Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar  Empty
MesazhTitulli: Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar    Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar  I_icon_minitimeSat Jan 28, 2012 9:53 pm

Dr. Teuta Sejdiu-Hasbahta
neonatologe


Për këtë periudhë jete të njeriut identifikimi i ushqimit ideal dhe
më të mirë të mundshëm ka evoluar me mijëra vjet në dobi të qumështit të
nënës dhe gjidhënies. Gjendja fiziologjike e shtatzënës, lindja
fiziologjike dhe i porsalinduri duhet të jenë faktorë të shkëlqyeshëm
prognostik për gjidhënien e mirë dhe të mjaftueshme që do të siguronte
mjaftueshëm materie ushqyese për rritjen dhe zhvillimin e shëndoshë të
latantit.

Sigurisht që laktacioni i mirë nuk është gjithmonë rrjedhojë e
kushteve ideale të shtatzënisë, lindjes dhe periudhës peripartale;
megjithatë, mund të thuhet se te shumica e grave shtatzënia e të cilave
përfundon para kohe ose nëse i porsalinduri është vitalisht i rrezikuar,
perspektiva e laktacionit të suksesshëm është më e vogël.

Gjatë të ushqyerit të porsalindurit vitalisht të rrezikuar me qumështin e nënës, na paraqiten disa probleme bazë.

Këto do të ishin:
* mos prezenca e nënës në ditët e para gjatë kujdesit dhe trajtimit
intensiv të porsalindurit, që rezulton me pamundësinë e dhënies gji.


* problemet shëndetësore të nënës pas lindjes, që rezulton me
mungesën e nënës lehonë (sidomos kur i porsalinduri transferohet në
njësitë e kujdesit intensiv).


* sasia e vogël e pamjaftueshme e qumështit të nënës për të plotësuar nevojat e të porsalindurit.

* laktacioni i shkurtër, gati mosekzistues në muajin e parë të jetës të porsalindurit vitalisht të rrezikuar.

Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar  1teuta

Cila do të ishte zgjidhja?

* Të mundësohet qëndrimi i nënës afër të porsalindurit sa më shpejtë
që është e mundur, edhe pse i porsalinduri është i sëmurë (në njësitë e
specializuara neonatologjike që do duhej të siguronin hapësirën
adekuate, kujdesin - eventualisht edhe trajtimin, mbikëqyrjen, edukimin
dhe mbështetjen profesionale për zhvillimin e laktacionit).

* Nëse për një kohë kjo nuk është e mundur, atëherë vjen në shprehje
mjelja, grumbullimi dhe transporti adekuat i qumështit të gjirit.

Por, si të bëjmë nëse dështon gjidhënia apo nëse kemi rastet me nevoja të posaçme?

Dihet se disa nga përbërësit e qumështit human janë të
pazëvendësueshëm, gjë që e bëjnë atë të jetë i veçantë. Përbërja e
“qumështit të pjekur’’ human është bazë për llogaritjen e nevojave
nutritive dhe energjetike për të porsalindurit dhe motakët, e po ashtu
ai është edhe “model referent” për përcaktimin e kritereve të cilave
duhet t’i përmbahen të gjithë prodhuesit e formulave qumështore.

Qumështi i nënës është ushqim ideal për të porsalindurin e shëndoshë,
kështu që përbërësit specifik të tij, sasitë e duhura si dhe
shfrytëzimi apo përthithja e tyre maksimale, janë caku i nënshtrimit të
një mori analizave hulumtuese që duhet nënshtruar cilido qumësht apo
edhe formulë qumështore me qëllim të sigurimit të ushqimit adekuat.

Vlera specifike e qumështit të nënës qëndron në dy rolet e tij të
padiskutueshme e që janë edhe baza obligatore që duhet të ketë secili
“zëvendësues”’ qoftë ajo formulë qumështore apo edhe lloj tjetër i
qumështit.

Cili është roli specifik i qumështit të nënës?

* Nutritiv (sigurimi i burimeve të energjisë, materieve ndërtuese
dhe kofaktorëve enzimatik që janë të domosdoshëm për rritje të
organizmit të ri).

* Funksional (sigurimi i materieve të shumta me funksione specifike
si: faktorët protektiv, modulatorët e rritjes, enzimat, hormonet dhe
përbërësit tjerë të cilët ende janë të padefinuar plotësisht).

Qumështi i nënës është ushqim adekuat që siguron gjithë nutrimentët e
nevojshëm për rritje dhe zhvillim të porsalindurve me peshë normale për
moshën gjestative.

Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar  2teuta

Si të veprojmë tek grupet që kërkojnë një kujdes të
veçantë (prematurët, SGA, IUGR) e që janë grupacioni më i ndjeshëm dhe
me një morbiditet dhe mortalitet mjaftë të lartë?


Ky grupim i të porsalindurve janë të rrezikuar nga:
* restrikcioni i hershëm i rritjes dhe zhvillimit postnatal.
* sëmundjet e ndryshme kronike dhe infektive
* zhvillimit të ngadalësuar si dhe vdekjes në fëmijërinë e hershme


Në botë, çdo vjet vdesin 4 milion fëmijë në muajin e parë të jetës,
ndërsa 27% prej tyre i takojnë grupit të foshnjave të lindura para kohe.

Morbiditeti dhe mortaliteti i këtij grupi mjaft vulnerabil të
foshnjave, mund të zvogëlohet me përmirësimin dhe avancimin e kujdesit
ndaj tyre duke i dhënë theks të veçantë ushqimit adekuat.

Ushqimi adekuat nënkupton:
* llojin e qumështit (qumësht gjiri pa apo me shtesa, qumësht nëne të fortifikuar apo formulë speciale të qumështit) që do jepet
* shtesat për pasurimin e qumështit
* mënyrën dhe frekuencën e të ushqyerit
* mënyrën e përcjelljes së shkallës së ushqyeshmërisë.


Qumështi i nënës i të porsalindurit prematur (67 kcal/100ml me
osmolaritet 300 mOsm/L) ka një vlerë specifike dhe të pazëvendësueshme
në të ushqyerit e të porsalindurit prematur.

Qumështi i freskët apo edhe ai i deponuar në frigorifer në mënyrë adekuate përmban:
• faktorë imunologjik dhe antimikrobial që luajnë rolin protektiv ndaj infeksioneve (rol i pazëvendësueshëm);
• tretshmëria dhe përthithja maksimale (osm. 300 mOsm/l)


Por, ky qumësht nuk siguron mjaftueshëm kalori dhe disa materie te të
porsalindurit me nevoja të posaçme (prematurët, SGA, IUGR), si:
* proteinat, Ca, P, Na, Fe, vitaminat etj, materie këto shumë të
nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e indeve dhe eshtrave, sidomos tek
të porsalindurit me peshë të vogël.

Kjo ka shtyrë zhvillimin e industrisë për prodhimin e formulave
speciale të qumështit me vlera kalorike më të larta, osmolaritet adekuat
(rreth 300 mOsm/L) me përmbajtje që do t’i mbulonte nevojat e shtuara
të këtij grupi të porsalindurve, gjithnjë duke u bazuar në kriteret e
përcaktuara nga AAPCON dhe ESPGN-CON për të porsalindurit prematur.

Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar  3teuta

Këshillë

* Para organizimit të të ushqyerit enteral është e domosdoshme të
vlerësohet saktë mosha gjestative, ecuria e rritjes intrauterine,
statusi nutritiv dhe gjendja klinike e të porsalindurit.


* Duhet domosdo të dimë nevojat energjetike dhe nutritive me
qëllim të përpilimit të planit për përcaktimin e llojit të qumështit,
vlerat nutritive dhe kalorike të tij si dhe sasinë apo volumin adekuat.


* Me rëndësi është arritja e efektit ushqyes të qumështit të
nënës me vlerë biologjike, me sasi minimale të mundshme që merret me
rrugë enterale.


Të gjitha këto me qëllim të sigurimit të një rritje dhe zhvillimi
normal sidomos të grupit të porsalindurve me nevoja të posaçme siç janë
SGA, IUGR, VLBW.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ushqimi i të porsalindurve të rrezikuar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Përdoruesit e Internet Explorer të rrezikuar
» Përdoruesit e paracetamolit të rrezikuar nga kanceri !
» FDH: Komuniteti rom, shkali dhe egjiptian ndihet i rrezikuar
» Dacic: Serbia e rrezikuar nga terrorizmi prej Kosove
» Ushqimi për tru

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Tema e Javës-
Kërce tek: