Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  LDK-ja nuk arrin t’i bindë degët në Gjakovë e Obiliq për zgjedhje të brendshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 LDK-ja nuk arrin t’i bindë degët në Gjakovë e Obiliq për zgjedhje të brendshme	 Empty
MesazhTitulli: LDK-ja nuk arrin t’i bindë degët në Gjakovë e Obiliq për zgjedhje të brendshme     LDK-ja nuk arrin t’i bindë degët në Gjakovë e Obiliq për zgjedhje të brendshme	 I_icon_minitimeSat Apr 09, 2011 5:48 pm

Vendimi i Kryesisë qendrore të LDK-së, në bazë të të cilit degët e kësaj partie në Gjakovë, Pejë, Shtime dhe Obiliq është dashur të nisnin procesin e zgjedhjeve të brendshme, ende nuk ka nisur të zbatohet në praktikë. LDK-ja kishte marrë këtë vendim më 22 mars me arsyetimin se kuvendet zgjedhore të këtyre degëve nuk qenë organizuar në përputhje me statusin e partisë. Por ky vendim vazhdon të kundërshtohet edhe më tej nga Dega e LDK-së në Gjakovë si dhe asaj në Obiliq, edhe pse zyrtarë të kësaj partie thonë se këto kundërshtime janë tejkaluar në takimin e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Procesi i zgjedhjeve që në bazë të vendimit të Kryesisë së LDK-së është dashur të niste më 5 prill për të përfunduar më 31 maj, nuk ka filluar zyrtarisht në asnjërën nga komunat e përmendura.
Mosfillimi i punës në terren është arsyetuar në mënyra të ndryshme nga përfaqësuesit e LDK-së nëpër këto komuna. Përfaqësuesi i LDK-së në Gjakovë, Fehmi Vula, i cili është i angazhuar në grupin punues për organizimin e zgjedhjeve të brendshme të Degës së LDK-së në Gjakovë, ka paralajmëruar se ky proces pritet të fillojë javën e ardhshme. “Procesi në mënyrë teknike ende nuk ka filluar. Por ne do të dalim javën e ardhshme në terren për ta nisur procesin me veprime konkrete”, ka thënë Vula.
Ai ka mohuar se zgjedhjet brendapartiake po bëhen për të larguar aktivistë të kësaj partie.
“Mbajtja e zgjedhjeve brenda partisë është proces që i përket natyrës demokratike dhe mospajtimet janë shumë të pranueshme. Këtu nuk ka asgjë të keqe dhe nuk bëhet fjalë për përjashtime të askujt nga partia, sepse është përpjekje për t’i përmirësuar gabimet të cilat kanë ndodhur gjatë kuvendit të fundit zgjedhor të partisë”, është shprehur Vula.
Ndryshe mendon anëtari i Kryesisë së LDK-së në Gjakovë, Naim Ibrahimi.
“Nuk ka ndonjë gjë konkrete në nisjen e zgjedhjeve, sepse ne i kemi kundërshtuar ato. Në bazë të veprimeve dhe mënyrës se si është bërë caktimi i grupeve që do të merren me organizimin e zgjedhjeve, nuk ka hapësirë për të besuar se kërkesa për organizim të zgjedhjeve ka ndonjë qëllim të mirë. Thjesht, nuk është përpjekje e sinqertë”, ka vlerësuar Ibrahimi.
Sipas tij, ky veprim i LDK-së nuk ka për qëllim reformën.
I njëjti vendim vazhdon të kundërshtohet edhe nga Dega e LDK-së në Obiliq. Kryetari i kësaj dege, Adem Preniqi, ka treguar se pavarësisht se janë njoftuar me vendimin e LDK-së në qendër, kjo degë tash për tash nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që përkon me vendimin e Kryesisë Qendrore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
LDK-ja nuk arrin t’i bindë degët në Gjakovë e Obiliq për zgjedhje të brendshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fizika dhe deget e saj
» Mustafa nis takimet me degët e LDK-së
»  Dega e AKR-së në Gjakovë nuk ka kaluar në AAK
» Dega e LDK-së në Gjakovë kundër Kryesisë Qendrore
» Gjakovë: Zhvarrosen mbetjet mortore të katër personave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: