Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Vepra e plotë e Ismail Kadares

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Vepra e plotë e Ismail Kadares Empty
MesazhTitulli: Vepra e plotë e Ismail Kadares   Vepra e plotë e Ismail Kadares I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 6:44 am

Ky korpus i veprës së plotë të Ismail
Kadaresë është i katërti që sheh dritën e botimit.
Përmbledhja e parë prej dhjetë vëllimesh u
botua më 1980 në Prishtinë. E dyta, në Tiranë,
më 1981, në dymbëdhjetë vëllime. Botimi
francez në vitet 1994-2004, gjithashtu në dymbëdhjetë
vëllime, ka qenë në dy gjuhë,
frëngjisht dhe shqip.
Opusi i tanishëm, që i paraqitet publikut
shqiptar në njëzet vëllime, është, pa dyshim,
më i ploti. Duke lënë jashtë vetëm një pjesë të
papërfillshme të krijimtarisë, kryesisht shkrime
të rinisë së hershme dhe disa herë krijime që,
sipas gjykimit të autorit, nuk plotësojnë kriteret
e duhura artistike, ky botim e jep veprën e
Kadaresë në përmasën integrale të saj.
Si botim testamentor, nën kujdesin e vetë
autorit, ky korpus do të jetë referencial për të
gjitha ribotimet e mëvonshme në gjuhën shqipe
dhe në gjuhët e tjera të botës.
Si letërsi e krijuar, në pjesën më të madhe të
saj, në një hapësirë dhe kohë problematike, ajo
mban gjurmët dhe shenjat e tyre, të cilat nuk
prekin as thelbin e as artin e saj.
Të gjitha veprat e kësaj përmbledhjeje janë
pajisur me një aparat shoqërues dhe përcillen
nga parathënie autorësh nga Shqipëria, Kosova
dhe gjithë bota shqiptare, si edhe nga kritikë e
analistë të huaj.

Vëllimi i parë, 2007
- QYTETI PA REKLAMA
- DITË KAFENESH
- PËRBINDËSHI

Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet
korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime
në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë
së tij. Ndërsa romani i parë i tij,
“Qyteti pa reklama”, i shkruar në Moskë në
vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç,
ka mbetur në sirtar, për të parë dritën e botimit
pas rënies së komunizmit, novela “Ditë kafenesh”,
një fragment i romanit të sipërpërmendur,
i përpunuar në trajtë novele më 1962, u
botua një vit më pas në dy numra të gazetës
“Zëri i rinisë”. Vepra e tretë, “Përbindëshi”,
shkruar më 1964 dhe botuar në revistën
“Nëntori” më 1965, pas një ndalimi çerekshekullor,
qarkulloi si libër një vit përpara
rënies së komunizmit.
Vëllimi 1 398 f.; 21 cm
ISBN 978-99943-42-42-6
Çmimi 1250 lekë
Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet
korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime
në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë
së tij. Ndërsa romani i parë i tij,
“Qyteti pa reklama”, i shkruar në Moskë në
vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç,
ka mbetur në sirtar, për të parë dritën e botimit
pas rënies së komunizmit, novela “Ditë kafenesh”,
një fragment i romanit të sipërpërmendur,
i përpunuar në trajtë novele më 1962, u
botua një vit më pas në dy numra të gazetës
“Zëri i rinisë”. Vepra e tretë, “Përbindëshi”,
shkruar më 1964 dhe botuar në revistën
“Nëntori” më 1965, pas një ndalimi çerekshekullor,
qarkulloi si libër një vit përpara
rënies së komunizmit.

Vëllimi i tretë i opusit letrar të Kadaresë
përmban romanin e tij “Rrethimi”. I shkruar
më 1969 dhe i botuar një vit më pas, me titullin
e ndryshuar “Kështjella”, romani u përkthye
në shumicën e gjuhëve të huaja, me titullin
e tij origjinal “Daullet e shiut”. Në këtë
botim të plotë, autori e paraqet romanin me titullin
“Rrethimi”, të përcaktuar si përfundimtar.

- DIMRI I VETMISË SË MADHE
Vëllimi 5

Romani “Dimri i vetmisë së madhe” u
shkrua më 1971, për t'u botuar një vit më pas.
Ai duhej të ishte libri i dytë i triptikut “Koha e
grindjes”, një sagë bashkëkohore mbi tre
acarimet e Shqipërisë komuniste me ishaleatët
e saj, komunistët jugosllavë, më pas me
ata sovjetikë e së fundi me maoistët kinezë.
Libri i parë, grindja me jugosllavët, nuk u
shkrua asnjëherë, kurse i treti, “Koncert në
fund të stinës”, i ndaluar për një kohë të gjatë,
u botua pak kohë para rënies së komunizmit.
I pritur keq prej kritikës zyrtare, “Dimri i
vetmisë së madhe” nuk u lejua të ribotohet,
veç pas një rishikimi të autorit, në vitin 1978,
nën titullin e ndryshuar “Dimri i madh”.
Versioni i tanishëm është kryesisht kthim te
botimi i parë. Disa retushe artistike, që autorit
i janë dukur të vlefshme, janë ruajtur nga botimi
i dytë. Ndryshime të natyrës politike nuk
ka.

- POEZI DHE POEMA

Në këtë vëllim përmblidhet vepra poetike e
Kadaresë, krijuar midis viteve 1957 dhe 2005.
Vjershat dhe poemat janë nxjerrë nga librat
“Ëndërrimet”, “Shekulli im”, “Përse mendohen
këto male”, “Motive me diell”, “Koha”
dhe “Ftesë në studio”. Një pjesë, që s’kanë
qenë përfshirë në këta libra, janë nxjerrë nga
shtypi periodik, ku janë botuar fillimisht.
Gjashtë vjersha, që botohen për herë të parë në
këtë vëllim, janë nxjerrë nga arkivi personal i
shkrimtarit.


- NËNTORI I NJË KRYEQYTETI
- TREGIME DHE NOVELA
Në këtë vëllim përfshihet romani “Nëntori i
një kryeqyteti”, shkruar dhe botuar në Tiranë,
në vitin 1974, si dhe një numër i madh
tregimesh e novelash, shkruar midis viteve
1981 dhe 2008, në Shqipëri dhe në Francë.
Një prej tregimeve “Leximi i Hamletit”, si
edhe dy novelat “Raporti i fshehtë” dhe
“Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”,
botohen për herë të parë.

- PRILLI I THYER
- PALLATI I ËNDRRAVE

Në këtë vëllim përfshihen dy nga romanet
më të njohura e më të rëndësishme të autorit,
“Prilli i thyer” dhe “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”.
Të shkruar njëri pas tjetrit gjatë viteve 1976
dhe 1980, janë botuar në dy përmbledhje
tregimesh, pa dalë kurrë si libra më vete, veçse
pas rënies së komunizmit.
“Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, botuar më
vonë me titullin “Pallati i Ëndrrave”, është kritikuar
rëndë dhe më pas ndaluar si vepër me
aluzione kundër regjimit. “Prilli i thyer” është
ekranizuar tri herë në versione të ndryshme
kinematografike, ndër të cilat, më i fundmi, i
titulluar “Përtej diellit”, ka qenë i regjisorit të
shquar brazilian Walter Sales.


- HIJA
- NATA ME HËNË
- VAJZA E AGAMEMNONIT
- PASARDHËSI
Vëllimi 13


Në këtë vëllim botohen katër vepra, tri prej
të cilave “Hija”, “Vajza e Agamemnonit” dhe
“Nata me hënë”, janë shkruar në vitet 1984-
1986 në Tiranë, kurse e katërta, “Pasardhësi”,
është shkruar gati njëzet vite më pas, në Paris.
“Vajza e Agamemnonit” dhe “Pasardhësi”,
ndonëse të shkruara në kohë dhe regjime të
ndryshme, përbëjnë një diptik, çka ka
kushtëzuar botimin e tyre bashkërisht në këtë
vëllim të 13-të të veprave të autorit.

- SPIRITUS
- LULET E FTOHTA TË MARSIT
- TRI KËNGË ZIE PËR KOSOVËN
Vëllimi 15


Vëllimi i pesëmbëdhjetë i veprave përmban
dy romane të shkruara në Francë, “Spiritus”
dhe “Lulet e ftohta të marsit”, respektivisht në
vitet 1995-1996 dhe 1998-2000, si edhe novelën
“Tri këngë zie për Kosovën”, botuar më
1998.
Te “Spiritus” trajtohen ngjarje që u përkasin
dy kohëve: përpara dhe pas komunizmit.
Kurse “Lulet e ftohta të marsit” është një nga
veprat e rralla të autorit, subjekti i të cilit bazohet
tërësisht mbi ngjarjet pas rënies së komunizmit
në Shqipëri. Novela “Tri këngë zie për
Kosovën”, u shkrua dhe u botua në prag të
shpërthimit të luftës në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Vepra e plotë e Ismail Kadares Empty
MesazhTitulli: Re: Vepra e plotë e Ismail Kadares   Vepra e plotë e Ismail Kadares I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 6:45 am

AKSIDENTI
- DARKA E GABUAR
- E PENGUARA
Vëllimi 17



Në këtë vëllim botohen tre romanet e fundit
në kohë të autorit, “Aksidenti”, “Darka e
gabuar” dhe “E penguara”.
“Aksidenti”, shkruar në vitet 2003-2004
dhe publikuar për herë të parë më 2008, nga
shtëpia botuese “Fayard”, në frëngjisht, botohet
për herë të parë në këtë vëllim të veprave.
“Darka e gabuar” është botuar në Tiranë më
2008, kurse “E penguara”, shkruar në vitet
2008-2009, është botuar për herë të parë në
këtë vëllim të shtatëmbëdhjetë, dhe si libër më
vete njëkohësisht.

- LEGJENDA E LEGJENDAVE
- ARDHJA E MIGJENIT NË LETËRSINË
SHQIPE
- KUSHËRIRI I ENGJËJVE
- ARTI SI MËKAT
- RA KY MORT E U PAMË
- DIALOG ME ALAIN BOSQUET
Vëllimi 19


Në vëllimin e nëntëmbëdhjetë të veprës,
përveç ditarit për Kosovën, të vitit 1999, të
njohur nën titullin “Ra ky mort e u pamë”, dhe
dialogut me shkrimtarin dhe publicistin e
shquar francez Alain Bosquet, botuar disa herë
në Shqipëri, përfshihen dy sprovat “Kushëriri
i engjëjve” dhe “Arti si mëkat”. Kjo e fundit
botohet për herë të parë në Shqipëri. Po ashtu
për herë të parë botohet si libër më vete në
Shqipëri “Legjenda e legjendave”, kurse
“Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” është
publikuar për herë të parë në Paris, si
parathënie e “Novelave të qytetit të Veriut” të
Migjenit, përkthyer në frëngjisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Vepra e plotë e Ismail Kadares
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ismail Kadare
» Jahjaga: Udhërrëfyes vepra e ushtarëve të lirisë
» Vepra e familjes Jashari bazë për ndërtimin e shtetit
» Ismail Kadare: Po punohet të na ndajnë nga Evropa
» Zgjidhje diplomatike për shuplakën ndaj Ismail Qemalit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: