Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Qeveria e do Shalën ambasador, Prokuroria e heton

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Qeveria e do Shalën ambasador, Prokuroria e heton  Empty
MesazhTitulli: Qeveria e do Shalën ambasador, Prokuroria e heton    Qeveria e do Shalën ambasador, Prokuroria e heton  I_icon_minitimeTue Apr 19, 2011 8:23 am

Hetimet që thuhet se po zhvillohen ndaj ish ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala mund t’ia prishin atij marrjen e një posti të ri shtetëror-atë të ambasadorit të Kosovës në Washington.
Në rrugën e krijimit të një karriere të re në diplomaci, njeriut që udhëhoqi financat në mandatin e kaluar të qeverisë së Hashim Thaçit, i kanë dalë shpronësimi i disa hektarëve tokë gjatë kohës sa ai ka qenë në krye të agjencisë për privatizim, shkruan Koha Ditore.

Burime të besueshme ndërkombëtare i kanë thënë gazetës se eksiton një plan që Ahmet Shala të emërohet ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend të ambasadorit aktual Avni Spahiu.

Por, siç ka shpjeguar i njëjti burim, emërimi nuk do të mund të realizohet nëse ndaj Shalës janë duke u bërë hetime serioze. Burime nga Prokuroria e Kosovës kanë bërë të ditur se Shala është duke u hetuar të paktën në një rast që ka të bëjë me shit-blerje pronash në mënyrë të paligjshme, që janë përligjur nga ish Agjencia Kosova e Mirëbesimit, agjenci që ka bërë privatizimin e pronave shoqërore para shpalljes së pavarësisë.

Shala ka qenë zëvendësdrejtor i AKM-së për disa vjet, gjatë së cilave pjesa më e madhe e pronave shoqërore janë shitur. Qindra hektarë tokë sipas burimeve janë përligjur nga ish Agjencia Kosovare e Mirëbesimit të Kosovës.

Numri më i madh i pronave të përvetësuara ka ndodhur në rajonin e Prishtinës dhe Lipjanit.

Planin për emërimin e Shalës si ambasador e kanë konfirmuar në kushte anonimiteti edhe burime të sigurta brenda Qeverisë së Kosovës, por zyrtarë të lartë në ekzekutiv janë habitur nga informatat për hetimet që po bëhen ndaj Shalës.

Një plan për dërgimin në shërbim diplomatik jashtë vendit është përfolur se ka ekzistuar edhe për ish ministrin e MTPT-së, Fatmir Limaj por edhe ai qe pamundësuar për shkak të hetimeve.

Gazeta ka provuar të marrë qëndrimin zyrtar të EULEX-it dhe të Qeverisë së Kosovës rreth kësaj çështjeje, por ka qenë e pamundur. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Qeveria e do Shalën ambasador, Prokuroria e heton
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Prokuroria Speciale e kënaqur me punën e vet
» Shqipëria natyrale, prokuroria serbe kërcënon me padi
» Krimet e luftës, EULEX heton në Durrës
» EULEX-i po heton 69 raste të korrupsionit
» Polica heton vrasjet në Viti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: