Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Beogradi vë në rrezik stabilitetin e rajonit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Beogradi vë në rrezik stabilitetin e rajonit   Empty
MesazhTitulli: Beogradi vë në rrezik stabilitetin e rajonit    Beogradi vë në rrezik stabilitetin e rajonit   I_icon_minitimeSun Apr 24, 2011 5:35 pm

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që ndarja e Kosovës të jetë pjesë e bisedimeve me palën serbe. Deklaratat e Borko Stevanovicit për këtë çështje, ajo i quan provokim dhe propagandë që mund të rrezikojnë stabilitetin e rajonit.
“Dihet qartë qëndrimi ynë. Koncepti i dialogut është për çështje teknike dhe asnjëherë nuk do të pranohen temat politike. Mund të them se idetë e tilla që kanë ardhur nga Serbia dhe z. Stefanovic janë ide destabilizuese për rajonin. Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës udhëhiqemi me politika progresive, për të forcuar stabilitetin dhe paqen në rajon, fqinjësinë e mirë, si rrugë për integrime evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Tahiri në një prononcim për të përditshmen Express.

Ajo ka mohuar që gjatë takimeve me palën serbe të ketë pasur tendenca për të diskutuar temën e ndarjes. “Jo, nuk ka pasur tendenca të tilla, sepse që nga takimi i parë – edhe një herë, pra, të gjitha palët kanë konfirmuar që kanë pranuar konceptin për një dialog teknik, që adreson çështjet praktike”, ka thënë Tahiri.

“Unë ia kam thënë z. Stevanovic pas vizitës në Kosovë dhe deklaratave të tilla të pamatura, që nuk i kontribuon suksesit të dialogut një retorikë propagandistike mediave, sepse qëllimi i dialogut është përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe afrimi i të dyja vendeve me BE-në, por edhe rritja e bashkëpunimit rajonal”, ka shtuar Tahiri.

Për më tepër, zëvendëskryeministrja Tahiri i quan provokuese deklaratat e shefit të delegacionit serb. “Deklaratat e tilla provokuese janë të dëmshme për dialogun dhe unë mendoj se në këtë rast z. Stefanovic duhet të jetë më i përgjegjshëm për t’i dhënë kontribut suksesit të dialogut”.

Tahiri ka thënë, po ashtu, se deklaratat e Stevanovicit janë vetëm për konsum të brendshëm politik. “Por ata e dinë qartë – edhe z. Stefanovic, edhe Qeveria serbe se dialogu që ka nisur në Bruksel ka karakter ekskluziv teknik dhe për këtë ata janë pajtuar paraprakisht. Sikur që jemi pajtuar edhe ne, edhe BE-ja. Fundja, edhe rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së flet për një dialog për çështje praktike në interes të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe në interes të përafërmit të të dyjave vendeve me BE’në”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Beogradi vë në rrezik stabilitetin e rajonit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arrestimi i të korruptuarve nuk prish stabilitetin politik, por lënia e tyre në liri
» Përmbyllet takimi i liderëve të rajonit
» Perspektiva e rajonit, integrimi i plotë në BE
» Kosova larg rajonit në luftimin e krimit të organizuar
» Kuota e grave, në rrezik

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: