| Mjeksia-Grup
| Ismail Kadare | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Ismail Kadare Mon Feb 07, 2011 12:45 pm | |
| Tirana ne Dimer
I Fryn ere e dimrit,fishkellen si bishe. Qe nga Gjykata e Larte ne Parlament. Tirana gdhin, aq pabesisht e hijeshme, Sa s’di c’ta marresh, delir apo qytet.
Zgjohet serish, me ate emer te tmerrshem, Qe njemije vite rreh ta heqe me kot. Vertiten gjethet dantealigershem Si shpirtra qe nuk paten trupa dot.
Perballe tyre zyrtare te pashpirt, Ne varg veturash rendin, s’dihet ku. E verber sit e tjerat ngjan kjo kjo dite. Ngaqe askush s’beson askend, askund.
II Ne nje mengjes te tille c’te besh me mire, Se sa te shkosh ne klubin “Davidof”? Te zesh nje kend mu te qelqnaje e ngrire. Dhe mendjen mundesisht ta cosh ne OFF.
Ne kafene ka per cdo pune nje qasje, Te tille qe kurrkund nuk e gjen dot. Per tri mije euro porosit nje vrasje. Per kater mije, titullin vikont.
Per gjithshka flitet, pronat, asgjekundin, Cmimin Nobel a nje veture te re. Per zgjedhjet dhe dekretet krejt te fundit Te zotit president me emer hebre.
… Keshtu ne kafene kjo pune merr qasje. Me kundra e pro te bujeshme, natyrisht Okej, per tri mije euro, thote vrasesi, Per duken dhe dukeshen bashke dyfish.
III Mesdita ia beh si grua e dehur tape Temperatura e dollari zbresin prap Po shqyhen celularet: okej, shk… Rrofsh, je yll bote, e tung, e top, e trap.
A shqip eshte kjo llahtare apo dreqnisht? Per gjithshka flitet, heshtet per gjithshka. Ja te dy palet: xhelate, viktime e ishe Kujtime shkruajne neteve me mllefe te medha.
Po ceshte ku popull qe ne grope I shtrire Kujton aq krenarisht se eshte ne maje? Dhe kur perkunder, nga gropa del I lire, Jam I rrezuar! Klith me thirravaj?
Nje makth I dale nga nje gjume I marre Me I zberthyeshem se ky komb do te qe. Ca trumba zogjsh me curle e celulare Qe neper mjegull klithin, neper re.
IV Pse gjethet befas prarim kurore marrin Tek shtrohen si qilim mbi bulevard? Kambana e Katedrales se Shen Palit Trishtueshem bie si me peng e aht.
C’nuk pjell ky vend horra, shenjtore e tmerr, Zonja Makbeth e pranga e perla e hekura. Dhe ja tani njera pas tjetres nxjerr Dy mbreteresha, qe te dyja te vdekura.
Nuk qene robina jo, rrembyer vone, Pas dokeve kreshnike a ne prite. Kane ardhur vete, ndonese qene ne fron E para vec nje vit, e dyta as nje dite.
Dhe katedralja I percjell me vaj Dy mjellmat e gabuara, te mekura. Ato qe s’erdhen per kurore, vec per varr, Te brishtat zonja, mbretereshat e vdekura.
… VII Mbremja po bie. Tirana rrotull bllokut Nis te stoliset per ballo a orgji. Nje foshnje e rastit, e paligjshme e Nju Jorkut, Nje enderr xhuxhe a shkerbim I tij.
Ne borxhe e gjyqe rrokaqiejt vertitin Drita dhe bare rrotulluese lart. Poshte tyre luanesha te pergjumura ne prite “Amerikan”, “Raiffesisen”, e Credins Bank”.
Por sdo t’ia dije askush per borxhe a gjyq, Te dehur qejfit krejt a marrja e hakut. I gjate, si nate e ankthshme n’udhekryq Shfaqet mes brymes kryebashkiaku.
Kulle e sahatit po tregon nje ore, Qe ndoshta kundershtohet si cdo gje Ne sallat e muzeut te fundit vizitore Ja muzgu si ne kurth befas I ze.
VIII Keshtu ne nje fund dite ajo mu shfaq Fantazme e kombit si e Hamletit mbret. Kish ndryshk e gjak mbi parzm e et per shpage Dhe kumt te frikshem kish ne syte e vet.
Une ja besova fjalet, kumtin, ahtet, Gjithmone ka nje fantazme qe lyp dicka prej nesh, Pastaj ajo kerkoi ate qe s’lypet artin. Tek fjalen “popull” tundtte si rrebesh.
Te falem per c’me dhe, vec mos me lyp ti mos, Nje borxh qe nuk ta kam. Te kerkoj ndjese Qe dot s’te mbrojta, s’te mbrojta e sidomos, Prej vehtes tende, armikut tend te tmerrshem.
Ti rrugen tende ke ne kete bote te ftohte, Shkrimtari do a s’do ka rrugen e vet. Te mbrofte Zoti, a marrezia te mbrofte, Tjeter hyjni une kam. Pra mirembetsh!
Ska “mirembetsh!” fantazma klithi. Mejet Ti sndahesh dot, mbi toke apo nen toke! Nu ngritshim, te dy do cajme rete Ne rencim ne humnere, do biem tok.
Klithmen e saj kaq kohe pata ne vesh, Here si renkim, si urdher a si vaj Kerkonte qe gjithkund ta mbart si peshe, Porsi Ankizin at, mbi shpine ta mbaj.
Te gjitheve kjo klithme na ndjek si neper gjume. I vogel eshte planeti sigurisht, Si nje shtepi e ngushte, ku ne bodrum Dikush klith: ”ndihme!” dhe ti, s’di si ta ndihsh.
… IX Mesnata shkon Tirana dot nuk fle. Po flet percart si shpirt qe kerkon ndihme Nje metropol me kryet krejt ne re, Kryeqytet me emrin krejt enigme.
Ne c’makthe e gjete, c’kumt aty ke ndryre? C’urdher ke fshehur, ke do trembsh me te? Fryn ere e dimrit, si ulkonje e ngrire, Ajo qe s’jep pergjigje per asgje. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Mon Feb 07, 2011 12:45 pm | |
| Pa ty
Ti ike udhes se pafundme Ku zverdhin druret gjetherenes Mbi gjokse pellgjesh tani tundet I arti medalion i henes. Lejleket iken. Fill pas teje Si stof i keq u zbeh blerimi Dhe ngjajne toka, pylli, reja, Me negativin e nje filmi. Tani ne fusha shkoj menduar Ku nis te fryje ere e ftohte, Ku ca mullare te gjysmuar Duken qe larg si Don Kishote. C'te bej, po them me vehten time, Ne kete ore te vone te muzgut, Ku qerrja baltave ben shkrime. Te lashta sa te Gjon Buzukut? Do te shkoj te ulem permbi pellgjet, Te pi ne gjunje duke rene, Ne gryke e di qe do te me ngelet I ftohte medalioni i henes. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Mon Feb 07, 2011 12:45 pm | |
| Llora
-I- Llora Prape mu kujtove, Llora. Dashurine tone te shkuar Prape ripertyp Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget Naten Ne grazhdin e rrethuar nga bora. Po ripertyp Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites, Borite dhe katroret mizeri te taksive, Tabelat e kafeve plot drite, Afishe, stacjone metroshe Ku me ty brodha Nofullat e zemres Me dhembin Llora.
-II- Tani shiu godet me shkelma xhamave. Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire. Llora, Me ka marre malli, Mall boje hiri. Tani nata si nje mbulese vigane qendisur me drita aneve Karrfosur me paralele dhe meridiane Nga lindja ne perendim, Na mbulon e shqetesuar. Ne shtrihemi nen te, Si ne ethe zbulohemi Te ndare, Te larget, Te vetmuar. Pati nete I qullur nga stuhia jote Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua Si mbi nje kryq te madh Te bardhe. Ne fillim e mora kaq lehte. Madje s'thosha as fjalen "dashuri". S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti Do te kryqezohesha mbi ty.
-III- Ja Vetetimat e bardha ne qiej Adresen tende shkarravisin. Sikur keto re Te perhimta Te ngarkuara Te ti dergoja si letra, Larisa. Letra ... Nga tere letrat qe shkrova Sdi pse te dergova ate me te marren Pas se ciles si personazh Dostojevski Te thashe njeqind here "me fal!" Me pas ate faj per ta shlyer Doja te te shkruaja por me kot. Lapsi me ngrinte mbi leter Dhe une ngrija si robot. Ti u ngryse kur ta shpjegova, Veshtrimi t'u err, t'u mpi, Si syte e falltarit kur pikasin Midis fallit kumtin e zi. Dicka qe prishur ne bote Ne zemrek te saj, ne aks. Ikje e letrave si e zogjve S'parandillte vec dimrin plak.
-IV- Keshtu pra te ti nisja keto re Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes. Ti ne mesnate e hutuar atje Do te coheshe nga gjumi Tek xhami t'afroheshe: C'ndodh keshtu? C'eshte kjo gjeme, Ky shi her i merzitur, her i rrepte, Keto vetetima, Keto rrufe? Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja Rete te deshifroje, Llora.
-V- Zor se ne jete do te takohemi. Adresat humben, S'ka me letra. Ti mjegullat, Une rete Do ti dergojme njeri-tjetrit Gjersa dhe vete Te mjegullohemi.
-VI- Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes Si nje terbim, si nje shkulm ere, Shkronjat vallzonin si ne ethe: Prerje. Prerje. Prerje. Prerje mardheniesh diplomatike Kurre s'do te shoh ty. Ambasadat u mbyllen. Pasaportat, Vizat Rame ne zi. Mbi ijet e tua te bardha Ra pluhur. Mbi syte e tu. Larisa diplomaticeskaja C'ndodhi ne bote keshtu?
-VII- Qendrova perpara globit. Ballin e nxehte mbeshteta Mbi rrudhat e meridjaneve Do te desha te pija me globin, T'endeshim te dy te dehur, Ai mes kozmosit, Une rrugicave te Tiranes.
-VIII- Nga erdhi kjo dashuri Ne kohen kur turp me vinte nga fjale. Ishte me siguri si ndeshkimi I atij qe me tempullin tallet. Njohja ne stacjonin Konsomolskaja Banale si rrallehere ish Numri i telefonit Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem Me te kuq buzesh Barbarisht. Restorant Leningradi Shampanje Snobizem i dyanshem. Kotni. Perlat, secili, pse valle Perpiqet ti fshihte ne thellesi? Nje te kollur si prej prostitute Ajo nxirrte ore e cast si mburoje, Ndersa une ngukembe se nga lirat, Merrja vesh me pak se nga futbolli. Vec te port e shtepise Nen ca jargavane Ajo psheretiu njerezisht Dhe iku me vrap pas puthjes se pare E kthyer ne madone serisht.
-IX- Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes Naten avjoni u ul n'aeroport. C'pati mes nesh, Llora, Harrese, ftohje, abort? Tek dera e avjonit era te priste. Zemra ime me debore u mbush Si nje vetmi e madhe zbrisja Po n'aeroport. Askush. askush. Hamej, merrini keto valixhe. Te renda? Jane mbushur me pritje. Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.
-X- Ne kafe artistike bashke jemi prape. Jashte debora ruse. Brenda ti. Shkrofetin brenda meje geni i rraces: Prape me sllaven ben dashuri. Pusho, gen i vjeter i rraces, Ne thellesi, ne humnere hesht, Nese jetes sime do ti duhej nje kryq Kryqi im ajo le te jete.
-XI- Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta. I ngrysur, shpresepak, shteteror, Kemi flakur te dy mburojat, Si qelqi te thyeshem jemi prore. Ku jane ditet e shkudesshme. Te djelat mendjelehta, te martat, Kur ti me shthurjen une me njorancen Vertiteshim si me maska? Tani qe te tjeret rresht vune maskat Ne papritur i hoqem ato Fishkelle, uleri ere e marre, Oren e ndarjes kendo!
-XII- Ndarja ... Nje fjale goje Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit. Te ndertosh nje ndarje per te qene Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide. Si yjet jane vertete dashurite, Kerkojne hapsira te medha e po aq mund. por jet e njeriut s'eshte galaktike Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb. Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton Per dashuri, Per ndarje, Harrese. Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi Kengetor i thinjur shetites syqorruari ... Era e nentorit Librin e trete te vjeshtes Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar. Te gjitha keto rikujtoj Ripertyp. Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin, Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura. Keshtu pra, Larisa, moskovitja. Keshtu pra, Llora. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Mon Feb 07, 2011 12:45 pm | |
| Koha e pamjaftueshme
S'kam kohë të harroj shumë gjëra Që nga mendja ti nxjerr përjetë. Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat Do t'më duhen së paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq për Danten, Për frëngjishten tok me plazhet po aq, Ndoshta gratë do të jem duke fshirë Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.
Si udhëtari me peshë të tepërt Para avionit që niset pas pak I ngarkuar rëndshëm ende Do t'afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq këtë barrë? Ku ta hedh këte peshë, si? Me të s'mund të zbres atje poshtë Por as lart dot s'e lë kurrsesi.
I menduar gjer në çast të fundit Nga mosthënia, nga pengu tragjik, Një shenjë ndoshta të pakuptueshme Do t'ju bëj të gjithëve e do ik. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Mon Feb 07, 2011 12:46 pm | |
| Malli i Shqiperise
Me ka marre malli per Shqiperine tone. Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz, Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush Dridhej kalteronte,bente spirale, Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve Mua bashkatdhetarit.
Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes, Ku kam bere dikur ndonje marrezi, Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi. Me njohin ato porta te vjetra te drunjta, Inatin akoma do ma mbajne, Koken do ma tundin, Por une s'do ta marr per keq, Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara, Gjethe te thara,gjethe vjeshte, Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte. Me ka marre malli per Shqiperine tone; Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle, Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike, Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen, Per alpet flokebardha e mjekergjelbra, Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne, Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve shtegtojne
Per lokomotivat dhe kuajt, Qe te djersitur avullojne e hungerojne, Per qiparisat,kopete dhe varret Malli me ka marre. Malli me ka marre, Per shqipetaret.
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje, Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira. Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe. Aerodromi do te dridhet nga uturima, Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera. Ata qe shpiken shpejtesine reaktive Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Mon Feb 07, 2011 12:46 pm | |
| Në parkun që mbuluan fletët
Në parkun q'ë mbuluan fletët Të dy ne ecim qetësisht, Pas shijes saj ka shtruar vjeshta Qilim të verdhë natyrisht.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë Ju fanit një muzg i vonë Ky park q'ë kan' mbuluar fletët Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondët me cigare Ti mos u tremb e dashur kot Imazhin tënd as dinosaurët Shekuj më parë s'e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukur Me këta flokë, me këtë hap Toka të egrën klimë e zbuti Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe Të ndodhte ndryshe s'kish se si. U desh të zhdukeshin përbindshat Që te kjo botë të vije ti... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Mon Feb 07, 2011 12:46 pm | |
| Laokoonti
Më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë në muze të Louvrit në Madrid, Në New York Para syve tuaj e aparate turistësh. Qindra vjet kam që vuaj nga që s'flas dot Si të flas? A mundet një nofull mermeri të lëvizë një grimë, të korrigjojë diçka? vini re syte e mi, te zgavrat e thella një enigmë, si amebë të tharë atje ka.
Një të fshehtë të madhe ndrydh brënda gjoksit para syve tuaj, në Paris, në Madrid. Ah, do të doja dyfish të m'i shtonit, veç sekretin e madhë të shkarkoja një ditë.
Tek më vini rrotull, unë them me vete kaq të verbër të jeni sa të mos të ndjeni këtë, që ky ngërç e ky ankth në qënien time s'êshtë nga gjarpërinjtë, por nga një tjetër gjë?
Mijëra herë në mijra net e ditë të vërtetën e frikshme përsëris pa pushim. Me shpresën e marrë se nga kjo përsëritje ndoshta mermeri peson një ndryshim.
Po s'ndërron ai kurrë. Art i skulpturës gënjeshtrën mbi të ka ngrirë përgjithnjë. I mbërthyer në dëshminë e saj të rreme, të vërtetën kujtoj e qaj për të.
Si çdo gjë e tmerrshme është i thjesht sekreti, që brënda boshllëku i gjoksit mban. Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën, mua s'më mbytën gjarpërinjtë por trojanët më vranë.
O, sikur të mundja gjithçka të tregoja. Si do të ngrinit para meje si gur, por une i dënuar mes rropamës suaj moskokëçarëse monologun të thurr.
Ju e dini se përpara Trojës ahere, kali i drunjtë, dhuratë e grekëve u shfaq. Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët: ta pranonin atë, ose ta flaknin sakaq. Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët mjaft më me luftë, zjarr edhe helme. Erdhi koha që shpatat ti kthejmë në parmenda armiqte ne miq erdh koha të kthejmë.
Në mbledhje të gjatë "pro" dhe "kundra" kalit, unë "kundra", kryesova me tërbim. Dhe juve ju kam thënë atëhere se hyjnit gjarpërinjtë më dërguan si ndërshkim.
Ç'përralla kalamajsh, ç'trillim për budallenjtë unë gjarpërinjtë do t'i mbrapsja me një shkelm. Po ç'ti bëj fushatës së tradhëtarëve kundër meje shantazheve, letrave anonime plot helm.
Ditë e natë e me javë polemika vazhdonte, nga shtresat e mesme e gjer në qeveri. Ishte vjeshtë. Nën qiellin e hirnosur me erë kali i drunjtë përjashta priste në shi.
Atë kalë unë i pari e kisha goditur, ndaj,e dija, ate s'do të ma falnin përjetë. Më në fund "vijë e butë" fiton mbi të "ashprën", dhe ne "kokëfortët" na vunë në arrest.
Në burg, me gotën e ujit, në mesnatë helmin na dhanë ata të pijmë ata qe ulërinin kundër dhunës e shpatës Që dinin të kafshonin tamam si gjarpërinjtë.
Në mëngjez që pagdhirë në breg të detit ma hodhën kufomën drejt mbi zhavor. Rapsodet anembanë përhapën version fals të gjarpërinjve hyjnorë.
Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin, ju e dini me Trojën se ç'ndodhi pastaj. Tre mijë vjet rrjesht, nga muzeu në muzera, unë hamalli i mermertë, gënjeshtrën mbaj.
Tre mijë vjet...Akoma zjarret e Trojes si floknaje e kuqe më rrinë në sy. Po më i tmerrshëm se zjarret, kumet e vomet ishte fundi fare, kur u bë qetesi.
Troje e braktisur. Gërmadhë Hi i ftohtë dhe poshtë ne të vdekurit shtrirë rresht. Dhe papritur, në muzg sipër tokës se mardhur u ndje diçka që atë çante përmes.
Ç'ishte kjo gërvimë kështu, kjo jehonë? Vumë veshin. Kuptuam, grekët e ligj përmbi qëndrën e qytetit me parmëndë lëronin për të thënë se Troja përjetë vdiq.
Ja më në fund dhe parmënda e tyre. Ah,plugu i saj si na çante më dysh! Nga tradhëtia e Trojës, nga gjithë dhembjet, ky kafshim i parmëndës më i hidhur ish.
T'i kthejmë shpatat më në fund në parmenda. Kështu thërrisnin atëhere ata. Midis fjalëve tuaja, si mallkim, si gjëmë veshët me kapën edhe këtë hata.
Më kanë lodhur më shumë, besomëni, ca fjalë, se kjo peshë e neveritshme gjarpërinjsh. Ju, që gjer në hënë kini shkuar, si vallë s'depërtoni dot deri në gjoksin tim?
Gumëzhina juaj si zhaurimë deti më vjen nga çdo anë më përplaset në vesh, nga copëra bisedash shumëgjuhëshe rreth meje shqetësimet e mëdha të botës marr vesh.
Dëgjoj emra shtetesh të reja që kanë dalë, emra kombesh e popujsh të rinj dëgjoj, veç ai, i vjetri, i tmerrshmi kalë, ashtu si atëhere ka mbetur njëlloj.
Prej patkonjve të tij unë rrënqethem akoma dhe kështu në mermer i mbrojtur siç jam, kurse ju, të panjohurit, ju prej mishi dhe kocke vërtiteni mospërfillës nga salla në sallë.
Vërtiteni, flisni për teatrin e për plazhet, për gjithfare motorësh e gjithfarë qeverish, pa ju shkuar mëndja që ai mund të shfaqet në një ditë të rëndomtë, nje mëngjes me shi.
Ashtu si atehëre.... po mjaft, u lodha. Nga vërtitja juaj po më erren sytë, nga rropama juaj veshët më gjëmojnë në muze të Londrës në Louvre e Madrid, në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra nga marazi, siç thonë, të plas, t'ia bëj "krak" jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra, po indiferenca juaj | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Mon Feb 07, 2011 12:46 pm | |
| KRISTAL
Ka kohe qe s'shihemi dhe ndjej Si te harroj un'dalengadal, Si vdes tek une kujtimi yt Si vdesin floket dhe gjithcka.
Tani kerkoj une posht'e lart Nje vend ku ty te te leshoj. Nje strofe a note a nje brilant Ku te te le te puth te shkoj
Ne s'te pranofte asnje varr Asnje mermer a morg-kristal Mos duhet vall'prap' te mbart Gjysme te vdekur gjysme te gjlle?
Ne s' gjetsha hon ku te te hedh Te gjej nje fushe a nje lulnaje Ku butesisht porsi polen Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.
Te te mashtroj ndoshta keshtu Dhe te te puth e t'ik pa kthim Dhe nuk do dim as ne askush Harrim ish ky a s'ish harrim. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Mon Feb 07, 2011 12:46 pm | |
| Vallja Shqiptare
Tri here opinga rrahu dheun sikur kerkoi leje prej tij pastaj shamia palet ndehu me qetesi dhe madheshti
Keshtu mes qiellit dhe tokes vallja u lind,vallja u shpall kemba sinjale i jep tokes dhe dora qiellit i jep lajm
Dhe vallja rrokulliset tutje mbi kohra hedhur si hobe prilli persiper i hedh lule dhjetori boren shkund atje.
Valle shqiptare,shenja ne ere ylbere tirqesh tej-tehu kush ju kerceu ju njehere dhe kembet rob mbene tek ju.
Kush ra midis vorbulles suaj dhe s'u pershit dhe s'u perflak ju bubullima me opinga qe neper shekuj brodhet varg. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Mon Feb 07, 2011 12:47 pm | |
| Gjuha Shqipe
Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara, Kështjellat e sintaksës S'i muar, që s'i muar.
Në bedena poemash Popullore mbetën Kufoma divanesh e Kufoma bejtesh.
Kur panë se gjuhës S'i hodhën dot prangat, Lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash...
Në përçartje ta kthenin Në delir në jerm, Ishin vite të rënda, Ishin shekuj plot helm.
Të të bënin ty, donin Shqipëri memece, Po ja erdhi Naimi, Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë Mbi ballë të vuri, Të të hiqte zjarrllëkun Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat, Thaheshin merimangat, Ndriste si perlat Poezia e madhe.
Kjo gjuhë, që provoi Akrepët e shkretëtirës, Ç'do të thotë përçartje E di, oh, e di mirë. E di ç'do të thotë
Kllapi hermetizëm, Qoftë e ardhur nga Roma, Qoftë e ardhur nga Parisi.
Kjo gjuhë martire, Lehonë e përjetshme Që lindi mes dhimbjesh Art të pavdekshëm. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Mon Feb 07, 2011 12:47 pm | |
| Ti qave
Ti qave dhe me the me zë te ulet Se une te trajtoja si prostitute. Athere loteve te tu s'ua vura veshin Te desha, pa ditur se te desha.
Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk, Athere kuptova c'kisha humbur, C'kisha fituar kuptova gjithashtu.
Me rrezellinte si smerald merzitja, Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re... Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.
Se ish i tille ky koleksion bizhush Qe drite e terr leshonte njekohesisht, Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte, Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:53 pm | |
| Mall
Ca pika shiu rane mbi qelq Per ty une befas ndjeva mall Jetojme te dy ne njejtin qytet Dhe sa rralle shihemi sa rralle...
Dhe mu duk pak e cuditshme Si erdhi kjo vjesht ky mengjes Qiejt e ngrysyr pa lejleke Dhe shirat pa ylber ne mes.
Dhe thenia e vjeter e Heraklitit Sec mu kujtua sot per dreq "Te zgjuarit jane bashke ne kete bote Kurse te fjeturit jane vec"
Ne c'enderr kemi rene kaq keq Qe dot s'po zgjohemi valle?... Ca pika shiu rane mbi qelq Dhe une per ty sec ndjeva mall. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:54 pm | |
| Ti dhe Hena
Kesaj nate me hene te vjeshtes Dola fushes te bredh kuturu. Rete shtohen me vrap pa reshtur, Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia Po me shtyhen nder mend me shpesh dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet do te mbeten pa te, kurse ti ne enderrimet e mia pa jete perendim s'do te kesh kurrsesi. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:54 pm | |
| Ardhja e vjeshtes
E pandryshueshme si perhera Ia mberriti vjeshta perseri, Modifikime avionet paten, Po krahet e zogjve,kurrsesi.
Ndryshim nuk pati as modeli I fletes qe te parku ra. Gjithcka perreth kerkon kujtese Dhe per kujtese mall vec ka.
Te hyrja e teatrit prape U shtyne per bileten e fundit. ne prova regjizori u bertet Njelloj Cezarit si dhe Brutit.
Pas nje rremuje gazmore shqote Si grua e re krehur sakaq, Qe nje karfice ve mes flokesh, Me nje ylber dita u shfaq. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:54 pm | |
| Fluturimi i patave te egra ne forme"V"
E krijuan germen E vetme qe dine: V-ne superbe Dhe u nisen fluturim.
Dicka lene pas Dicka marrin mbi re. Faleminderit,pata, Per aq sa bete per ne.
Me nje germe te vetme Ne qiellin e madh Sa nje raft librash Na zgjuat mall.
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:54 pm | |
| Sapuni "Ledi Makbeth" Antireklame
Ka katerqind vjet Qe duart ajo lan Me sapune gjithfare markash "Lux","Camay".
Por asnje prej tyre Nga duart dot s'ia heq Njollat e gjakut Ledit Makbeth.
Cdo nate ne TV Reklama gjithfaresh, Sapuni gjakshlyes Do te shpiket valle.
Perpara ekranit, Ledi, ti pret me kot. Bimesi e globit Me kot u lodh.
U lodhen mendjet E shpikesve ne bote S'do te shpiket kurre Ai sapun kob.
Ne qofte se ky planet Ka nje grusht cilesish, Nje nder me te cmuarat Eshte kjo,natyrisht. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:55 pm | |
| Ti qave
Ti qave dhe me the me zë te ulet Se une te trajtoja si prostitute. Athere loteve te tu s'ua vura veshin Te desha, pa ditur se te desha.
Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk, Athere kuptova c'kisha humbur, C'kisha fituar kuptova gjithashtu.
Me rrezellinte si smerald merzitja, Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re... Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.
Se ish i tille ky koleksion bizhush Qe drite e terr leshonte njekohesisht, Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte, Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:55 pm | |
| MONOLOGU I NAIMIT
Ne naten plot acar nje zjarr desha te ndez Por nata ishte e ftohte, ah, c'tmerr i zi qe ish Ndaj qe te mbahej gjalle ky zjarth n'ate rebesh Dicka perhere kerkonte, kerkonte vazhdimisht.
Ndaj si shtegetari murg qe shkarpat mbledh ne terr Une hidhja n'ate zjarr gjymtyret pa pushim Por ishin pak ato, ndaj fill pas tyre rresht Mbi te nisa te hedh copera te shpirtit tim.
Se s'behej ndryshe, dot, se s'behej ndryshe, eh, Se duhej qe dikush ta mbante ate flake. ne flakezen-delir qe vec vajosja sjell Te frikshme pamje ndritnin e dridheshin perqark.
I shihnit valle ato, dallonit valle dicka Ndersa rreth meje nata me terr e ujq u mbush Se donin qe te gjithe te fiknin ate zjarr Dikush me ligesi e me padije dikush.
Te tjere maje kodrash ku dielli kishte rene. Te tjeret zjarre ndrisnin dhe qeshnin qe pertej Se s'donin te kuptonin se c'behej ketu brenda Se c'fli kerkon nje flakez qe lindet ne nje terr.
I lodhur nganjehere kam thene: shuhu pra, Ne qofte se nuk duam, te bjere nte e pafund. Te verberit syte tuaj keshtu ndoshta do jene Ne terrin absolut pa shqetesim kerrkund.
Po prape dicka me shtynte te ngrihem si sonambul Si murgu shkretimtar qe shkarpat verbtaz mbledh Dhe siper zjarrit prap te hedh gjymtyret akull Dhe coperat nje nga nje te shpirtit tim te hedh. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:55 pm | |
| E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI
Ne memorje te demonstratave studentore ne Prishtine ne vitin 1981
E hidhur vjeshte e ketij viti Kosoven gjeti nen terror Korba te zes mbi te ja mbriten Hetues,gjykates,prokurore.
Me 5 vjet burg,me 8,me 7 Me 12 denojne diku Keshtu mes jush shekullin ndani Dhe mijevjecarin ndani ju.
Keshtu e preket historine Mbi supe e bartet JU serish Prangat ne shkolle qe i mesuat Ne duar i ndjete befasisht.
Dhe pate se nuk ish larg mesjeta S'qe larg dhe vec ne endra s'qe Dh'u kthye nata e Prishtines Ne naten Shen Bartoleme
U ngritet Ju vigane,fisnike Me korektese e madheshti Ngaqe kerkuat *Republike* Ju shtypen si ne Monarki.
Por koha kurre s'vjen pergjysem Nat e masakres vetem s'mbrin Se pas Dushanit car te frikshem Rrufeshem Skenderbeu arin.
S'kish deshmitare,TV nuk pati Zinxhir i tankut kur ju griu Por rete e globit vec ju pane Ndergjegje e botes tek ju mbriu.
Keshtu ne vorbull te epokes U ngritet Ju si monument Ju qe e preket historine Dhe n'histori u kthyet vete. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:56 pm | |
| IKJA E MOISI GOLEMIT
Kjo ruga perdridhet si gjarper i zi per ku po vrapon gjeneral Moisi? Pelerinen era ta ngre me tallaz gjeneral Moisi pluhur shume le pas.
Kali perpin udhet muzgu bie ngadal pse te dridhet freri dores gjeneral? Leshrat gjithe pluhur te godasin syte mbi boshllek te tyre balli i ftohte i yt.
Nata zbret mbi udhet larg zjare cobenjsh gjeneral Moisi perse shpaten zhvesh? Udha eshte e gjate tutje teri nxin i ndergjegjes troku prapa oshetin.
Larg dy-tre shkendija patkoi shkrepetit ndan udhes se madhe ndergjegja jep shpirt Moisi ndergjegjes valle si i re? Ajo ngrihet,bie mbytur gjak perdhe.
Nata eshte e shkrete troku naten mbush vec ndergjegjes sate prapa s'te ndjek kush Ne kalldreme shekujsh troku yt i zi Moisi i Golemeve Gjeneral Moj-Zi. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:56 pm | |
| NË KOHËN KUR TË DESHA
Në kohën kur të desha Mendimet për ty më mbulonin natë e ditë, Ashtu si Vezuvi që me hirin e tij Mbulonte Pompeun me periferitë.
Por koha shkoi Tani lava e ftohur Plehëron të gjatat rreshta të të mbjellave, Ndërsa mendimet për ty Plehërojnë Rreshta poezish të kthjellëta. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:57 pm | |
| Mesueset e fshatit
ne udehkryqe ndane xhadeve Ditet e shtuna dalin shpesh Dhe zgjatin doren nga makinat Here dy nga dy here vec e vec
Po shpesh ata qe jane brenda me njeri-tjetrin shkembejne fraza Si shume pretendime kane Mor shoku Jani , keto vajza
Dhe jane ata qe bejne zhurme Qe kane per vete dyzet goje Qe i shkruajne leter presidiumit Per nje guzhine po t'ju mungoje
Dhe ato presin makinen tjeter Atje ne rruge atje ne shi Ato te urtat gjer ne dhembje Te thjeshtat gjer ne madheshti
Tek presin , java qe kaloi U kujtohet si ne tym Klasa me nxenesit, gabimet Q'u perseritn ne hartim
Ne mbremje radion degjon njera Tjetres ne medn i vjen serish Shikimi i fotoreporterit Q'andej kaloj rastesisht
Koha e fejeses i ka ardhur Dikujt ndoshta i shkon cdo dite Pluhur i shkumesit, vello e bardhe U bioe mbi supe e i trondit
Pos'ngrene ato boten ne kembe Ne komitet ne ministri Ato te urtat gjer ne dhembje Te thjeshtat gjer ne madheshti | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:57 pm | |
| Portret malesori te hershem
Mbi tirqet vije e zeze Zbrez si e zeze vetetime Ne brez armen e mbushur Ne koke te zbrazetin qefin.
Keshtu eshte shfaqur ne vite Rrafshnalteve gjer ne det Ne brez vdekjen e tjetrit, Ne balle vdekjen e vete.
Kur ndonje dite armiku Shfaqej diku ne kufi Kunder tij me te dyja vdekjet Nisej ahere ai. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:58 pm | |
| Te huaj jemi
Te huaj jemi ne prej kohesh Ç’ish per t’u thene eshte thene Si guret qe zene vend ne toke Ne jete vend ne kemi zene
Drejt njeri tjetrit kemi mbyllur Te gjitha rruget edhe shtigjet Si dy qytete mesjetare Me mure, heshta dhe me pirgje
Por naten, kur i lodhur truri Portat i mbyll me qetesi Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda Nje shteg qe vetem ti e di
Pastaj si neper rrugica parqesh Shetit mes cirkovolucionesh Hyn neper endrra e shkujdesur Fanitesh, qesh, ma ben me dore
Por kur mengjesi ze afrohet Nis shqetesohesh befas ti Dhe heshturazi del perjashta Nga shtegu, qe vec ti e di
E dita vjen. Rrjedh prap jeta Dhe ne te dy si dhe me pare Te ftohte rrime e te pamposhtur Si dy qytete mesjetare | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Ismail Kadare Fri Feb 11, 2011 4:58 pm | |
| LULEMOLLET
Lulemollet nen driten e henes Bien si brilante diku. Ikin qiellit patat e egra Me pak hene ne krahe gjithashtu.
Per te qene nje mbremje e bukur Pak gjera i mjaftojne, fare pak. I mjafton nje shtresez hene, Si bukes se mengjezit pak gjalpe.
Per te qene e bukur kjo udhe Ritmi i hapave tone i mjafton. Ja patat e egra nga krahet Shkundin henen pike-pike si limon.
Nga dritaret e shtepive fshatare Copra lajmesh te TV-se vijne qe larg. per lulet e molleve po te fliste Spikerja, _________ s'do te cuditesha aspak.
N'Evrope jemi vendi i vetem. Qe ne mbremje me pare se gjithcka Japim lajmet per njerezit e thjeshte Te uzinave dhe fushave te medha.
Mbledhin buzet me siguri ish-zoterinjte: Uh, c'lajme pa lezet, "me fshat". Ata qe me te rendesishem se dritherat Quajne cdo krim e psikopat.
Brilantet e Zhakline Onasisit Mbi te gjitha lulet e botes vene ata Dhe per rrudhat e Greta Garbos Psheretijne si per me te madhe hata.
Peshtyj mbi sensacionet e pertej detit Mbi "yjte" e "superyjte" e gjithe c'jane Te gjithe ata bashke dinjitetin E nje are me grure s'e kane.
Gjithe reklamat e tyre se bashku. S'kane kaq drite se keto lulemolle Lulemollet qe ndershmerisht bien Pa kerkuar asgje, _____________ nen hapat tone.
ALPET NE DHJETOR
C'eshte ky vend keshtu, keto pllaja me bryme, Me malet sup me sup e koke me koke perpjekur? Ja qielli gri i larte, mes tij nje bubullime Si e plagosur iken, nje shpelle te gjeje per te vdekur.
Hotelet jane larg dhe ne vazhdojme te ikim Nen boren qe floknajen e saj rrezon perqark. Thua se kodrat nisen per ne dasmen e Halilit, Thua se brigjet kthejne nga vdekja e Mujit larg.
Gjithcka eshte madheshtore nen kete bore bashkuese, Ne perzierjen e maleve dhe te njerezve epike, Nen kete qiell te madh nga shkrepetima pershkuar Si nga qerre gjemonjese tragjedish antike. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ismail Kadare | |
| |
| | | | Ismail Kadare | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|