Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Tri shkeljet e Kuvendit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Tri shkeljet e Kuvendit	 Empty
MesazhTitulli: Tri shkeljet e Kuvendit     Tri shkeljet e Kuvendit	 I_icon_minitimeThu Apr 07, 2011 12:42 pm

Instituti Demokratik i Kosovës theksoi të mërkurën se në jo më shumë se një muaj e gjysmë që nga konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ky institucion është ballafaquar me tri shkelje të natyrave të ndryshme, si mënyra e zgjedhjes së presidentit, vendimi për shitjen e PTK-së etj.

Kështu theksuan zyrtarë të KDI-së në publikimin e raportit mujor të monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës, për periudhën shkurt-mars 2011.

“Shkelja e dytë ka të bëjë me vendimin për shitjen e PTK-së, të bashkangjitur në mënyrë të kundërligjshme si aneks në Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2011, përkatësisht në Nenin 4 të këtij Projektligji. Dhe, shkelja e tretë vlerësojmë se është zgjedhja e deputetit Fikrim Damka, anëtar të Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe të Banesave që ka të bëjë me konflikt interesi”, ka thënë Besnik Ramadanaj nga KDI.

KDI konsideron po ashtu se në rastet kur kemi të bëjmë me interesin nacional, Kuvendi duhet të reflektojë konsensus të partive politike.

Sipas tij, miratimi i Rezolutës për bisedimet me Serbinë, me shumicë të thjeshtë të votave, respektivisht pa votat e opozitës nuk i shërben interesit nacional. Ky veprim, ai ka thënë se po rezulton me atë që partitë politike nuk po e luajnë rolin për t’iu shërbyer interesave të qytetarëve, por për më tepër ato janë bërë burim i krizave, brenda Kuvendit të Kosovës.

“Sa i përket transparencës së Kuvendit të Kosovës, edhe ky fillim-mandat i kësaj legjislature nuk ka reflektuar ndryshim. Disa komisione parlamentare, në kundërshtim me rregulloren e punës së Kuvendit, mbajtjen e mbledhjeve e kanë filluar pa publikimin tyre në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit. Pastaj, mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit vazhdojnë të mbahen të mbyllura për organizatat e shoqërisë civile dhe publikun vendor. Dhe problemi i njëjtë po ashtu me legjislaturën e kaluar vazhdon të jetë transmetimi jo më shumë se në orën 17:00”, është thënë po ashtu në konferencë.

KDI gjatë monitorimit të punës së Kuvendit ka evidentuar edhe zhvillime pozitive. Përderisa Qeveria e Kosovës ka rritur numrin e ministrive, Ramadanaj ka thënë se Kuvendi ka zvogëluar numrin e komisioneve parlamentare, duke i zvogëluar edhe shpenzimet. Nga 16 komisione sa kanë qenë, tani i kemi vetëm 13 sosh.

Mirëpo, zhvillimet e fundit politike, kanë ndikuar edhe në dinamikën e punës së Kuvendit të Kosovës. Megjithëse për këtë vit në strategjinë legjislative të Qeverisë janë paraparë për tu miratuar 149 projektligje, në përjashtim të projektligjit për buxhet, sipas tij komisionet parlamentare ende nuk kanë filluar ta shqyrtojnë asnjë projektligj të vetëm.

“Për shkak të rrethanave politike të krijuara pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetueses për Presidentin, KDI vlerëson se institucionet nuk duhet të futen në një proces të ri elektoral, pa kodifikimin e legjislacionit zgjedhor, sistemit zgjedhor dhe procesit zgjedhor në tërësi”, është thënë në fund të konferencës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Tri shkeljet e Kuvendit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Bojkotuesit e Kuvendit mbesin pa rroga?
» Kuçi paralajmëron masa për shkeljet në MD
» Kurti: Të identifikohen shkeljet ligjore gjatë privatizimit
» Seanca e Kuvendit më 27 maj
» Prapaskenat nga mbledhja e sotme e Kuvendit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: