Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Çka na frikëson më shumë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Çka na frikëson më shumë Empty
MesazhTitulli: Çka na frikëson më shumë   Çka na frikëson më shumë I_icon_minitimeTue Jan 25, 2011 7:05 am

New York, 24 janar - Të gjithë njerëzit i mundojnë frika të ndryshme racionale dhe irracionale, të cilat dallojnë shumë në mes të dy gjinive. Meshkujt dhe femrat frikësohen nga gjëra të ndryshme.
Femrat anembanë botës frikësohen nga plakja më shumë se meshkujt, ka treguar anketa "2010 Bupa helt pals", në kuadër të së cilës janë testuar banorë të 12 vendeve. Sipas numrit, sa i përket frikës nga plakja prijnë banorët e Kinës, të cilët shqetësohen më së shumit për atë se kush do të kujdeset për ta kur të plaken, dhe arsyeja më e shpeshtë për këtë është ligji i atjeshëm për lindjen e vetëm një fëmije. Për plakjen më së paku brengosen francezët, sepse vetëm një e treta e tyre konsiderojnë që pleqëria fillon vetëm pas moshës tetëdhjetëvjeçare. Mirëpo, është interesante që frika nga plakja, por edhe të gjithë frikët tjera të cilat i kanë femrat, dallojnë nga ato që i kanë meshkujt. Ju sjellim një pasqyrë të frikëve, të cilat i mundojnë të dy gjinitë sipas hulumtimeve në Amerikë.


Frikët e femrave

1. Nuk do të jem më tërheqëse
Rrudhat, sytë e futur thellë brenda dhe kapakët e varur, flokët e thinjur, barku dhe gjinjtë e lëshuar, trashja dhe faktorët tjerë të ngjashëm të plakjes, janë problemet të cilat shkaktojnë më shumë vuajtje te gjinia femërore. Në shekullin 21, në të cilin marketingu si ideal i bukurisë femërore me çdo kusht e vë femrën e re, të bukur dhe me trup të përkryer, është shumë normale që të shfaqet frika nga plakja. Te femrat kjo është më e theksuar se te meshkujt, sepse ato kuptimin e vlerave të tyre dhe atraktivitetin e lidhin me pamjen.

2. Do të mbes vetëm
Vdekja e bashkëshortit është një nga frikët më të shpeshta që i mundon femrat. Shumica e femrave i frikësohet edhe situatës ku fëmijët, miqtë dhe të afërmit e tyre do të vdesin para tyre. Megjithatë, shumë femra të reja që janë në prag të martesës frikësohen që me shpërnguljen në shtëpinë e re me bashkëshortin, do t’i ndërpresin lidhjet e afërta të cilat deri atëherë i kanë mbajtur me rrethin e tyre. Femrat në përgjithësi më shumë i frikësohen vetmisë sesa meshkujt, por ato edhe preken më shumë nga kjo sesa gjinia mashkullore.

3. Do të bëhem e varfër
Sipas rregullit meshkujt fitojnë dhe kanë më shumë pare se femrat, edhe pse ka përjashtime, vejushat apo femrat e ndara kryesisht mbesin me pak të ardhura personale. Arsyeja më e shpeshtë për një frikë të tillë është fakti që femra sheh shembullin e nënës apo gjyshes së vet, të cilat kanë qenë financiarisht të varura nga bashkëshortët e tyre. Femrat të cilat i frikësohen varfërisë në të vërtetë i përndjek frika nga shembujt e këqij, të cilët i shohin te femrat nga familja e tyre.

4. Do të sëmurem nga kanceri
Sëmurja nga kanceri, e sidomos nga ai që zhvillohet në gji, është një nga frikët më të mëdha për të cilat mendojnë femrat në Perëndim. Dhe, edhe pse kanceri i mushkërive është shtatë herë më vdekjeprurës për femrat, hulumtimet tregojnë që ky lloj i kancerit nuk i frikëson aq shumë sa kanceri i gjirit. Po ashtu, femrat e anketuara janë frikësuar më shumë nga kanceri i vezoreve, sesa kanceri i zorrës së trashë, edhe pse i dyti është më vdekjeprurës. Është interesante që edhe frika nga kanceri rritet me shkuarjet e shpeshta në mamografi dhe kolonskopi.

5. Do të bëhem barrë
Edhe femrat, edhe meshkujt frikësohen që në një periudhë të jetës së tyre do të bëhen barrë për partnerin, familjen apo rrethin e tyre. Mirëpo, për femrat të cilat tradicionalisht kujdesen më shumë për të tjerët, ky është mendim që i mundon veçanërisht. Femra lehtë mund të mendojë që bashkëshorti i saj nuk është i aftë apo i interesuar për t’u kujdesur për të nëse vjen deri te kjo gjë, por ajo edhe më pak dëshiron të pengojë jetën e fëmijëve dhe nipave të vet. Megjithatë, është ironike që pikërisht ato femrat të cilat nuk dëshirojnë të bëhen barrë, bëhen. Para së gjithash, sepse nuk kujdesen për shëndetin e tyre dhe shpërfillin jetën e tyre shoqërore për shkak të familjes.


Frikët e meshkujve

1. Do të bëhem impotent
Nuk ka dyshim që meshkujt kujdesen më shumë për fuqitë seksuale se femrat. Hulumtimet tregojnë që pjesëtarët e gjinisë më të fortë frikësohen nga mundësia që në një kohë të mos arrijnë të tregohen të rinj dhe të fortë në shtrat, sepse kjo për ta është ndjenja më e madhe e turpit. Në anketën e revistës “Mens” është konstatuar që meshkujt i frikësohen impotencës, madje dy herë më shumë sesa kancerit dhe vdekjes. Por, shumë pak prej tyre e dinë që impotenca ka arsye të mira shëndetësore.

2. Do të bëhem i dobët dhe i pafuqishëm
Për gjininë më të fortë është shumë e rëndësishme forca trupore. Humbja e fuqisë të cilën e kanë pasur derisa kanë qenë të rinj ndoshta është goditja më e fortë emocionale për ta, që njëherësh është edhe shenjë që plakja është duke u afruar papërmbajtshëm. Shumë frikësohen nga dita kur nuk do të mund t’ia kapin valixhen e rëndë gruas së tyre apo për të lëvizur mobiliet në shtëpinë e tyre dhe duhet të kërkojnë ndihmën e djalit. Gati nëntë nga dhjetë të anketuar kanë theksuar që i frikësohen pafuqisë fizike. Për shkak të kësaj frike meshkujt ushtrojnë vazhdimisht dhe janë të gatshëm që me orë të tëra të djersiten në palestër.

3. Do të bëhem pensionist
Meshkujt shumë më tepër identifikohen me karrierën e tyre sesa femrat, dhe kur ajo ndërpritet pyesin veten se kush janë dhe çka kanë arritur. Dalja në pension përputhet me humbjen fizike të forcës, dhe krejt kjo së bashku paraqet një goditje të madhe egos mashkullore. Femrat këtë “vrimë” e mbushin duke iu kthyer fëmijëve, nipave dhe miqve, ndërsa shumë meshkuj konsiderojnë që atëherë harrohen dhe bëhen personalitete të pavërejtshme.

4. Do të humb patentën e shoferit
Automobili për meshkujt është shumë më shumë se mjet i transportit. Është pjesë e identitetit të tyre. Në shoqëritë perëndimore automobili është simbol i lirisë, pavarësisë dhe mundësive të reja, dhe mendimi që e gjithë kjo do të zhduket, mashkullin mund ta prekë shumë më shumë se cilëndo femër. Ata konsiderojnë që me humbjen e patentës së shoferit do të bëhen të varur nga të tjerët, veçanërisht nga gruaja e tyre, diçka që nuk tolerohet nga gjinia mashkullore.

5. Do të humb mendjen e shëndoshë
Lajmet për përhapjen e sëmundjes së Alzheimerit meshkujve ua fut frikën në palcë. Gjendja e cila ka disa simptoma të dementisë, dhe e cila mundet, jo edhe domosdoshmërisht, të zhvillohet në sëmundje të Alzheimerit, prek një nga pesë meshkuj në moshën prej 70 deri 85-vjeçare. Shumica e meshkujve gati kurrë nuk janë kujdesur për dikë dhe frikësohen që mund të vijnë në situatë në të cilën nuk do të mund të gjykojnë me kokën e tyre, por që edhe për nevojat më të thjeshta fiziologjike do t’u duhet ndihma e të afërmve të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Çka na frikëson më shumë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cesar: Mourinho frikëson kundërshtarët
» Propozimi për martesë shkoi keq, shumë shumë keq
» Shumë skandale në AKP
» Më shumë dhjam, më pak tru
» Më shumë dhjam, më pak tru

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: