Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !!

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
dr.Delfina
WebMaster
WebMaster
dr.Delfina


<b>Postime</b> Postime : 1077

Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !! Empty
MesazhTitulli: Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !!   Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !! I_icon_minitimeSun Feb 20, 2011 3:21 pm

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, më 18 shkurt 2011 ka lëshuar një vendim me numër 322 përmes së cilit e nominon Hashim Thaçin si mandatar për formimin e Qeverisë së re. Ky vendim është bazuar në nenin 84 të Kushtetutës aktuale të Republikës së Kosovës, pika 14, që thotë se Presidenti i Republikës së Kosovës e “cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit”. Pikërisht kjo pikë e këtij neni e bën vendimin e lartëpërmendur kundërkushtetues. Jakup Krasniqi e ka shkelur Kushtetutën atëherë kur e ka nominuar Hashim Thaçin si mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.


Në momentin kur u lëshua ky vendim nuk ekzistonin ende marrëveshjet për koalicion midis PDK-së dhe AKR-së, PDK-së e SLS-së dhe PDK-së e Grupit për Integrim. Këto marrëveshje u bënë të nesërmen, më 19 shkurt 2011. Duke qenë se PDK-ja nuk është parti që përbën shumicën e Kuvendit dhe duke qenë se me datën 18 shkurt 2011 nuk ekzistonte as koalicioni që përbën shumicën e Kuvendit, Jakup Krasniqi nuk ka pasur të drejtë që ta nominojë Hashim Thaçin. Me këtë vendim Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës.


Jakup Krasniqi u pat bërë Ushtrues Detyre i Presidentit pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut më 27 shtator 2010. Ai menjëherë pat kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse mund ta mbante edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së. Në Aktgjykimin e datës 22 dhjetor 2010, Rasti Nr. KO 97/10, Gjykata Kushtetuese, duke iu referuar nenit 88, Pika 2, të Kushtetutës, pat thënë që Jakup Krasniqi, duke e mbajtur edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së nuk e shkel Kushtetutën meqenëse nuk është President i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.


Në pikën 25 të këtij Aktgjykimi thuhet se “Ushtruesi i Detyrës së Presidentit nuk është President i zgjedhur dhe herë pas here mund të ngrihen pyetje lidhur me kompetencat e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit. Asnjë çështje e tillë nuk është ngritur në këtë kërkesë.” Pra, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit mund të bëjë kërkesë te Gjykata Kushtetuese për ushtrimin e kompetencave të tij, madje tërthorazi inkurajohet për një gjë të tillë, mirëpo ai nuk e bëri këtë lidhur me nominimin e Hashim Thaçit.


Nga e gjithë kjo logjikisht rrjedh se Ushtruesi i Detyrës nuk mund të jetë President me kompetenca të plota. Ushtruesi i Detyrës së Presidentit nuk përfaqëson unitetin e popullit – ai njëkohësisht mban edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë. Prandaj, është kontestuese kompetenca e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit për nominimin e mandatarit për formimin e Qeverisë përderisa nuk jepet interpretim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.
Këta politikanë që na e sollën një kushtetutë për të cilën s’pati as debat parlamentar e as referendum gjithëpopullor, një kushtetutë që na e shpërfill historinë dhe luftën çlirimtare, një kushtetutë që hedh farën e bosnjëzimit të Kosovës dhe betonon sundimin ndërkombëtar mbi Kosovën, po këta politikanë tash e shkelin edhe vetë këtë kushtetutë të tyre sa herë që kjo gjë iu leverdis politikisht. Ata i drejtohen Gjykatës Kushtetuese jo për hir të korrektësisë ndaj kushtetutës, por si mjet për qëllime të ngushta politike.


Prishtinë, 20 shkurt 2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.com
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !! Empty
MesazhTitulli: Re: Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !!   Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !! I_icon_minitimeSun Feb 20, 2011 4:07 pm

Shkele shkele a ska Ligj per Juve a
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !! Empty
MesazhTitulli: Re: Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !!   Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !! I_icon_minitimeMon Feb 21, 2011 10:39 am

Do t'i vie dita kur ka me shkel kto kushtetuta e ate dite ato nuk po e mendon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !! Empty
MesazhTitulli: Re: Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !!   Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !! I_icon_minitimeTue Feb 22, 2011 7:07 am

Do kemi kushtete re sipas deshires se popullit e jo si flamuri e kushtetuta na vine dhurate
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !! Empty
MesazhTitulli: Re: Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !!   Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !! I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jakup Krasniqi e shkeli Kushtetutën të premten !!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ashton të premten në Kosovë
» Konsultime për Kushtetutën në 11 qytete
» Tuneli i Kalimashit hapet të premten
» Presidenti i Hungarisë nënshkroi Kushtetutën
» ROSU nuk shkeli një Jarinjë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: