Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Doganat dhe ATK sigurojnë mjetet për rritjen e pagave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Doganat dhe ATK sigurojnë mjetet për rritjen e pagave  Empty
MesazhTitulli: Doganat dhe ATK sigurojnë mjetet për rritjen e pagave    Doganat dhe ATK sigurojnë mjetet për rritjen e pagave  I_icon_minitimeWed Jan 19, 2011 8:09 am

Zyrtarë të qeverisë në dorëheqje kanë kërkuar nga Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës, që në këtë vit të shtojnë përpjekjet për më shumë të hyra buxhetore. Sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo kërkesë është bërë me qëllim të realizimit të premtimeve të kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, për rritje të pagave.

Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës, mbesin dy organizatat kryesore, nga të cilat ku qeveria synon mbushjen e buxhetit për këtë vit, rrjedhimisht edhe të mundësohet rritja e pagave të premtuara nga kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, thonë njohës të çështjeve ekonomike.

Mejdi Bektashi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, tha se qeveria e ardhshme duhet medoemos ta luftojë ekonominë e paligjshme, në mënyrë që Administrata Tatimore (ATK) dhe Doganat e Kosovës të realizojnë më shumë të hyra buxhetore.

“Të luftohet ekonomia e paligjshme me qëllim që ATK-ja dhe Doganat ta mbushin buxhetin e Kosovës, ndoshta për qindra miliona euro. Një pjesë do të mund të shfrytëzohet për ngritjen e pagave të shërbyesve civilë dhe punëtorëve shtetërorë, që është një rritje që i barazon pagat e punëtorëve kosovarë me pagat e punëtorëve të shteteve të rajonit”, thotë Bektashi.

Vendimi i qeverisë për rritje pagash për disa kategori në sektorin publik, buxhetit të këtij viti, i cili ende nuk është miratuar, do t’i kushtojë 100 milionë euro.

Doganat dhe ATK-ja qysh këtë vit duhet shtuar përpjekjet për më shumë të hyra në buxhet, ka kërkuar edhe Ahmet Shala, ministër në dorëheqje i Ekonomisë dhe Financave. Shala nuk e ka precizuar në mënyrë të saktë arsyen e kërkesës, por ka thënë se këtë vit Kosova ka nevojë më të madhe për financime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Doganat dhe ATK sigurojnë mjetet për rritjen e pagave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ICO: Qeveria të sqarojë rritjen e pagave
» Mos rritja e pagave
» Rritja e pagave si formë e fushatës elektorale
» Anomalia në mëlçi, shkak për rritjen e triglicerideve në gjak
» Nusja kërkoi nga dasmorët para për rritjen e gjoksit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: