Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Si të zgjoheni në mëngjes dhe të filloni një ditë të suksesshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Si të zgjoheni në mëngjes dhe të filloni një ditë të suksesshme Empty
MesazhTitulli: Si të zgjoheni në mëngjes dhe të filloni një ditë të suksesshme   Si të zgjoheni në mëngjes dhe të filloni një ditë të suksesshme I_icon_minitimeTue Feb 01, 2011 7:18 pm

Londër, 1 shkurt - Disa ditë që nga fillimi janë shumë të mira. Zgjoheni herët, kafeja është e përkryer, hani mirë mëngjes dhe që në mëngjes i kryeni të gjitha punë më të rëndësishme. Deri në drekë tashmë ndiheni shkëlqyeshëm. Tashmë keni kryer shumë gjëra dhe dëshironi që ditën ta shfrytëzoni në maksimum dhe të arrini edhe më shumë.
Disa ditë nuk shkojnë as përafërsisht aq mirë. Në fakt për shumicën e njerëzve më tipike janë këto ditët tjera. E kurdisni alarmin e orës të përsëritet disa herë dhe zgjoheni vonë. E kapërceni mëngjesin, ndërsa orët e para të mëngjesit i kaloni duke provuar ta gjeni ndonjë folder të rëndësishëm apo duke u përgjigjur në e-maila. Tashmë vjen dreka, dhe nuk keni bërë asgjë, dhe supozoni që as pasditja nuk do të jetë më mirë.
Me siguri e dini që nëse ju nis mbarë mëngjesi, e mirë do të jetë edhe pjesa tjetër e ditës. Sepse kur e kapni ritmin e mirë, çdo gjë shkon më lehtë, prandaj ju sjellim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të keni mëngjese të suksesshme.

1. Zgjohuni me kohë
Nuk themi zgjohuni herët, sepse nuk jemi të gjithë persona të hershëm të mëngjesit. Të zgjoheni me kohë do të thotë ta caktoni alarmin mjaftueshëm herët saqë nuk do të keni nevojë të përgatiteni me nguti dhe shpejt e shpejt për punë. Zakonisht, nëse zgjoheni vetëm 10 apo 15 minuta më herët, mëngjeset e hershme stresuese bëhen shumë më relaksuese.

2. Hani mëngjes të shëndetshëm
Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është mëngjesi, megjithatë shumë e kapërcejnë. Pavarësisht se a ju brengos apo jo pesha, ngrënia e mëngjesit është thelbësore. Ai do t’ju japë energji për punë të mirë dhe koncentrim. Drithëra me qumësht, vezët, sallami, pashteta... zgjidh e merr. E rëndësishme është që ta hani mëngjesin.

3. Planifikoni ditën
Kur hyni në zyrë, rezistoni dëshirës që së pari t’i kontrolloni e-mailat, sigurisht përveç nëse punoni në përkrahje teknike. Minutat e parë kaloni duke planifikuar. Cilat janë ato detyra të vogla, por urgjente dhe krejt çka duhet të kryhet sot.

4. Reduktoni ndërprerjet
Nëse dikush apo diçka ju ndërpret në punë do t’ju duhen disa minuta që përsëri ta ktheni fokusin. Nëse shpenzoni për së tepërmi kohë duke u përgjigjur në pyetjet e parëndësishme të të tjerëve me siguri duhet të riorganizoheni.

5. Mos u humbni
Produktiviteti është spirale pozitive e cila vazhdon pandërprerë nëse mbetet i përqendruar. Në punë bëni punë me rëndësi, dhe sa më pak “humbni kohë” kot. Nëse duhet të qëndroni diku tetë orë, atëherë këtë kohë shfrytëzojeni maksimalisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si të zgjoheni në mëngjes dhe të filloni një ditë të suksesshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Filloni pranverën me vitamina dhe ushqim të shëndetshëm
» 7 arsyet pse zgjoheni të lodhur !
» Kosova, storie e suksesshme
» Dy barna eksperimentale të suksesshme kundër kancerit?
» Nata pa mengjes!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: