Çfarë duhet ngrënë pas plazhit?
Pas plazhit është shumë e rëndësishme që të konsumohen sa më shumë fruta, sepse janë humbur lëngje gjatë qëndrimit në diell. Frutat më efikase për të çliruar kolagjen, proteina natyrale që gjenden te lëkura dhe muskujt, janë portokalliet e kuq, shegët dhe rrushi. Janë frutat më efikase për të përmirësuar lëkurën si dhe për të ngadalësuar plakjen. Fruta të tjera zëvendësuese mund të jenë kivi dhe kumbullat. Konsumojini sa më tepër për një lëkurë të bukur, e cila pas plazhit ka vërtet nevojë për trajtim.
Peshku, ende pjatë kryesore
Vazhdoni të konsumoni peshkun sidomos sardelen pasi ndihmon në dhënien e energjisë pozitive që iu duhet. Sardelet janë të pasura me acide yndyre të cilat janë të rëndësishme për qelizat e trupit. Këto acide ndihmojnë në rrjedhjen natyrore të nutrientëve në qelizë. Me pak fjalë, peshku dhe vaji i tij ndihmojnë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të trupit.
Spinaqi veçanërisht
Disa nga ushqimet që ndihmojnë në ripërtëritjen e menjëhershme të energjisë trupore janë në mënyrë të veçantë spinaqi dhe brokoli. Duke ngrënë sa më shumë gjëra jeshile ndihmon në shije, dhe ul dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira. Sheqeri i tepërt nuk është i mirë për trupin. Në ditë të ngrohta duhet evituar sa më shumë.
Rigoni redukton kripën
Në qoftë se kur zgjoheni nga gjumi vini re që sytë janë disi të fryrë kjo ndodh për shkak të marrjes së kripës së tepërt, që jo domosdoshmërisht merret vetëm nga ushqimi. Kripa merret edhe nga plazhi nëpërmjet lëkurës. Kështu për të reduktuar sasinë e saj rekomandohen të konsumohen ushqime të pasura me rigon, majdanoz ose hudhër. Janë produkte që duhen përdorur në çdo stinë sepse i bëjnë mirë trupit tuaj.
Perime me bollëk
Perime të freskëta dhe ndonjëherë të pagatuara janë shumë të shëndetshme. Janë të mira jo vetëm për shëndetin tuaj në përgjithësi, por sidomos për lëkurën dhe buzëqeshjen tuaj. Karota, lulelakra, mashurkat ndihmojnë në ripërtëritjen e lëkurës, duke ndihmuar edhe në largimin e njollave që krijohen nga dielli. Kur janë të pagatuara kanë efekt më të mirë sepse kështu ndihen më tepër vlerat e vërteta.
Fruta të tjera
Avokado dhe mango janë të mira kundër plakjes. Mango dhe avokado përmbajnë vitaminë E dhe antioksidantë. Shtojini në sallatë të shoqëruar me salmon duke shijuar kështu një pjatë të ushqyeshme dhe të shijshme. Përdorini këto fruta jo vetëm të shoqëruara në sallatë por dhe vetëm. Ju japin energjinë e duhur në kohën e duhur.