Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Dialogu vazhdon pa pengesa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Dialogu vazhdon pa pengesa   Empty
MesazhTitulli: Dialogu vazhdon pa pengesa    Dialogu vazhdon pa pengesa   I_icon_minitimeMon Apr 04, 2011 7:45 am

Kosova sërish gjendet në krizë të institucioneve dhe kjo ka hedhur hije edhe mbi dialogun Kosovë-Serbi, i cili në fillim të kësaj jave solli marrëveshjet e para parimore.
“Dialogun do të vazhdojmë nga mesi i prillit, në qoftë se Kosova deri atëherë ende i ka përfaqësuesit e vet”. Me këtë përgjigje gjysmironike, shefi i delegacionit serb në dialogun me Prishtinën, Borko Stevanovic, bëri të qartë se kriza institucionale në Kosovë do të mund të ndikonte edhe dialog.

Qeveria e Kosovës, ndërkohë, ka kumtuar se shpallja e zgjedhjes së presidentit antikushtetuese nuk do të ndalë dialogun me Serbinë. Edita Tahiri, zëvendëskryeministre dhe shefe e delegacionit kosovar, bëri të qartë se me palën serbe janë hapur shumë tema të rëndësishme si telekomunikacioni dhe furnizimi me energji elektrike. Ajo thotë se janë arritur edhe marrëveshjet e para parimore. “Kemi bërë progres në çështjet e regjistrit civil dhe kthimit të dokumentacionit kadastral”, ka shpjeguar Tahiri për Deutsche Welle, transmetoi Express.

Këtë marrëveshje konfirmon edhe Stevanovic. Marrëveshja me palën serbe është arritur vetëm duke i falënderuar kompromisit të palës kosovare, e cila pranoi që t'i kthehen kopjet dhe jo origjinalet e regjistrave civilë dhe kadastrit, të rrëmbyera dhe të transportuara në Serbi, gjatë kohës së luftës, para 12 vitesh.

Në dialog deri tani ka pasur përparime edhe në çështjen e furnizimit me energji elektrike. Por pala serbe është e mendimit se dialogu në fakt duhet të zhvillohet vetëm për kthimin legal të Elektroekonomisë Serbe në Kosovë dhe furnizimit të popullatës serbe atje.

E konfrontuar me këtë deklaratë të Stevanovicit, i cili pohon se nuk do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me shtetin e Kosovës, Tahiri thotë se ky dialog teknik ka një kontekst ndërkombëtar.

Burime diplomatike pohojnë se së shpejti në Bruksel do të takohen përfaqësuesit e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ekspertë të EULEX-it dhe përfaqësuesit të autoritetit të regjistrave civile në Serbi. Qëllimi është që të merren vesh përfundimisht rreth regjistrave civilë. Në këtë takim nuk do të jenë Tahiri e Stevanovic, sepse takimi është i nivelit teknik. Pritet që ekspertët serbë, me vete do të sjellin edhe regjistrat civilë, që Serbia i ka marrë gjatë kohës së luftës.

Ekspertët ndërkombëtarë do të ndihmojnë në verifikimin e kopjeve që do të sillen nga Serbia dhe do t’i dorëzohen kosovarëve. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Dialogu vazhdon pa pengesa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vazhdon dialogu
» Në fund të qershorit vazhdon dialogu
» Në korrik vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd
» Dialogu në krizë
» BE-ja do rezultate konkrete nga dialogu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: