Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosova, storie e suksesshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kosova, storie e suksesshme  Empty
MesazhTitulli: Kosova, storie e suksesshme    Kosova, storie e suksesshme  I_icon_minitimeFri Jul 01, 2011 1:55 pm

Shefi në largim i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, është pritur në takime lamtumirës nga zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës. Zannier, institucioni i të cilit injorohej nga autoritetet vendore pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë se ashtu sikurse ai, edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, e vlerësojnë Kosovën “storie të suksesshme”.

Zannier, i cili pas largimit nga pozita e shefit të UNMIK-ut do të merr detyrën e re, atë të Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, është pritur të enjten nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili e ka falënderuar për punën e bërë në Kosovë dhe i ka uruar detyrën e re në të cilën është emëruar.

Edhe Zannier e ka falënderuar kryeparlamentarin Krasniqi për bashkëpunimin që ka pasur me Kuvendin e Kosovës dhe me të personalisht, si dhe është shprehur i bindur se bashkëpunimin do ta vazhdojë edhe nga posti i ri që ka marrë. Ai e ka përgëzuar kreun e Kuvendit për punën e mirë që ka bërë legjislativi i vendit për miratimin e ligjeve. Ndërkaq, ka theksuar se edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, e vlerëson Kosovën storie të suksesshme.

Kryeparlamentari Krasniqi ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë të Kuvendit me të gjitha institucionet ndërkombëtare në Kosovës dhe me parlamentet e vendeve të tjera, e në këtë mes edhe me Parlamentin e Italisë, vend nga i cili vjen tashmë ish shefi i UNMIK-ut.

Zannier eshtë pritur edhe nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ka falënderuar Zannierin për përkrahjen që iu ka dhënë institucioneve të Kosovës në periudhën kalimtare të transferimit të kompetencave prej administratës së OKB-së tek shteti i Kosovës.

“Populli i Kosovës vlerëson punët e mira që keni bërë Ju gjatë qëndrimit në Kosovë”, tha në vazhdim Pacolli. Në anën tjetër, Zannier, ka vlerësuar lart angazhimet e zëvendëskryeministrit Pacolli dhe vizionin e tij për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kosova, storie e suksesshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si të zgjoheni në mëngjes dhe të filloni një ditë të suksesshme
» Kosova në krye të CEFTA-s
» Kosova në “rikuerc”
» Kosova e Re nis më 2013
» Dy fitues nga Kosova

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: