Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Qeveria: Vetëvendosje publikoi draftin, jo kontratën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Qeveria: Vetëvendosje publikoi draftin, jo kontratën  Empty
MesazhTitulli: Qeveria: Vetëvendosje publikoi draftin, jo kontratën    Qeveria: Vetëvendosje publikoi draftin, jo kontratën  I_icon_minitimeWed May 18, 2011 9:22 am

Në një konferencë për shtyp sot, ministri i Kulturës dhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi ka folur lidhur me kontratën e ndërtimit të autostradës Morinë- Merdare. Ai tha se se Qeveria e Republikës së Kosovës e respekton plotësisht kontratën me konsorciumin Bechtel-Enka, përfshirë edhe nenin përkatës të kontratës që specifikon konfidencialitetin dhe mbrojtjen e biznesit të kontraktuesit, në pajtim me standardet dhe praktikat ndëkombetare në këtë fushë. Një qasje e tillë, para së gjithash tregon seriozitetin e Qeverisë si partner i sigurt me investitorët e huaj.
Gjithsesi, cilado palë e interesuar ka pasur mundësi që të kërkoj qasje në dokumentin zyrtar, sipas ligjeve në fuqi dhe institucionet kompetente e kanë theksuar se kontrata finale mund të shihet, të studiohet, por nuk mund të bëhen kopje të saj, për shkak të limitimeve të sipërcekura.
Duhet theksuar se dokumenti i publikuar dje është një nga draftet që janë negociuar gjatë procesit të arritjes së marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Morinë – Merdar, por nuk është versioni final i kontratës.
Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se projekti për ndërtimin e autostradës paraqet projektin më madhor në historinë e Kosovës, një investim strategjik për zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik të vendit. Është një projekt integrues, që Kosovës dhe qytetarëve të saj do t’i ofrojë mundësitë më të mira për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe kapitalit.
Procesi i ndërtimit të autostradës ka qenë procesi më transparent i mundshëm, për të cilin ka pasur një konkurrencë të hapur dhe lojale ndërkombëtare, ku kanë konkurruar shtatë kompani dhe konsorciume me renome globale dhe ku procesi i vlerësimit i udhëhequr nga kompania “Eversheds” ka rezultuar me përzgjedhjen e konsorciumit Bechtel Enka si ofertuesi më i mirë, më i lirë dhe më i favorshëm.
Pas këtij procesi, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka negociuar kontratën finale me kontraktuesin e përzgjedhur gjatë një periudhe të gjatë dhe ka arritur të finalizojë një kontratë shumë të favorshme, në interes të vendit dhe të qytetarëve, realizimi i së cilës është paraparë të bëhet nga kapacitetet financiare të Republikës së Kosovës, pa patur nevojë për hyrje në obligime kreditore ndërkombëtare, siç ndodh rëndom për zbatimin e kontratave të kësaj natyre kudo në rajon.
Duhet thënë se është e palogjikshme që të krahasohen kontratat e këtij niveli ndërkombëtar me kontratat lokale në cilindo shtet, përfshi edhe Kosovën. Dallimet janë evidente në të gjitha aspektet, qoftë në kapacitetet implementuese, standardet e kualitetit, përvojën profesionale, referencat e punëve të ngjashme, kohëzgjatjen e punimeve, e kështu me radhë.
Autostrada Merdar – Morinë do të jetë autostradë e kualitetit më të lartë, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin, e ndërtuar sipas standardeve TEM (Trans European Motorway). Përveç kësaj, kontrata me këtë konsorcium është kontrata më e favorshme, krahasuar me cilëndo kontratë të ngjashme në rajon dhe për këtë mund të ju ofrojmë shembuj të shumtë.
Po ashtu, transparenca financiare e projektit është e plotë dhe të gjitha shpenzimet, deri në detajin më të vogël janë të përfshira në KASH, Ligjet përkatëse për Buxhetin, si dhe në raportet periodike për shpenzime, të cilat bëhen publike për të gjithë dhe po ashtu diskutohen edhe në Kuvendin e Kosovës.
Na vjen keq që dje janë bërë keqinterpretime ose të qëllimshme ose nga padituria dhe mungesa e përvojës në çështje të tilla. Shembujt e dhënë për çmimet e njësive të caktuara nuk qëndrojnë, sepse ato nuk mund të interpretohen jashtë kontekstit të përgjithshëm të punimeve.
P.sh. krahasimi i çmimeve të betonit është një absurd në vete, sepse çmimi i potencuar mund të jetë çmimi i ofruar në treg nga një prodhues i caktuar, që mund edhe të mos përmbushë specifikacionet dhe standardet ndërkombëtare të cilësisë, por çmimi që është përfshirë në kontratën e autostradës është çmim gjithëpërfshirës që mbulon shpenzimet e prodhimit, shpenzimet e objekteve prodhuese, dërgimin e prodhimit final, formësimin e tij, vendosjen në vendet e caktuara, mjetet përcjellëse për vendosje, skelarinë, pajisjet për kryerjen e punëve të betonit, programin për verifikim të cilësisë, aspektet e sigurisë, testimin e prodhimit final, etj.
Pra nuk mund të krahasohet vetëm një element i kostos me koston e përgjithshme. Një qasje e tillë krijon konfuzion të panevojshëm dhe flet për mungesë të ekspertizës nga ana e atyre që deklarojnë diçka të tillë.
Edhe çështje tjera që specifikohen në nenet e veçanta të kontratës nuk mund të interpretohen si të ndara nga kontrata e plotë, e cila është e bazuar në standardet FIDIC (Federata Ndërkombëtare e Inxhinierëve Konsultues), në të cilat bazohen të gjitha kontratat serioze për ndërtimet e nivelit superior.
Për fund, mund të konfirmoj se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë krejtësisht transparente, duke i respektuar të gjitha dispozitat kushtetuese dhe ligjore, si për projektin e autostradës, ashtu edhe për të gjitha projektet e tjera kapitale, të cilat janë në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Qeveria: Vetëvendosje publikoi draftin, jo kontratën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vetëvendosje: Qeveria Thaçi po e ndihmon Serbinë
» Vetëvendosje: Qeveria po e varros demokracinë
» Vetëvendosje: Qeveria të japë dorëheqje
» Vetëvendosje: Qeveria e Kosovës, qeveri e shpenzimeve
» Vetëvendosje: Kujdes xhepat! Qeveria afër!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: