe janë krijuar kushtet që t’i shfrytëzojmë këto rrethana për të avancuar zhvillimin ekonomik, zhvillimin e demokracisë, por edhe zhvillimin e diplomacisë të dy vendeve tona në raport me komunitetin ndërkombëtar.
Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën që vërtetë të krijojmë një imazh të ri edhe për Shqipërinë, edhe për Kosovën, edhe për shqiptarët”, u shpreh z. Krasniqi, pas takimit me Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.

Ne jemi të bindur, që raporti siç është raporti i reporterit të Këshillit të Evropës, janë raporte të iniciuara nga qarqe që nuk ia duan të mirën Kosovës, shtetit të Kosovës, zhvillimit të demokracisë në Kosovë, por sipas gjitha gjasave qarqe të caktuara nuk ia duan të mirën as shqiptarëve në përgjithësi, theksoi ai.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, U. D i presidentit, dr. Jakup Krasniqi tha se pas zgjedhjeve të 23 janarit, që do të mbahen në Mitrovicë, do të mbyllet qarku zgjedhor i zgjedhjeve që ka filluar më 12 dhjetor 2010. Certifikimin e pres jo në mars, por e pres më së largu në
dhjetëditshin e parë të muajit shkurt dhe fundi i muajit shkurt apo fillimi i marsit unë besoj shumë që do të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe do të zgjidhet presidenti dhe qeveria e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqipëria e Kosova kanë nevojë t’i koordinojnë punët në shumë fusha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe fëmijët kanë nevojë për qetësi
» Nxënësit kanë shumë ditë pushimi
» Kosova ka nevojë për gjyqësor të pavarur
» Kosova ende ka nevojë për praninë e NATO-s
» Shqipëria dhe Kosova në 2012 me Abetare të njëjtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: