Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Dega e LDK-së në Gjakovë kundër Kryesisë Qendrore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Dega e LDK-së në Gjakovë kundër Kryesisë Qendrore  Empty
MesazhTitulli: Dega e LDK-së në Gjakovë kundër Kryesisë Qendrore    Dega e LDK-së në Gjakovë kundër Kryesisë Qendrore  I_icon_minitimeThu Jun 02, 2011 4:48 pm

Kryesia e Degës së LDK-së në Gjakovë përmes një komunikate për media tërheq vërejtjen individëve e grupeve, të cilët po përpiqen të krijojnë struktura paralele të kësaj partie në komunën e Gjakovës. Ajo thekson se për veprime të tilla dëmtuese nuk mund të marrë përgjegjësinë.

Sipas komunikatës, në mbledhjen e djeshme ajo diskutoi rreth informatave të kryetarëve të nëndegëve dhe aktivistëve, të cilët njoftuan për përpjekjet e “strukturave paralele” të kësaj partie që të mbajnë kuvendet nëpër nëndegë.

Në komunikatë thuhet se asnjë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nga kjo degë, asnjë anëtar i Kryesisë së degës, dhe 20 nënkryetarët e nëndegëve nuk janë duke marrë pjesë në këtë proces të manipuluar. Përkundër kësaj, disa individë nga të ashtuquajtura struktura paralele, të vetëshpallur si trup koordinues për degën, pa asnjë vendim të Kryesisë Qendrore, por me mbështetjen e dy-tre individëve të Kryesisë Qendrore, po improvizojnë mbajtjen e kinse kuvendeve të disa nëndegëve kryesisht në takim miqsh nëpër kafene.

Dega e LDK-së në Gjakovë i bën thirrje kryetarit, Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe Grupit punues për Gjakovën (të kryesuar nga zoti Kryeziu), i cili ka mbajtur vetëm një takim deri më tash, të shqyrtojë dhe të analizojë të gjitha materialet të cilat i kanë në Kryesi dhe të ndërpresin menjëherë këto veprime manipuluese, të cilat po ndodhin në terren, sepse vazhdimi i një situate të tillë sipas tyre po e dëmton seriozisht degën, duke rrezikuar me krijimin e strukturave paralele në degë dhe duke dëmtuar atmosferën e konsolidimit dhe forcimit të mëtejmë të LDK-së në degën tonë.

“Për veprimet e tilla dëmtuese ne nuk mund të marrim përgjegjësinë”, përfundon komunikata e nënshkruar nga kryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë, Fetah Bakija.

Kryesia Qendrore e LDK-së ka shpallur përsëritjen e zgjedhjeve në degët e Gjakovës, Pejës, Obiliqit dhe të Shtimës. Dega e Gjakovës, e cila në zgjedhjet e vjeshtës së vitit të kaluar zgjodhi kryetar Fetah Bakinë, kërkesën për përsëritjen e këtij procesi e konsideron manipulim individësh e grupesh brenda partisë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Dega e LDK-së në Gjakovë kundër Kryesisë Qendrore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Dega e AKR-së në Gjakovë nuk ka kaluar në AAK
» Mbledhje urgjente e Kryesisë së PDK-së
» Dega e LDD-së në Suharekë kaloi në AAK
» 26 të vdekur nga një sulm në bankën qendrore irakiane
» Pacolli vazhdon lobimin në Afrikën Qendrore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: