Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ju mundon lukthi? Ja se çfarë duhet të hani!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ju mundon lukthi? Ja se çfarë duhet të hani!  Empty
MesazhTitulli: Ju mundon lukthi? Ja se çfarë duhet të hani!    Ju mundon lukthi? Ja se çfarë duhet të hani!  I_icon_minitimeFri May 20, 2011 6:50 am

Në librin “Dropping Acid: The Reflux Diet Cookbook & Cure” dy mjekë, dr. Xhejmi Kaufman dhe dr. Xhordan Stërn, dhe një kuzhinier - mjeshtri francez i ushqimit, Mark Baueri, shpjegojnë se si mund të hahet mirë dhe njëkohësisht të zvogëlohet thartira.

Ushqimi i cili parandalon kthimin e thartirës së lukthit

1. Bollguri
Ky është njëri prej vakteve më të mira në çdo kohë të ditës. Bollguri na ngopë, ndërsa nuk shkakton urth. Mund t’i shtoni edhe rrush të thatë, sepse bollguri absorbon thartirën.

2. Xhenxhefili
Nëse e konsumoni në sasi mesatare, xhenxhefili është njëri prej ushqimeve më të mirë për shuarjen e urthit. Ai konsumohet për një kohë të gjatë si preparat kundër infeksioneve, si dhe si ilaç për probleme të tretjes.

3. Aloe vera
Aloe vera është e njohur si preparat natyror, e cila me sukses parandalon kthimin e thartirës nga lukthi.

4. Sallatat
Nëse ju mundon urthi ose nëse dëshironi të parandaloni shfaqjen e tij, gjatë vakteve hani edhe sallatë - gjithmonë. Domatet dhe hudhrat në këtë rast nuk janë të dëshiruara, sikur që nuk janë djathi dhe salcat me yndyrë. Salcat që janë nga pak të tharta dhe që përmbajnë yndyra mund të konsumohen, por në sasi të një luge të gjellës ose më pak.

5. Bananet
Bananet janë një zamër e shkëlqyeshme, përmbajnë pH5,6 dhe ato munden t’i hanë edhe ata të cilët vuajnë nga thartira e lukthit. Por, rreth 1% prej atyre që kanë probleme me urthin mendojnë që bananet ua përkeqësojnë problemin. Pra, duhet ta dini se diçka që u ndihmon të tjerëve nuk do të thotë që do t’ju ndihmojë edhe juve.

6. Pjepri
Pjepri përmban PH 6.1 dhe mban mirë urthin nën kontroll. Megjithatë, sikur edhe te bananet, 1 deri në 2% të personave të cilët i mundon urthi duhet të shmangin pjeprat. Shalqiri gjithashtu gjendet në mesin e ushqimeve të cilët parandalojnë kthimin e thartirës në ezofag.

7. Kopra
Kopra përmban PH 6.9 dhe është e shkëlqyeshme për ata persona që kanë probleme me kthimin e thartirës. Si duket ajo përmirëson punën e lukthit. Përdoreni në sallata dhe gjella me mish të pulës.

8. Mishi i pulës dhe i gjeldetit
Mishi i shpezëve është zgjedhje e mirë për njerëzit që kanë probleme me thartirë. Mishi duhet të jetë i zier apo i pjekur, por jo i fërguar në vaj. Gjithashtu, duhet të mënjanoni lëkurën, e cila përmban tepër yndyrë.

9. Mishi i peshkut dhe frutat e detit
Mund të konsumohet i pjekur, i zier ose nga skara, por assesi peshku nuk bën të jetë i fërguar në vaj. Gaforret janë gjithashtu zgjedhje e mirë.

10. Më shumë perime
Lulelakra, asparagu, bizelet dhe perimet e tjera të gjelbra shkëlqyeshëm shuajnë urthin.

11. Selinoja
Selinoja pothuajse nuk ka kalori. Përmban një pjesë të madhe uji dhe qetëson lukthin. Njëkohësisht shuan edhe apetitin.

12. Majdanozi
Për mijëra vjet majdanozi përdoret për probleme të tretjes dhe me arsye të mirë.

13. Kus-kusi dhe orizi
Kus-kusi dhe orizi (veçanërisht ai me ngjyrë kafeje) me sukses shuajnë urthin. Karbohidratet në fakt janë një zgjedhje e mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ju mundon lukthi? Ja se çfarë duhet të hani!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lukthi i zbrazët shkakton nervozë !
» Nuk hani mëngjes? Nuk do të dobësoheni!
» Çfarë duhet të përdorim për shërimin e zemrës?
» Çfarë duhet të bëj nëse fëmija im ka temperaturë?
» Çfarë duhet të dimë për vajin e peshkut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: