Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Vetëvendosje: Të ndërpriten bisedimet me Serbinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Vetëvendosje: Të ndërpriten bisedimet me Serbinë  Empty
MesazhTitulli: Vetëvendosje: Të ndërpriten bisedimet me Serbinë    Vetëvendosje: Të ndërpriten bisedimet me Serbinë  I_icon_minitimeThu May 05, 2011 2:07 pm

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, kërkesë kjo e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. Interpelanca ka të bëjë me bisedimet ndërmjet Serbisë e Kosovës, që po zhvillohen në Bruksel.

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti theksoi se nga dialogu i nisur ndërmjet Serbisë e Kosovës, Serbia do të fitojë statusin e kandidatit për BE, kurse Kosova kopjet e librave të kadastrit dhe të librave amëz.

Ai ka ritheksuar tone kritike kundër Kushtetutës sipas Pakos së Ahtisarit, që ka ndarë vendin në baza etnike, të cilën po e forcon dialogu i Brukselit. Sipas tij në këtë mënyrë Kosova po shndërrohet në një Bosnje të dytë.

Më tej, ai ka vlerësuar se duke biseduar për çështje të brendshme të Kosovës, të cilësuara si çështje teknike, në fakt po diskutohet për pavarësinë. Secila temë e diskutuar në fakt ka të bëjë me statusin, pra kthimin në tryezë të diskutimit pavarësinë.

Kurti shfaqi dyshimin për qëllimin e rezultatet e bisedimeve edhe me faktin se deputetët s’kanë mundësi qasjeje as në procesverbalet, as transkriptin e bisedimeve. Ai kërkoi ndërprerjen e bisedimeve dhe për pasojë edhe përgjegjësinë Hashim Thaçit.

Duke iu përgjigjur akuzave të Vetëvendosjes, kryeministri Hashim Thaçi tha se në bisedime me Serbinë për zgjidhjen e çështjeve teknike, në të mirë të përmirësimit të jetës së të gjithë qytetarëve të Kosovës, është hyrë me platformë dhe me qëllim të shtrirjes së pushtetit në gjithë territorin e vendit, transmeton Koha. Sipas tij bisedimet i hapin rrugë integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat veri-atlantike.

Thaçi akuzoi Vetëvendosjen për qëndrime kundër miqve perëndimor–SHBA dhe BE-së, duke shtuar se ai dhe qeveria që drejton kanë vijat e kuqe të përkushtimit.

Kryeministri rikujtoi se dialogu me Serbinë është një detyrim ndërkombëtar, që buron nga Rezoluta e OKB, pas miratimit të Mendimit të GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë pjesë të seancës folën edhe shefat e Grupeve Parlamentare. Ndërkaq, në tekstin e mocionit që do të propozohet për votim nga Lëvizja Vetëvendosje rekomandohet që të ndërpriten bisedimet me Serbinë.

Po ashtu kërkohet që Qeveria të ndërmarrë hapa konkretë për të shtrirë autoritetin e shtetit të Kosovës në të gjithë territorin e saj, veçanërisht në veri dhe Qeveria e Kosovës të informoj rregullisht, çdo tre muaj Kuvendin e Kosovës për përpjekjet e saj për të vendosur kontroll në tërë territorin e Kosovës. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Vetëvendosje: Të ndërpriten bisedimet me Serbinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krasniqi s’ka informacione për bisedimet me Serbinë
» Mbi gjysmë milion euro për bisedimet me Serbinë
» Bisedimet me Serbinë nisin këtë muaj për kufirin
» Edita Tahiri informoi përfaqësuesit e BE-së për bisedimet me Serbinë
» Vetëvendosje: Qeveria Thaçi po e ndihmon Serbinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: