Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  LDK e Vetëvendosje kanë nga tri kushte

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 LDK e Vetëvendosje kanë nga tri kushte	 Empty
MesazhTitulli: LDK e Vetëvendosje kanë nga tri kushte     LDK e Vetëvendosje kanë nga tri kushte	 I_icon_minitimeThu Apr 07, 2011 12:45 pm

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, njëherësh ushtruese detyre i presidentit ka përfunduar të mërkurën takimet me përfaqësues të partive politike, në përpjekje për të tejkaluar situatën e krijuar rreth kandidatit për president të ri të Kosovës.

Krasniqi dhe përfaqësues të partive pjesëmarrëse në këto takime nuk kanë folur pas takimi, ndërkohë që mësohet se brenda në takim është diskutuar rreth kandidatit për president, ndryshimit të nenit të Kushtetutës që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit dhe mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, njoftojnë mediat e kryeqytetit.

I vetmi që ka folur për media, ka qenë deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Lëvizja Vetëvendosje e ka kushtëzuar bashkëpunimin e saj me subjektet politike për gjetjen e zgjidhjes së krizës politike me ndalimin e tri proceseve që i konsideron të dëmshme në Kosovë. Zbatimi i Planit të Ahtisarit, bisedimet me Serbinë dhe privatizimi i aseteve kombëtare, janë tri proceset që kjo lëvizje kërkon që të ndalohen.

Deputeti Konjufca e ka cilësuar si një anashkalim të demokracisë, takimin e djeshëm ndërmjet Thaçit, Mustafës dhe Pacollit tek ambasadori amerikan, Christofer Dell, duke thënë se ky i fundit i fton vetëm ata që janë të gatshëm të bëjnë pazare politike.

Ndërkaq edhe për ndryshimet kushtetuese, kjo lëvizje ka kushte. Konjufca ka thënë se duhet të ndërrohen së pari dy nene që i mohojnë Kosovës vetëvendosjen e jashtme dhe atë të brendshme, sikur që është neni 1.3 dhe neni 143 i Kushtetutës së Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka njoftuar të mërkurën Kryesinë e partisë për takimin që e ka pasur të martën me ambasadorin amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ku kanë marrë pjesë edhe Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli.

Mustafa ka thënë se në këto takime janë dhënë kushtet e LDK-së për dalje nga kriza rreth zgjedhjes së presidentit-ndryshimi Kushtetutës, ndryshimi i Ligjit për zgjedhjet dhe caktimi i afatit se kur do të mbaheshin zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të jenë shtruar sot edhe para u.d të Presidentit, Jakup Krasniqi.

I pyetur nëse LDK do ta mbështeste Behgjet Pacollin për president, Mustafa ka thënë se kjo është çështje e negociatave që janë duke vazhduar dhe do të vazhdojnë gjatë të së mërkurës.

Mustafa ka shprehur dëshirën për zgjidhje të përshtatshme për të tejkaluar gjendjen që është krijuar rreth zgjedhjes së presidentit të ri. Ndërkohë, ai ka marrë mbështetjen e Kryesisë së LDK-së për vazhduar negociatat përzgjedhjes së kandidatit për president.

U.d i Presidentit, Jakup Krasniqi tha se në cilësinë e u.d të presidentit të vendit sot ka takuar drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetëvendosjes dhe Lëvizjes për Bashkim, ndërsa pasdite do të takojë edhe drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partive të minoriteteve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
LDK e Vetëvendosje kanë nga tri kushte
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kushte për koalicione kanë të gjithë
» Kanë 18 fëmijë dhe nuk kanë ndërmend të ndalen
» Mustafa: Jo bisedimeve pa kushte
» Sa kanë efekt vitaminat?
» Binjakë por kanë një vit ndërmjet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: