Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 BE nuk është e interesuar ta integrojë veriun e Kosovës!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

BE nuk është e interesuar ta integrojë veriun e Kosovës!  Empty
MesazhTitulli: BE nuk është e interesuar ta integrojë veriun e Kosovës!    BE nuk është e interesuar ta integrojë veriun e Kosovës!  I_icon_minitimeThu Feb 03, 2011 8:16 am

Në vitin e tretë si e pavarur, Kosova mbetet një shtet me sovranitet të cenuar. Heshtja ndaj pranisë ilegale të strukturave paralele serbe dhe ndaj pamundësisë për kontrollin e veriut, sipas analistëve, Kosovës do t’i kushtojë shumë në negociatat e ardhshme me Serbinë.

Analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Naim Rashiti, fajëson komunitetin ndërkombëtar për gjendjen në veri. Ai thotë se së pari ishte OKB-ja që nuk e administroi si duhet vendin, e më pas ndasitë në BE rreth pavarësisë së Kosovës, të cilat bëjnë që veriu të mbetet edhe më tej në kornizë të Rezolutës 1244. Rashiti alarmon se BE-ja nuk është e interesuar që veriun ta integrojë.

“BE-ja dhe Brukseli nuk do të jenë në gjendje që të bëjnë diçka më shumë, substanciale, për futjen e pjesës veriore nën ombrellën kushtetuese. Veriu legalisht është ende pjesë e Kosovës, por administrativisht nuk është i menaxhuar nga Prishtina. BE-ja do t’ua lërë negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit që të zgjidhet kjo çështje”, ka thënë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Ndërsa Grupi Ndërkombëtar i Krizave hedh kritika të ashpra mbi komunitetin ndërkombëtar për gjendjen në veri, Klubi për Politikë të Jashtme kritikon politikën kosovare për një apati karshi këtij problemi. Drejtori i këtij klubi, Ylli Hoxha, thotë se Kosova po rrezikon të mësohet me konfliktin e ngrirë në veri, ndërsa institucionet, sipas tij, po tolerojnë praninë ilegale të strukturave paralele serbe.

“Ka qenë një paaftësi e institucioneve tona, që në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare të imponojnë rend dhe ligj në atë pjesë. Në këtë drejtim, përgjegjësia, sa i përket palës kosovare, duhet t’iu bie udhëheqësve të institucioneve të Kosovës. Ne nuk mund të kërkojmë përgjegjësi nga kryeministrat e vendeve tjera”, ka thënë Hoxha.

Në pikën 2 të nenit 2 të Kushtetutës thuhet se sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe se mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj. Institucionet kosovare vazhdimisht kanë hedhur poshtë idenë e ndarjes së veriut dhe kanë kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë presion mbi Beogradin. Sidoqoftë, të gjitha planet që nga paslufta për integrimin e veriut, deri tash kanë mbetur vetëm në letër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BE nuk është e interesuar ta integrojë veriun e Kosovës!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gallucci: Tri opsione për veriun e Kosovës
» Vejvoda: Skenari i dy Gjermanive për veriun e Kosovës
» Perspektiva e Kosovës është ajo evropiane
» Perspektiva e Kosovës është evropiane
» Ideja për ndarjen e Kosovës është e kahershme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: