Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ndërtimi i stadiumit, kuqezinjtë "strehohen" në Prishtinë!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ndërtimi i stadiumit, kuqezinjtë "strehohen" në Prishtinë!  Empty
MesazhTitulli: Ndërtimi i stadiumit, kuqezinjtë "strehohen" në Prishtinë!    Ndërtimi i stadiumit, kuqezinjtë "strehohen" në Prishtinë!  I_icon_minitimeMon Apr 25, 2011 12:19 pm

Stadiumi i Prishtinës mund të jetë alternativa e parë për kombëtaren e Shqipërisë pas fillimit të punimeve për ndërtimin e stadiumi të ri në kryeqytet, aty ku sot ndodhet kombëtari “Qemal Stafa”
Ndërtimi i stadiumit, kuqezinjtë "strehohen" në Prishtinë!  Images


Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një prononcim të dhënë për gazetën kosovare “Express”, tha se më parë impianti i kryeqytetit kosovar do të duhet të plotësojë kushtet sipas parametrave të përcaktuara tashmë nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare.

Plani për të prishur “shtëpinë” e kombëtares kuqezi, stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në vendin e të cilit do të nisin punimet për një stadium të ri e modern, ka bërë që stadiumi i Prishtinës t’i hapë dyert për përfaqësuesen shqiptare, duke mundësuar të luajnë aty ndeshjet deri në përfundimin e punimeve. Presidenti Duka e ka mirëpritur menjëherë këtë nismë, por me pak rezerva: krijimin e kushteve të duhura për ndeshje ndërkombëtare sipas kritere të kërkuara nga FIFA e UEFA.

“Po, mund të ndodhë që kombëtarja të zhvillojë ndeshjet në stadiumin e Prishtinës. Por ai stadium ka nevojë për rregullime dhe duhet të plotësojë disa kritere të kërkuara nga FIFA e UEFA si, ndriçimi, vendet e mbuluara, tribunat etj”, ka thënë Duka. “Ne shpresojmë që këto të rregullohen, sepse në kushtet në të cilat ndodhet stadiumi i Prishtinës nuk mund të luhet ndeshje ndërkombëtare. Për momentin, stadiumi i Prishtinës nuk i plotëson kushtet, po ashtu edhe mendohet se nuk do të mund të përballojë interesimin e madh të tifozëve kuqezinj, prandaj alternativë tjetër do të mbetet stadiumi ‘Loro Boriçi’ në Shkodër. Megjithatë, duhet pritur ende, pasi stadiumi “Qemal Stafa” do të prishet vetëm pasi të jenë mbyllur ndeshjet eliminatore të kombëtares, ato kundër Francës më 2 shtator dhe Rumanisë, 11 tetor", përfundoi Duka.

Ndërkohë, kanë filluar të qarkullojnë së fundi zëra sipas të cilëve stadiumi i ri do të quhet “Eagle Arena” (Arena e Shqiponjave). Ky emër duket se ka pëlqimin edhe të zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Vetëm pak kohë më parë, kryeministri Sali Berisha në një mbledhje të Qeverie bëri të ditur se stadiumi i ri do të emërtohet “Kuq e Zi”.

“Qemal Stafa”, i vetmi stadium kombëtar në vend, do të prishet në fund të shtatorit dhe në vend të tij do të ndërtohet impianti i ri në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Stadiumi i ri, sipas projektit të studios spanjolle RFA që ka marrë tashmë miratimin, do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 41500 metrash katrorë dhe do të ketë një kapacitet prej mbi 33 mijë vendesh. 75 për qind e ndenjëseve do të jenë të mbuluara, ndërkohë që janë parashikuar edhe 330 vende parkimi.

Impianti modern do të jetë i ndarë në dy pjesë. Pjesa e poshtme do të ketë mbi 17 mijë vende, ku përfshihen 525 vende VIP, ndërsa e sipërmja do të ketë mbi 16 mijë vende, me 320 vende VIP.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ndërtimi i stadiumit, kuqezinjtë "strehohen" në Prishtinë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nis ndërtimi i xhamisë në Prishtinë, pa leje!
» Renditja e FIFA: Kuqezinjtë bien dy vende
» Ndërpritet ndërtimi i kishës në Kalanë e Shkupit
»  Ndërtimi i trurit në dritën e Kuranit fisnik
» Komuna e Prishtinës jepe leje ndërtimi pavarësisht legalizimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajme nga Sporti-
Kërce tek: