Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Çfarë duhet ngrënë në mesditë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Çfarë duhet ngrënë në mesditë	 Empty
MesazhTitulli: Çfarë duhet ngrënë në mesditë     Çfarë duhet ngrënë në mesditë	 I_icon_minitimeSun Apr 03, 2011 6:32 pm

Në një ditë të ngarkuar pune të gjithë ne nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur drekës. Por, mos harroni se rrezikoni shëndetin duke konsumuar produkte të yndyrshme dhe me shumë kalori siç janë fastfood-et.

Nëse tregoheni të kujdesshëm ndaj ushqimit të drekës, do të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe do të qëndroni larg kileve të tepërta.

Sandviçët e shëndetshëm të përgatitur për pushimin e drekës dhe gjellët e mbetura nga një natë përpara janë një alternative e mirë për t'u ushqyer. Ja produktet nga të cilat duhet të qëndroni larg në pushimin e drekës sipas një lajmi në revistën “[b]Reader's Digest”:

Përgatisni një sandviç të pasur me karbohidrate. Mund të zgjidhni bukë gruri ose bukë të zënë me majë të freskët. Madhësia e porcionit është çështja më delikate. Duke konsumuar feta më të vogla buke mund të pakësoni marrjen e kalorive dhe karbohidrateve. Nëse keni shumë feta buke, apo sandviçi është shumë i madh, atëherë paketoni gjysmën e tij, gjysmën tjetër ruajeni për ditën tjetër. Sandviçi duhet të jetë i mbushur me gjethe sallate dhe domate. Mund të përmbajë dhe uthull. Uthulla dhe kripa ndihmojnë në pakësimin e ngarkesës glikemike të ushqimit. Në vend të majonezës mund të përdorni mustardë (hardall).

Mund të hani sallata të ndryshme me bullgur, majdanoz të grirë, kastravecë, domate, vaj ulliri dhe limon. Për një zgjedhje të shpejtë dhe të mirë karbohidratesh mund të hani një fetë të hollë djathi ose një picë vegjetariane. Të gjitha këto kanë një indeks të ulët glikemik dhe djathi do t'ju mbajë të ngopur, shkruan Start.

Mund të hani gjellën që ju ka tepruar një natë më parë. Për të shijuar një drekë të shëndetshme rruga më e lehtë, më e shpejtë dhe më ngopëse janë ushqimet e një dite më parë. Ushqimet vegjetariane apo gjellët me mish pule mund t'i konsumoni në pushimin e drekës së ditës së nesërme.

Por, qëndroni larg lokaleve apo vendeve të punës të cilat e mbajnë të nxehtë gjellën me ndihmën e avullit. Nxehja për një kohë të gjatë pakëson vlerat ushqyese dhe ndikon në prishjen e fibrave dhe në këtë mënyrë gjella juaj do të bëhet shumë e butë. Për këtë arsye stomaku juaj do të lodhet më pak për t'i kthyer në glukozë ushqimet. Dhe niveli i sheqerit në gjak do të rritet shumë shpejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Çfarë duhet ngrënë në mesditë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çfarë duhet ngrënë pas plazhit?
» Çfarë duhet të bëj nëse fëmija im ka temperaturë?
» Çfarë duhet të përdorim për shërimin e zemrës?
» Ju mundon lukthi? Ja se çfarë duhet të hani!
» Çfarë duhet të dimë për vajin e peshkut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: