Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Shoqëria civile serbe: Të pranohet pavarësia e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Shoqëria civile serbe: Të pranohet pavarësia e Kosovës  Empty
MesazhTitulli: Shoqëria civile serbe: Të pranohet pavarësia e Kosovës    Shoqëria civile serbe: Të pranohet pavarësia e Kosovës  I_icon_minitimeThu May 19, 2011 8:18 am

Dialogu zyrtar ndërmjet Beogradit e Prishtinës sapo ka filluar, kurse organizatat joqeveritare nga Serbia e Kosova kanë nisur bashkëpunimin shumë më herët, u tha sot në një tryezë të rrumbullakët të Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, në të cilën përfaqësuesit e sektorit joqeveritar nga Kosova hedhën poshtë mundësinë e ndarjes së territorit.
Kryetari i Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, theksoi se dialogu është e vetmja mënyrë për përparimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe se gjithë rajoni është i përcaktuar për ecje përpara drejt integrimeve evropiane, ka raportuar FoNet.
Biserko theksoi se Serbia është një nga tre eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë, që tregon se jeta dhe nevojat për bashkëpunim janë më të fuqishme se pengesat. Serbia duhet të bëjë hapin tjetër dhe në këtë kontekst të pranojë përgjegjësinë për realitetin e ri kosovar, përkatësisht pavarësinë, tha Biserko.
Kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, ka shtruar pyetjen nëse Serbia, në kontekstin e dialogut politik mund të ndryshojë qëndrimin e vet karshi Kosovës dhe nëse mundet, si.
Nëse i kthehemi asaj që kemi dëgjuar gjatë ditëve të shkuara për ndarjen e Kosovës dhe kufizimin e dy kombeve, kjo nuk është zgjidhje evropiane, ka tërhequr vërejtjen Bajrami.
Jemi peng të ideve të vjetra që pengojnë çfarëdo zhvillimi, jemi peng të njëri tjetrit në procesin e integrimeve evropiane, ka shtuar ai. Ai ka theksuar po ashtu se ndërmjet serbëve e shqiptarëve ekziston frika nga njëri tjetri, e cila duhet të eliminohet përmes dialogut.
Bajrami tha se është skeptik ndaj dialogut që po zhvillohet në Bruksel, meqë konsideron se gjërat, për të cilat po bisedohet aktualisht, vitin e ardhshëm do të jenë të pavlera.
Drejtorja e Iniciativës kosovare për Stabilitet, Engjëllusha Morina, ka theksuar se debatet e tilla janë lloj shumë më i pranueshëm vizitash nga ato që kanë parë ditë më parë në Prishtinë.
Morina ka shtuar se Kosova është ende larg nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim me Bashkimin Evropian, kurse Serbia nga fundi i këtij viti pritet të marrë statusin e kandidatit.
Në Kosovë ekzistojnë institucione të ndryshme ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës, institucionet paralele serbe që luftojnë për pushtet, që krahas faktit se pesë shtete të BE-së nuk njohin pavarësinë, është rrethanë vështirësuese për përparimin e mëtejshëm drejt integrimeve evropiane, ka vlerësuar Morina.
Një çështje posaçërisht e rëndë e Kosovës është fakti se 70 % e të rinjve janë të papunë dhe se me ta askush nuk merret, ka tërhequr vërejtjen Morina, dhe ka shtuar se kjo është një bombë sociale që kërcënon të shpërthejë.
Gazetari Boshko Jakshiq theksoi se po shihen në horizont shenja pajtimi ndërmjet palëve dikur ndërluftuese, porse “xhepat e animozitetit të ndërsjellë ekzistojnë edhe më tutje”.
Shtetet e reja të krijuara dëshirojnë të bisedojnë me BE-në, por nuk kanë vullnet të bisedojnë ndërmjet veti, ka shtuar Jakshiq.
Paqja dhe pajtimi duhet të iniciohen dhe të zhvillohen nga kreu, të promovohen aktivisht toleranca e bashkëpunimi, e pastaj të zbritet më poshtë, ka sqaruar Jakshiq, dhe ka rikujtuar shembullin e ripajtimit midis Francës e Gjermanisë. Sipas fjalëve të tij, po t’i lihej ky proces qytetarëve, Evropa e bashkuar do të ishte larg qindra vjet. Pa vullnet politik për ndezje emocionesh nacionale nuk ka luftë, siç është fakti se ka vullnet politik dhe pa fashitjen e emocioneve nacionale nuk ka paqe, ka thënë ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Shoqëria civile serbe: Të pranohet pavarësia e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shoqëria civile kundërshton zgjedhjet serbe në Mitrovicë
» Shoqëria civile: Të ndalen kërcënimet
» Shoqëria civile e vetmuar kundër korrupsionit!
» Pavarësia e Kosovës stabilizoi rajonin
» Pavarësia e Kosovës është punë e kryer

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: