Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Zgjidhje diplomatike për shuplakën ndaj Ismail Qemalit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Zgjidhje diplomatike për shuplakën ndaj Ismail Qemalit Empty
MesazhTitulli: Zgjidhje diplomatike për shuplakën ndaj Ismail Qemalit   Zgjidhje diplomatike për shuplakën ndaj Ismail Qemalit I_icon_minitimeFri Jan 21, 2011 6:28 pm

Zgjidhje diplomatike për shuplakën ndaj Ismail Qemalit




Zgjidhje diplomatike për shuplakën ndaj Ismail Qemalit U1_IsmailQemali

Sot botohet një tjetër letër nga Mehmet Ismet Çano, që përshkruan bukur, me
pak fjalë, atmosferën e rëndë që përjetonte bashkësia shqiptare në
Stamboll e jo vetëm aty, si pasojë e asaj shpulle që i u dha plakut të
Vlorës e që konsiderohej e tillë për gjithë kombin. Incidenti u mbyll me
rrugë “diplomatike”, siç do të mbyllej sot, po të ndodhte, por një
zgjidhje e tillë ishte e papranueshme për mendësinë shqiptare të njëqind
viteve të shkuara, kur fyerjet paguheshin shpesh me kokë. Edhe Evropa e
qytetëruar, deri vonë në raste të tilla, zgjidhjen e gjente tek duelet
me armë, me rregulla e me dëshmitarë. Dueli i kërkuar nga Hasan
Prishtina qetësonte deri diku shpirtërat e trazuar të shqiptarëve. Këtë e
shpreh bukur letërshkruesi me frazën: “ Burrnija e diftueme ptrej Hasan
beut në këtë rasë ka vjeftun me na ngushullue disi zemrat e
pikllueme...”


Është
një penelatë e një kuadri që përmbledh, në tërësinë e tij, një gamë më
të gjërë elementësh, e që ishte Shqipëria e mesit të vitit 1911, një
arenë ku ndeshen pa pushim prirje e interesa të ndryshme që gjejnë
shprehje në rrahjen e mendimeve mbi shkronjat. Kjo temë, aq e rrahur në
mjediset e pakta intelektuale të Vendit e jashtë tij, të cilët ishin më
të vetëdijshëm për rëndësinë themelore të saj, gjen jehonë dhe në
dokumentin e dytë që botohet sot, shumë kuptimplotë për të plotësuar
kuadrin.


Është
letra e përgjigjes që kryeministri Haki Pasha i dërgon ministrit të
brëndshëm, juristit Talat beu, në lidhje me urdhërin e dhënë për të lënë
të lirë hapjen e shkollave në gjuhën shqipe në katër vilajetet. Ajo
pasqyron qëndrimin e qeverisë për problemin në fjalë. Është një qëndrim
që luhatet mes dëshirës për të dhënë imazhin e një pushteti që “
respekton” vullnetin e qytetarëve të perandorisë, përfshirë dhe të
drejtën për t’u arsimuar në gjuhën e tyre, dhe prirjes për t’i dhënë
përparësinë karakterit fetar të formimit shpirtëror e intelektual të
shqiptarëve myslimanë e sidomos të brezit të ri të tyre. Problemi, i
tërhequr zvarrë prej vitesh, siç kemi parë deri tani, është i lidhur me
t’ardhmen e vetë kombit shqiptar, me përkatësinë e tij qytetërimeve të
botës. Karakteri i shkronjave u bë një udhëkryq që, në mënyrë
paradoksale, u vu para shqiptarëve në fillimin e shekullit të njëzetë,
si për t’u kujtuar atyre kohën e humbur në natën e gjatë të pushtimit
osman.


Ajo
që sot duket si një zgjidhje logjike, normale, e padiskutueshme, para
njëqind vjetësh ishte një ndërmarrje e guximshme, e rrezikshme, kundra
rrymës. Ata burra që, me forcën e arsyes dhe të karakterit, u imponuan
në çaste të vështira e vendimtare të jetës së kombit, duke vendosur
përfundimisht shkrimin me gërma latine, veç përkatësisë perëndimore të
cilën e zgjodhën për popullin e tyre, patën meritën e madhe të venë edhe
themelet e shtetit laik, në hullinë e të cilit do të ecte Shqipëria e
pavarur. Këtë arritje e sendërtuan mes vështirësish të panumurta, mes
prirjesh të fuqishme filo-turke, mes një padije të përgjithëshme, në të
cilën argumentat pseudo fetare mund të gjenin një tokë prodhuese për të
ushqyer mendësinë se “..i shênjti Kuran dhe doktrinat islamike nuk mund
të mësohen veçse me gërmat arabishte...”. Leva mbi besimin, ndërpretimi i
njëanshëm, në përputhje me interesat e ndryshme, i parimeve dhe
praktikave fetare, kanë prodhuar shpesh në historinë e botës, tragjedi
të pallogaritëshme. Kjo nuk përligj dhe as justifikon dogmën marksiste
“feja është opium për popullin”, mbasi besimi fetar, i kuptuar si një
nevojë shpirtërore e njeriut, është jo vetëm një kërkesë e brëndëshme e
individit për t’u strehuar në një ndërtesë të paprekëshme që i ushqen
shpresën, dashurinë për të ngjajshmit e tij, vlerat morale, por edhe një
mjet për të kuptuar madhështinë e Krijuesit e, në botën e tij të vogël,
të hyjë në unison me të.


Argumentat
e Sadrazemit turk nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë konceptim të
besimit fetar, janë vetëm mjete në dorë të një pushteti që, edhe se në
grahmat e fundit, mbetet dorështrënguar e i padrejtë me shqiptarët e kjo
letër “nji provë kaqë paturpsisht djallzore e dashakeqësisë të
zotnuesit të dikurshëm”.






Xhemaledin



31 maj 1911



Mehmet
Ismet Çano, nga Stambolli, Mustafa Krujës, në Durrës. Ekstrakt letre
private. Tyrqisht. Mbi shputën qi muer Ismail Kemali në Parlamentin
tyrk.




Stamboll, 18 Maj 327

...
Kur erdha në Stamboll gjithkush kishte në gojë urdhnin qi u kishte
dhânë katër vilajetevet për t’u lânë e lirë hapja e shkollavet shqipe,
të cilat mâ parë qenë mbyllun; kët’urdhën e kishte dhânë ministri i rí i
punvet të mbrêndshme, juristi Halil Beu, qi ka zânë vêndin e Talat
Beut. Me të vërtetë të gjithë ishin gzue nga ky urdhën. Por nënpunsit e
interesuem si prefekti i Korçës, ndën influencën e asaj fuqíje qi din,1
nuk i a vûnë aspak veshin urdhnit të Ministrit të Mbrêndshëm qi na ish
dukun se e kishte për njimênd. Dhe kështu u bânë shkak të vazhdojë
gjithnjí ai deshprim i ynë qi kiishim mâ parë. Erdh mbandej edhe të
fyemit qi i u bâ Ismail – Kemal – Beut qi na helmoi edhe mâ tepër. Me
javë nuk u bisedue tjetër në mes t’onë posë ksaj së fyemje. Mâ në fund,
sikurse do t’a keshë këndue ndër fletore, çâshtja u zgidh disí në favor
t’Ismail – Kemal – Beut. Âsht e ditun se kjo zgidhje nuk i përshtatet
asaj qi kemi deshirue na. Burrníja e diftueme prej Hasan Beut2 në këtë
rasë ka vjeftun me na ngushullue disí zêmrat e pikllueme...






15 gusht 1911



Kryeministrija tyrke Ministrís së Mbrêndshme. Shkresë qeveritare. Tyrqisht. Mbi shkollat shqip e mbi shkrolat e shqipes.



Me 2 gusht 1327 N.1193

Përgjegje
letrës së Shkëlqesës s’Uej me 18 korrik 327, N. 42750 i përgjithshëm e
1239 i posaçëm. Sikurse e dijni mbarshtimi i shkollave fillore u përket
komunitetevet. Pra mbasi qeverija ka pranue parimin e mësimit ndër ato
shkolla private fillore me shkrolat dhe gjuhën e komunitetit qi i ka
hapun, edhe gjuha shqipe mund të mësohet ndër shkolla private me çfardo
shkrolash qi të duen t’interesuemit. Me gjithë këtê Shqiptarët nuk janë
ende të marrë vesht ndër vete se ç’farë gërmash do të përdorin për
shkrimin e gjuhës së tyne kombtare. Shqiptarët e krishtenë dhe popullsít
myslimane të disa viseve janë për pranimin e shkrolavet latine, kurse
krejt Gegníja e Çamríja, si edhe nji pjesë e Toskvet myslimanë, pra
shumica e madhe e popullit shqiptar mohamedan anojnë për pranimin e
shkrolavet islamike. Kjo çâshtje madje, në vjetin e kaluem, ka mbërrîmë
me pasun konsekvenca deri për qetín e vêndit. Mb’anë tjetër, nji gjykesë
fetare e përparshme ka pasë caktue si parim qi i shênjti Kuran dhe
doktrinat islamike nuk mund të mësohen veçse me gërmat arabishte.
Prandej për me ruejtun besimin të pacenuem âsht punë e domosdoshme dhe
nji nevojë fetare qi n’ato shkolla ku mësimi bâhet me gërmat latine
nxânësvet t’u mësohen edhe tjerat. Me gjithë qi qeveríja, sikurse pat
qênë vêndue edhe mâ parë në nji mbledhje të posaçme, nuk do të përzihet
në këtë çâshtje, kuptohet vetiu qi s’ka si me njohun për të vetmet
shkrola kombtare të gjuhës shqipe ato gërma latine qi vetë shumica e
madhe e Shqiptarvet s’i ka pranue. Âsht punë e nevojshme pra qi kudo të
lêhet i lirë populli me mësue në dasht me shkrolat islamike në dashtë me
gërmat latine. Veçse në këtë rasën e dytë t’i vêhet mêndja me u ruejtun
të pacenueme mësimet e fés myslimane e të Kuranit simbas gjykesës së
shênjtë fetare. Dhe mbasi librat e mësimit me shkrola latine mâ e shuma
janë hartue e shtypun prej kishtarís austrijake e italjane e prej
komitetit të Bukureshtit, duhet vûmë shumë kujdes qi nëpër shkollat e
myslimanvet mos të mësohet gjâ në kundrështim me doktrinat islamike.
Meritojnë lavd edhe mundimet e atyne qi përpiqen me i ruejtun të pastra
nga çdo njollë gjuhën dhe fén e Shqiptarvet myslimanë, aqë në zâ për
besnikín e tyne ndaj besimin, tue e shkrue gjuhën shqipe me gërmat
arabishte. Shkurt, u përket Shqiptarvet me peshue e me çmue cilsít e
njânës palë shkrola e të tjetrës, dhe me zgjedhun ato qi t’u pëlqejnë.
Qeveríja do të respektojë ndiesít e popullit. Porse nuk âsht e mundun
mos me e çmue edhe dobín e madhe fetare qi kishte me rrjedhun prej
njisís së shkrolave ndër gjithë popujt mohamedanë. Të keni mirsin pra me
i a shtimë në krye popullit këto sênde edhe me e lânë të lirë të mësojë
n’atë mënyrë qi deshiron ai vetë, tue u dhânë edhe porosít e nevojshme
atyne qi lypset për me u ruejtun me do e mos sa thotë gjykesa e shênjtë
fetare.3



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Zgjidhje diplomatike për shuplakën ndaj Ismail Qemalit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ndaj lobimit po sillen sikur ndaj një çështjeje private
» Ismail Kadare
» Përjashtimet “diplomatike”
» Vepra e plotë e Ismail Kadares
» Ismail Kadare: Po punohet të na ndajnë nga Evropa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: