Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Përdoruesit e paracetamolit të rrezikuar nga kanceri !

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Delfina
WebMaster
WebMaster
dr.Delfina


<b>Postime</b> Postime : 1077

Përdoruesit e paracetamolit të rrezikuar nga kanceri ! Empty
MesazhTitulli: Përdoruesit e paracetamolit të rrezikuar nga kanceri !   Përdoruesit e paracetamolit të rrezikuar nga kanceri ! I_icon_minitimeThu May 19, 2011 11:27 am


Përdoruesit e rregullt të paracetamolit janë në rrezik për t’u sëmurë nga kanceri, kanë konfirmuar shkencëtarët amerikanë pas hulumtimit të fundit. Paracetamoli përmban lëndën kimike me emrin acetaminofen, e cila është e lidhur me rastet e kancerit te një numër i madh i njerëzve që e konsumojnë rregullisht.

Rezultatet e hulumtimit definitivisht do t’ia fusin tmerrin miliona njerëzve nëpër gjithë botën, të cilët marrin paracetamol për të mjekuar probleme më të vogla shëndetësore, duke mos menduar fare për të më parë.

Në një hulumtim të mëhershëm është zbuluar që aspirina zvogëlon rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, por në të njëjtën kohë rrit rrezikun nga gjakrrjedhja e të thatit.

Më herët është spekuluar që acetaminofeni rrit rrezikun nga kanceri. Hulumtimet në disa pacientë nuk janë kompetente si hulumtimi i fundit i cili ka përfshirë numër të madh të njerëzve të shëndetshëm gjatë një periudhe më të gjatë kohore.

Në hulumtim shkencëtarët kanë përcjellë rreth 65.000 njerëz në shtetin Washington. Po ashtu, i kanë pyetur për përdorimin e tyre të analgjetikëve gjatë dhjetë viteve të fundit për të vërtetuar që askush nuk është sëmurë nga kanceri. Gjatë gjashtë viteve 577 persona janë sëmurë nga kanceri i cili përfshin edhe qelizat e gjakut. Më shumë se nëntë për qind e të sëmurëve ka përdorur sasi të mëdha të acetaminofenit, ndërsa pesë për qind të të sëmurëve nga kanceri nuk e ka përdorur këtë lëndë kimike.

Pasi që janë llogaritur faktorët siç është mosha, artriti dhe historia familjare e sëmundjeve nga kanceri, është përcaktuar që përdoruesit e acetaminofenit janë dyfish në rrezik më të madh për t’u sëmurë nga kanceri.

Analgjetikët e tjerë, si aspirina dhe ibuprofeni nuk janë të lidhura me kancerin e qelizave të gjakut.

Në bazë të rezultateve të hulumtimit do të rekomandohen disa nga analgjetikët, por duhet pasur parasysh që asnjëri prej tyre nuk vepron pa efekte anësore, kanë raportuar mediet britanike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.com
 
Përdoruesit e paracetamolit të rrezikuar nga kanceri !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Përdoruesit e Internet Explorer të rrezikuar
» Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
» Microsoft lë përdoruesit pa arnime
» Përdoruesit më besnik ata të iPhone
» FDH: Komuniteti rom, shkali dhe egjiptian ndihet i rrezikuar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: