Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pritet frymë e re parlamentare nga deputetët e rinj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pritet frymë e re parlamentare nga deputetët e rinj  Empty
MesazhTitulli: Pritet frymë e re parlamentare nga deputetët e rinj    Pritet frymë e re parlamentare nga deputetët e rinj  I_icon_minitimeWed May 04, 2011 7:21 pm

Instituti Demokratik i Kosovës njoftoi se në këtë përbërje të
legjislativit, më tepër se 2/3 apo 83 deputetë janë për herë të parë
përfaqësues të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës.
Kështu u tha
në tryezën me temë “Legjislatura e IV-të - Çfarë të reja solli”? të
organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku deputetët e rinj të
Kuvendit kanë paraqitur punën dhe planet e tyre në këtë legjislaturë.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se KDI ka publikuar një Punim që
përfshin të dhënat biografike të deputetëve të Legjislaturës së IV si
dhe strukturën politike, etnike, gjeografike, gjinore dhe profesionale
të kësaj legjislature.
Driton Selmanaj nga KDI ka prezantuar para të pranishmëve punimin e
KDI-së, duke potencuar se në këtë përbërje të legjislativit, më tepër se
2/3 apo 83 deputetë janë për herë të parë përfaqësues të zgjedhur në
Kuvendin e Kosovës.
“Ndërrimi kaq i madh i strukturës përfaqësuese, me të drejt shton
edhe pritjet e qytetarëve për një frymë të re të jetës parlamentare”, ka
thënë Selmanaj.
Panelisti, Berat Buzhala, deputet i ri nga Partia Demokratike e
Kosovës ka thënë se përqindja e lartë e deputetëve edhe në moshë të re
vjen si rrjedhojë e rritjes së ndërgjegjes së liderëve. “Ne si deputetë
të rinj duhet të kujdesemi për kategoritë e rrezikuara, si
homoseksualët, minoritetet, personat me aftësi të kufizuar, etj”, ka
thënë Buzhala.
Panelisti tjetër, Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka
thënë se zgjedhjet e fundit kanë pasur prurje kualitative në
përgjithësi. Sipas tij, nëse bëhet një analizë e punës së deritashme, ka
pasur rritje të efikasitetit të punës në Kuvend.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, panelistja Alma Lama ka përmendur
anët pozitive dhe negative të përbërjes së re të kësaj legjislature. Ajo
ka thënë se mungesa e përvojës konsiderohet si negative. “83 deputetët e
rinj kanë anët pozitive sepse ka një frymë dhe dinamikë të re. Një anë
shumë negative është se në këtë legjislaturë ka disa deputetë që janë
nën hetime”, ka thënë Lama.
Ndërkohë, më shumë kritik është paraqitur panelisti i radhës,
gazetari Agron Halitaj, i cili ka vlerësuar se deri më tani, kjo
legjislaturë nuk ka treguar shumë punë. Për më tepër ai ka thënë se
deputetët e rinj vijnë nga një palë zgjedhje me shumë parregullsi. Ai ka
thënë po ashtu se në këtë legjislaturë ka mazhorancë të brishtë dhe
opozitë të pa strukturuar.
Deputeti i Koalicionit për Kosovën e Re, Amir Ahmeti ndërkohë ka kërkuar
që deputetët e rinj të jenë deputet dhe përfaqësues të votuesve të
tyre.
Në debat janë diskutuar edhe tema të tjera që kryesisht kanë të bëjnë
me përfaqësimin sa më të mirë të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pritet frymë e re parlamentare nga deputetët e rinj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Për 10 ditë, 500 të rinj në AAK
» Takohen kryetarët e komisioneve parlamentare
» Mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Holandë
» “Emirates” porosit 32 Airbus të rinj
» Belgjikë: Nacionalistët flamandë fitojnë zgjedhjet parlamentare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: