Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Axha i Agim Çekut dëshmoi në Beograd për masakrën e Qyshkut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Axha i Agim Çekut dëshmoi në Beograd për masakrën e Qyshkut  Empty
MesazhTitulli: Axha i Agim Çekut dëshmoi në Beograd për masakrën e Qyshkut    Axha i Agim Çekut dëshmoi në Beograd për masakrën e Qyshkut  I_icon_minitimeThu Mar 31, 2011 7:52 am

Axha i Agim Çekut dëshmoi në Beograd për masakrën e Qyshkut  Beligrad4

Beograd, 31 mars - Haxhi Çeku, xhaxhai i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka dëshmuar për vrasjet në fshatin Qyshk të Pejës, të 14 majit të vitit 1999, kur, sipas aktakuzës, ishin vrarë 43 persona, për të cilat nëntë të akuzuar gjykohen në Gjykatën Speciale për Krime Lufte në Beograd.
Haxhiu ka rrëfyer për ditën kritike të vrasjes së vëllait të tij, Hasan Çeku, njëherësh babai i Agim Çekut, në ahurin e oborrit të tij. Atë disa pjesëtarë të grupit të forcave serbe e kishin prerë në fyt dhe kishin shtënë në të.
Haxhi Çeku ka identifikuar njërin nga të akuzuarit, Sreqko Popoviq, si pjesëmarrës në masakër.
“Ka qenë ora diku 08.00 dhe kam menduar që është Sreqko. Ai ka pasur një uniformë me ngjyra të ndryshme dhe ka pasur shami dhe i lyer me ngjyra të ndryshme”, ka thënë ai.
Hasani ka treguar se me Sreqko Popoviqin kishte punuar në Fabrikën e Birrës në Pejë.
Hasani ka theksuar se në mesin e sulmuesve kishin qenë edhe një person, të cilin e kishin quajtur Nebojsha, dhe një tjetër që e kishin quajtur Zvonko.
Nebojsha Miniqi është njëri ndër të akuzuarit që ka vdekur ndërkohë nga AIDS-i. Zvonkoja është Zvonimir Cvetkoviq, njëri nga të dyshuarit që po gjykohen.
Nëntë persona, pjesëtarë të grupit paramilitar serb “Çakajtë” janë arrestuar në mars të vitit 2010, dhe janë duke u gjykuar për krime të luftës të kryera në fshatin Qyshk në hyrje të Pejës. Gjykimi ka filluar më 20 dhjetor të vitit të kaluar në Beograd.
Ata akuzohen për vrasje, dhunime dhe plaçkitje. Në mesin e të vrarëve në Qyshk ka qenë edhe Hasan Çeku, babai i Agim Çekut.
“Na kemi folur edhe me Hasanin, dhe kemi vendosur me qëndru aty, kemi menduar se më mirë është të vdesim aty sesa të ikim, më mirë në shtëpitë tona”, ka theksuar dëshmitari Haxhi Çeku të mërkurën në gjykatën e Beogradit.
Ai ka treguar për mënyrën se si i kanë dëbuar disa herë nga fshati duke i drejtuar për në Shqipëri. Ai ka thënë se ka parë edhe të akuzuarin Radoslav Bërnoviq, komandantin e policisë në fshatin Kliqinë, i cili, sipas tij, ka qenë aty herën e dytë.
Dëshmitari ka thënë se nuk ka parë kush e ka vrarë Kadri Çekun, por për ngjarjet e tjera është i sigurt. Ai ka thënë se nuk është kthyer në ahur, sepse ka menduar se kanë vënë eksploziv në atë vend dhe ashtu edhe ka dalë në fund.
Sreqko Popoviq ka replikuar me dëshmitarin me shumë emocione dhe ka thënë se Haxhi Çeku e ka pasur djalin terrorist. Djali i Haxhiut është Skënder Çeku, ish-pjesëtar i UÇK-së që është vrarë gjatë ofensivës në fshatin Loxhë.
Debati në seancë është nxehur pasi i akuzuari Zvonimir Cvetkoviq, të cilit dëshmitari ia ka përmendur emrin, ka dalë për të bërë pyetje për të dhe ka thënë se ata njiheshin që më parë pasi, sipas tij, kur ka qenë mekanik ia ka rregulluar makinën. Por këtë gjë e ka mohuar dëshmitari. Ai ka thënë se djali i tij, Skënder Çeku, ka punuar në “Petrans” ku ka qenë drejtues dhe se ka qenë ai që e ka pranuar në punë.
“Prej ditës së parë që ka ardhur në punë ka treguar se ka qenë fashist i madh”, ka komentuar i akuzuari.
Në këtë ka reaguar kryetarja e trupit gjykues, e cila ka thënë se nuk ka nevojë për komente dhe se për djalin e vdekur të askujt nuk mund të flitet në gjykatore.
Haxhi Çeku ka reaguar dhe ka thënë se është e çuditshme se si këta persona nuk kanë ndërgjegje.
“Këta kriminelë u thonë njerëzve fashistë edhe pas gjithë atyre që kanë bërë. Këta duhet të kërkojnë falje”, ka thënë dëshmitari.
Ndërkaq më pas avokati mbrojtës i njërit nga të akuzuarit ka reaguar duke thënë se është e padrejtë të quhet dikush kriminel pa u dhënë vendimi i gjyqit. Situatën është munduar ta qetësonte kryetarja e trupit gjykues.
Ndërkaq Natasha Kandiq, mbrojtëse e të dëmtuarve dhe drejtoreshë e Fondit Humanitar, ka thënë se asnjë dëshmitar nuk mund të thotë ndryshe pasi për ta ka dëshmi.
“Dëshmitari e ka vëllanë e vdekur. Avokatët mbrojtës po sillen shumë keq, po keqtrajtojnë dëshmitarët, po mbajnë fjalime politike, po vijnë me bluza me mbishkrime dhe gjëra të tjera. Duhet ta kuptoni që kjo kohë ka kaluar, kjo nuk funksionon më”, ka thënë Kandiq.
Seanca është përcjellë edhe me reagime të tjera gjatë procesit. I akuzuari Sreqko Popoviq ka theksuar: “Nëse do të gjykohesha në Tiranë, do të dilte më mirë.
Në vazhdim ka dëshmuar edhe dëshmitarja tjetër, Lirie Gashi, e cila fshehur në hithra ka parë vrasjet e një grupi të meshkujve në Qyshk dhe ka parë edhe disa pjesëtarë të policisë. Ajo ka përmendur disa prej emrave të të akuzuarve dhe ka thënë se nuk ka ndryshuar deklaratat e saj të mëhershme.
Avokatët kanë tentuar të tregonin se si dëshmitarët nuk janë të besueshëm pasi, sipas tyre, shumë detaje nuk përputhen me deklaratat e mëhershme dhe kanë bërë pyetje edhe për klientët e kolegëve. Gjyqtarja ka reaguar duke thënë se të gjithë avokatët po mbrojnë të gjithë të akuzuarit.
Toplica Miladinoviq, Sreqko Popoviq, Slavisha Kastratoviq, Zvonko Cvetkoviq, Radoslav Bërnoviq, Vidoje dhe Velko Koriçanin, dhe Abdullah Sokiq janë duke u gjykuar. Po ashtu, në arrest rreth këtij rasti janë edhe Zoran Obradoviq, i arrestuar në Gjermani më 25 dhjetor të vitit të kaluar, si dhe Milojko Nikoliq, i arrestuar më 28 dhjetor në Mal të Zi.
Gjithsej 26 persona janë të dyshuar si pjesëmarrës në këtë masakër, ndërsa për gjashtë persona që gjenden në arrati janë lëshuar fletarrestime nëpërmjet Interpolit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Axha i Agim Çekut dëshmoi në Beograd për masakrën e Qyshkut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pas Kabashit, dëshmoi një UDB-ash
» Ambiciet e Çekut, acarim me NATO-n
» Debat parlamentar për masakrën në burgun e Dubravës
» “Inati” e ndalë Tadicin në Beograd
» Kanadaja heq fletëarrestin për Agim Çekun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: