Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Në përvjetorin e AAK-së, Shala kritikon të gjithë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Në përvjetorin e AAK-së, Shala kritikon të gjithë  Empty
MesazhTitulli: Në përvjetorin e AAK-së, Shala kritikon të gjithë    Në përvjetorin e AAK-së, Shala kritikon të gjithë  I_icon_minitimeTue May 03, 2011 6:18 am

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar të hënën 11 vjetorin e themelimit. Nënkryetari i Parë i AAK-së, Blerim Shala, tha me këtë rast se Kosovës i duhet një AAK më e mirë se sa kjo e sotmja..., sepse sipas tij, këta që po e dëmtojnë shtetin e Kosovës, duhet të shkojnë. “Por që ne të vijmë, duhet të jemi më të organizuar, më të sinqertë, më gjithëpërfshirës, më të vyeshëm, më të mençur...”.
“Gati për çdo ditë ne si shoqëri, shënojmë përvjetor të rëndësishëm të historisë sonë. Manifestimet e këtilla që kanë nisë të shndërrohen në rituale të mërzitshme, nuk shfrytëzohen gati kurrë të shohim ku jemi sot, si Kosovë, si shtet, si shoqëri, si qytetarë, por në to pothuaj përherë, kthehemi në të kaluarën, i thurim lavde vetes, përziejmë mitet dhe historinë, legjendat dhe ngjarjet e vërteta, ëndrrat dhe realitetin. Mashtrohemi për pak kohë në këta përvjetorë, e pastaj, kur i kthehemi të sotmes, shohim që nuk jemi kërkah si qytetarë, si politikë, si shoqëri, si shtet”, tha Shala përpara të pranishmëve.

“Nuk mund ta matim të tashmen me kutin e të kaluarës, por me atë të të ardhmes, me atë që përmbledhë synimet tona, për tu bërë një vend demokratik, një shoqëri me qytetarë të kënaqur, një shtet që është në Paktin NATO dhe në BE. Por me këtë politikën e sotme kosovare, këto synime tona s’janë gjë tjetër pos ëndërr. Kjo politikë ofron përditë rrenën si të vërtetë, interesin personal të politikanëve e promovon si interes kombëtarë dhe shtetërorë, mirëqenien familjare e paraqet si të mirë të të gjithëve, mashtrimin e radhës si një Plan të ri për mëkëmbjen e vendit”.

“Kjo politikë tallet me votën dhe me vullnetin e qytetarëve, përqeshë Kushtetutën dhe Ligjet, e lufton korrupsionin me fjalë dhe e forcon atë me vepër, e varfëron Kosovën në të gjitha mënyrat e mundshme dhe e pasuron veten pa zgjedhë mjete, e futë krejt një popull në rrugë qorre, i bënë qytetarët e vendit më të izoluarit në Botë, më të varfrit në Evropë, më të paperspektivët në Ballkan. Dhe në fund, kjo politikë krenohet me vetveten”, tha Shala.

“Si AAK, por edhe si Kosovë, më së shumti kemi pësuar me mungesën e liderit tonë, Ramush Haradinajt, i cili po duhet të bëjë atë që askush para tij nuk ka bërë: Të fitojë edhe për së dyti pafajësinë e tij në Tribunalin ndërkombëtar”, tha nënkryetari i AAK-së.

“Zatën, Ramush Haradinaj njihet si njeri që bën atë që askush tjetër nuk e bën. Ai ka dhënë dhe ka bërë shumë për Kosovën, por duket që puna kryesore e pret tash e tutje: Të jetë në ballë të AAK-së dhe të një Lëvizjeje të madhe politike, e cila do ta bëjë Kosovën shtetin për të cilin aq shumë pritëm, aq shumë vuajtëm, aq shumë luftuam”, tha ndër të tjera Shala. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Në përvjetorin e AAK-së, Shala kritikon të gjithë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Irani shënon përvjetorin e parë të zgjedhjeve të debatuara
» Shala: Tema e veriut është hapur politikisht
»  Shala: Ambasadori Dell po takohet me problematikët
» Shala këshillon skuadrën: Mos harxhoni, ja ku më keni
» “Reporterët pa kufij” mbështesin gazetaren Shala

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: