Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Mos rritja e pagave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Dugi™
WebMaster
WebMaster
dr.Dugi™


<b>Postime</b> Postime : 574

Mos rritja e pagave Empty
MesazhTitulli: Mos rritja e pagave   Mos rritja e pagave I_icon_minitimeThu Feb 03, 2011 10:36 am

Kur Hashim Thaçi doli publikisht dhe deklaroi se ka marrë vendim për rritjen e pagave në sektorin publik, ne e patëm klasifikuar këtë si thjeshtë premtim parazgjedhor.



Meqenëse tashmë e dinim se premtimet parazgjedhore por as ato që i japin pas zgjedhjeve të këtyre politikanëve nuk realizohen kurrë, në reagimin tonë të 6 janarit i patëm treguar opinionit të gjërë se kjo është vetëm formë e fushatës. Pra premtim bosh, i tillë çfarë edhe doli të jetë.



Por Hashim Thaçi nuk u mjaftua vetëm me premtimin elektoral.



Ata i shkuan gënjeshtrës së tyre deri në fund. Afërsisht 70 shërbyesit civil të Kosovës e morrën vesh se pagat e tyre do të mbesin të njëjtë në ditën kur shkuan t’i tërheqin ato nga llogaritë e tyre bankare.



Qeveritarët në largim dhe zëdhënësit nuk ngurruan madje që deri në momentin e fundit të vazhdojnë së gënjyeri për pagat.



Edhe Hajredin Kuqi e edhe Memli Krasniqi edhe dje thoshin se pagat e shërbyesve civil do të rriten, ndërkohë që në mbrëmje u kuptua se e tëra kishte qenë vetëm farsë zgjedhore e Hashim Thaçit.



Kjo është e patolerueshme. Ky mashtrim i fundit i organizuar nga pushteti e tejkalon madje edhe vet stërkeqjen e deritashme të pushtetit. Deri tash gënjeshtrat kanë qenë më të distancuara në kohë.



Pushteti i hashim Thaçit deri tash e lejonte një hapësirë disa muajshe mes premtimit dhe mosrealizimit të tij.



Tash ai këto të dyja po i bën në të njëjtën kohë. Paradite po gënjen, e pas dite po na tregon se ka gënjyer.



Kjo tregon se në çfarë panike dhe frike nga humbja ka qenë Thaçi para zgjedhjeve, dhe se e njëjta panik dhe frikë po e ndjek edhe sot. Se një pushtet që rren kaq hapur, dhe një pushtet që i vjedh votat kaq hapur nuk e ka jetën e gjatë.



Natyrisht që tash pushtetit i mbetet që ta zëvendësojë këtë gënjeshtër me një tjetër.



Kanë filluar të thonë se pagat do të rriten kur ta miratojnë buxhetin. Si dhe i mbetet që të gjejë strehë për t’u fshehur.



E ky pushtet strehën e ka të sigurtë: ai do të fshihet prapa ambasadave të huaja dhe pushtetit ekzekutiv të ndërkombëtarëve.



Se Thaçi nuk e ka guximin të del dhe ta pranojë publikisht se nuk ka plan për rritje të rrogave. Nuk është këtu problemi i shkeljeve ligjore e procedurale të vendimit të Thaçit për rritje.



Problemi është më i thellë: mos planifikimi i shpërndarjes së të ardhurave kombëtare nuk e lejon një rritje të tillë. Kjo nuk e shfajëson fare Thaçin, sepse planifikimin e shpenzimeve e ka bërë qeveria e tij më herët.



Këta kanë planifikuar shpenzime pa mbulesë si autoudha; pastaj dhënia me koncesion e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, që nënkupton një pjesë të të hyrave jotatimore buxhetore, pa asnjë euro; këta planifikojnë ta shesin PTK-në, pra ta privatizojnë profitin.



Është po kjo qeveri e cila kurrë nuk u kujdes për invesitme në bujqësi dhe nxitjen e mbrojtjen e prodhimit për të krijuar vende të reja të punës; është po kjo qeveri, si dhe të tjerat para kësaj, të cilët e përkrahen privatizimin që e shkatërroi potencialin industrial të Kosovës, e që rrjedhimisht e dëmtoi potencialin zhvillimor të vendit.



E natyrisht të gjitha këto t’i shkurtojnë të hyrat, dhe rrjedhimisht nuk kanë para për paga.



Ne i ftojmë sindikatat e Kosovës, të të gjitha sektorëve, që të vihen në anën e punëtorëve, e jo të bëhen vegël e pushtetit. Deri tash është dashur ta kuptojnë të gjithë se të mira nga ky pushtet nuk ka.



Secila ditë me Hashim Thaçin është edhe një ditë e fundosjes më të thellë së Kosovës në mjerim.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mjeksia-grup.albanianforum.net
 
Mos rritja e pagave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rritja e pagave si formë e fushatës elektorale
» ICO: Qeveria të sqarojë rritjen e pagave
» Doganat dhe ATK sigurojnë mjetet për rritjen e pagave
» Rritja ekonomike këtë vit 5.1 %
» Rritja e TVSH-së godet konsumatorët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: