Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Çfarë duhet të bëj nëse fëmija im ka temperaturë?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Çfarë duhet të bëj nëse fëmija im ka temperaturë? Empty
MesazhTitulli: Çfarë duhet të bëj nëse fëmija im ka temperaturë?   Çfarë duhet të bëj nëse fëmija im ka temperaturë? I_icon_minitimeMon Jan 02, 2012 1:13 pm

Po nëse ka konvulsione, a duhet ta çoj menjëherë në spital apo t’i jap një shurup për temperaturë, mos duhet t’i bëj dush me ujë të vakët apo t’i telefonoj mjekut?

Këtë fjali e thur pothuajse çdo nënë apo baba. Pyetje si kjo apo të ngjashme kalojnë me mijëra herë në trurin tonë brenda disa sekondave…

Ja çfarë duhet të dini rreth temperaturës dhe si duhet të veprojmë në këto raste:
Fëmija ka temperaturë nëse vlera e nxehtësisë mesatare të trupit është mbi normalen. Nuk është një sëmundje e paraqitur veçmas, pa asnjë shkak, është një shenjë e pranisë së infeksionit në trup dhe luftës së trupit me sëmundjen.

Krahas infeksioneve të cilat janë disa nga shkaktarët e temperaturës, ajo mund të ngrihet edhe në raste të tjera si ftohje, sëmundje të sistemit imunitar etj. Temperatura e lindur nga viruset dhe e shfaqur më shpesh tek fëmijët e grupmoshave 2-5 vjeç shkaktohet nga infeksionet gripale, rotavirusi, streptokokëve në fyt etj.
Nëse fëmija ju duket pak më i nxehtë se zakonisht atëherë duhet të siguroheni duke i vënë termometrin. Vlerat më të larta se 37,5 nga goja, 38,5 nga të ndenjurat dhe 38 tek veshi i konsiderojmë temperature. Por nuk duhet të harroni dhe diçka tjetër. Ngrohtësia e lëkurës së fëmijës nuk është gjithnjë shenjë treguese e temp. Nxehtësia e trupit të fëmijëve është më e lartë se e të rriturve. Çdo fëmijë ka temperaturën e tij të trupit dhe kjo temp ndryshon në varësi të moshës, sëmundjeve, aktiviteteve dhe kohës. Prandaj për të vlerësuar drejt temperaturën duhet të njihni temperaturën normale të trupit të fëmijës suaj. Nxehtësia e trupit të fëmijës ndryshon sipas kushteve ku ndodhet fëmija por asnjëherë nuk arrin nivelin e temp së shfaqur gjatë sëmundjeve.
Pike së pari duhet të dini se temp është shenjë e luftimit të trupit me sëmundjen. Ulja e temperaturës së fëmijës nuk do të thotë të kuroni infeksionin. Ju duhet të mundoheni të ulni temp dhe të parandaloni konvulsionet në rast të një temp të lartë.
përdorni analgjetikët e sugjeruar nga mjeku juaj.
përpiquni që fëmija të mos marrë më shumë nxehtësi dhe të konsumojë sa më shumë lëngje.

nëse temperatura nuk është shumë e lartë dhe fëmija nuk ndihet keq, atëherë mund t’i bëni një dush me ujë vakët (29-32 gradë) pa përdorur ilaçe.

mbani të freskët dhomën ku ndodhet (21-22 gradë) dhe visheni me veshje të holla, të pambukta.
zhvisheni sipër, mbajani të nxehta duart dhe këmbët.
mund t’i jepni analgjetikë. Aspirina mund të përdoret vetëm të rast temperature të shkaktuar nga infeksione jo virale.
Kur analizojmë një fëmijë me temperature krahas temperaturës së tij vlerësojmë dhe gjendjen e përgjithshme. Temperatura nuk është shenjë treguese sesa e rëndë është sëmundja. Temperaturë në rast të infeksioneve virale mund të shkojë deri në 39-40 gradë. Dhe krejt e kundërta sëmundje shumë serioze mund të mos shkaktojnë një temp të lartë. Por tek foshnjat 0-3 muajshe duhet të kontaktoni menjëherë doktorin nëse nxehtësia e trupit ngrihet pak mbi normalen. Tek fëmijët më të mëdhenj duhet të shihet gjendja e përgjithshme.
fëmija është zgjuar
është aktiv
luan me lodra
mund të ha dhe pijë
mund të flejë rehat
dhe nuk paraqet probleme në frymëmarrje
veçanërisht nëse shfaqen tek fëmijët nën moshën 2 vjeç.
nëse temp kalon 40 gradë
fëmija qan, rënkon apo nuk ndihet mire kur e prek
nuk e merr gjirin, biberonin apo nuk ha asgjë
i vjen gjumë kur ka temp
nëse vëzhgoni ndryshime në vetëdije
shfaqen njolla të kuqe në lëkurë
merr frymë me vështirësi
nuk mund të gëlltitet
ka kaluar më pare konvulsione
nuk ndihet mirë
ka një ngurtësim të qafës
vjell apo ka diarre të vazhdueshme
temperatura i ka zgjatur më shumë se 3 ditë
të lyesh trupin me alkool apo uthull
të mos e zhveshësh nga frika se do ftohet dhe ta mbulosh edhe më trashë
t’i japësh lëngje shumë të nxehta apo shumë të ftohta
t’i bësh dush me ujë të ftohtë (duhet t’i bësh dush me ujë të ngrohtë)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Çfarë duhet të bëj nëse fëmija im ka temperaturë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çfarë karakteri do të ketë (një ditë) fëmija juaj
» Fëmija 2 vjeç, ja 25 fjalët që duhet të dijë patjetër
» Çfarë ndihmon nëse një infeksion urinar rikthehet herë pas here?
»  Çfarë duhet ngrënë në mesditë
» Çfarë duhet ngrënë pas plazhit?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Te ndryshme :: Familja dhe fëmijët-
Kërce tek: