Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Fusha e Kosoves

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Fusha e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Fusha e Kosoves   Fusha e Kosoves I_icon_minitimeWed Feb 02, 2011 8:37 am

Fusha e Kosoves
Fusha e Kosovës shtrihet midis maleve të Kopaonikut dhe Rogoznës në veri dhe maleve të Sharrit e të Maleve të Karadakut në jug. Kufirin perëndimor e mbyllin Çiçavica (1091), Goleshi (1091m) dhe Malet e Cërralevës, kurse në atë lindor, Prugovci (1091 m) dhe Zhegoci (1071 m).
Fusha e Kosovës është e gjatë, por e ngushtë. Ajo prej Mitrovicës deri në Kaçanik është e gjatë 84 km dhe në pjesën qendrore arrin gjerësinë më të madhe prej afro 15 km. Fusha e Kosovës paraqet një gropë tektonike e cila është fundosur në periudhën e terciarit. Në fillim shëndrrohet në liqe e më vonë tërë uji derdhet përmes lumenjve në detet e afërme, duke u shëndrruar në këtë mënyrë në një fushë të gjerë në të cilën gjenden shtresa të trasha liqenore.
Në formimin e Fushës së Kosovës, përveç specifikës morfotektonike, e cila është shprehur në fundosjen e saj, në morfogjenezë format akumulative dhe fluviale kanë ardhur në shprehje të plotë. Energjia e relievit, e shprehur në kompleksin kodrinor-malore, këtu zëvensohet me një diferencë të vogël në mes rrafshinave aluviale të Sitnicës dhe të tarracave liqenore në të dy anët e këtij lumi. Zona e Fushës së Kosovës është uniforme, jo vetëm në strukturën e relievit, por edhe në formacionet gjeologjike. Në tërë këtë hapësirë mbizotërojnë formacionet e reja në litologjinë e të cilave marrin pjesë ranoret, mergelet, argjila dhe zhavorri i pliocenit. Përkundër kësaj, malet që e rrethojnë janë të ndërtuara prej shkëmbinjëve të vjetër palezoikë.
Pozita lindore e Fushës së Kosovës, depërtimi i erërave veriore, relativisht lartësia mbidetare, kanë ndikuar në formimin e klimës. Sipas të gjithë treguesve, klima e saj është klimë kontinentale. Temperatura mesatare vjetore lëvizë nga 10,4°C gradë celsius në Mitrovicë dhe 10,2°C në Ferizaj. Temperatura mesatare e janarit në Mitrovicë është – 1,5°C në Ferizaj është -1,4°C, ndërsa e korrikut 20,7°C në Mitrovicë dhe 20,6°C në Ferizaj. Reshjet mesatare vjetore janë mes 600 e 700 mm.
Kushtet klimatike, sidomos reshjet mesatare vjetore të vogla, kanë ndikuar që hidrografia të jetë e varfër. Lumi kryesor i Fushës së Kosovës është Sitnica, e cila është dege Ibrit. Sitnica është e gjatë 90 km, lum tipik fushorë me pjerrtësi të vogël, me shtrat të gjerë, të cekët me meandra . Sitnica mbledh ujrat e Gadimes, Graçankës, Janjevës, Prishtinës, Llapit, Samodregjës, Drenicës dhe Lushtës.
Një fenomen i rrallë që zgjon kureshtjen e çdo gjeografi është degëzimi i lumenjve nëpër pellgje, përkatësisht dukuria e bifurkacionit. Këtu është fjala për bifurkacionin. Lumi Nerodime , degë e Lepencit e përcjell ujin në lumin Vardar dhe në detin Egje, ndërsa pjesa tjetër përmes lumit Sazli në Sitnicë dhe Ibër në Detin e Zi.
Fusha e Kosovës përfshinë një sipërfaqe prej 1.659 km 2, që do të thotë ¼ e territorit, dhe rreth 500.000 banor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Fusha e Kosoves
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjeografia e Kosoves
» Hidrologjia e Kosoves
» Shqipëria e Kosova kanë nevojë t’i koordinojnë punët në shumë fusha
» Populli i Kosovës
» Lufta e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Gjeografi & Gjeologji-
Kërce tek: