Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Bllokohen operacionet në QKUK

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Bllokohen operacionet në QKUK  Empty
MesazhTitulli: Bllokohen operacionet në QKUK    Bllokohen operacionet në QKUK  I_icon_minitimeSat May 14, 2011 7:33 pm

Shkaku i mungesës së anesteziologëve, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u kryer vetëm operacione emergjente. Aty punojnë vetëm 40 anesteziologë, e nevojiten 80. Në QKUK ata paguhen 500 euro dhe për këtë shkak ua mësyjnë klinikave private, në të cilat marrin pesëfish më shumë. Kirurgëve s’iu mbetet gjë tjetër, veç të sillen kafeneve.

Dy kirurgë kosovarë që punojnë në QKUK, për gazetën Express, thonë se në mungesë të anesteziologëve, janë të detyruar të sillen kafeneve poshtë ë lart.

“Ne jemi prej orës 8:00 të mëngjesit në kafe, sepse nuk kemi punë. Ka mungesë të anesteziologëve dhe materialit shpenzues. Sikur të kishte anesteziologë më shumë, nuk do të kishte radhë të pacientëve që presin për t`u operuar”, thotë njëri nga ta.

Sipas tyre, në tërë QKU-në ka rreth 40 kirurgë, por në mungesë të anesteziologëve dhe materialit shpenzues, as gjysma e tyre nuk futen në sallat e operacioneve.

“As gjysma jonë nuk bëjmë operime. Sikur të kishte anesteziologë dhe material shpenzues, për gjashtë muaj numri i pacientëve që presin për t’u bërë operacion do të binte në zero”, thotë kirurgu tjetër.

Por, përveç mungesës së anesteziologëve, edhe diçka tjetër ndikon në punën e kirurgëve.

“Disa prej tyre tashmë kanë filluar ose fillojnë të shkojnë në pushimeve vjetore. Faji nuk është te anesteziologët, por te zyra e drejtorit ekzekutiv, që nuk ka menaxhuar mirë me pushimet e tyre. Ka raste kur pa kurrfarë plani anesteziologët janë dërguar në pushim, ani pse pushimi i tyre ka mundur të menaxhohet më mirë, në mënyrë që të mos ketë mungesë të tyre”.

Nëpër sallat e operacioneve në QKUK aktualisht janë duke u kryer vetëm rastet emergjente dhe ato që nuk mund të presin.

Mungesën ekstreme të anesteziologëve në QKUK nuk e fshehin as drejtori i Anestezionit dhe Reanimacionit, Nehat Baftiu, e as zëdhënësi i qendrës, Shpend Fazliu. Sipas këtyre zyrtarëve, spitali më i madh publik në vend aktualisht ka mungesë të theksuar të anesteziologëve. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Bllokohen operacionet në QKUK
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipëri: Protesta, bllokohen akset kryesore
» QKUK-së bëhet me aparat Plazma Foreza
» Në QKUK janë kryer nëntë stentime
» QKUK-ja me Kabinet të Mamografisë
» Në QKUK ka mungesë të insulinave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: