Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Qeveria autorizohet të nisë procedurat për anëtarësim në Interpol

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Qeveria autorizohet të nisë procedurat për anëtarësim në Interpol  Empty
MesazhTitulli: Qeveria autorizohet të nisë procedurat për anëtarësim në Interpol    Qeveria autorizohet të nisë procedurat për anëtarësim në Interpol  I_icon_minitimeFri May 20, 2011 6:46 pm

Megjithëse për anëtarësimin e Kosovës në organizatën e sigurisë
ndërkombëtare, Interpol kërkohet përkrahja e 2/3 të asamblesë
parlamentare të kësaj organizate dhe Kosova ende nuk është anëtare e
OKB-së, Qeveria e Kosovës do të nisë procedurat për anëtarësim.
Një obligim të tillë, Qeveria e ka marrë nga Kuvendi i
Kosovës, i cili në seancën plenare të premten ka debatuar për
bashkëpunimit e Kosovës me Interpolin dhe Europolin.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se përderisa
nuk arrihet anëtarësimi i plotë në Interpol, fokusi i institucioneve të
Kosovës do të jetë përfshirja në shërbimet e Interpolit përmes zyrës
ndërlidhëse që është hapur në Kosovë nga Organizata e Kombeve të
Bashkuara dhe vazhdon të drejtohet nga UNMIK-u.
Rexhepi ka thënë se sfidë vazhdon të mbetet lëshimi i fletarresteve
nga Serbia për shtetasit e Kosovës, që është në kundërshtim me nenin 3
të Kushtetutës së Interpolit, ku thuhet se është rreptësisht e ndaluar
për organizatën të marrë çfarëdo veprimi në ndaj dikujt në aspektin
politik, fetar apo racor, por që kjo po keqpërdoret nga shteti serb.
Ndërkaq, sa i përket Europolit, Rexhepi ka thënë se janë duke u bërë
përpjekje maksimale për bashkëpunim me këtë organizatë evropiane të
sigurisë.
Ndërkohë, iniciuesi i debatit, deputeti Ramiz Lladrovci ka përmendur
edhe afate para të cilave Qeveria duhet të angazhohet të stopojë
fletarrestet e Serbisë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke thënë se
Serbia ka freskuar listat me emrat e shqiptarëve, ndërkaq Interpoli i ka
kërkuar që deri më 25 maj t’i dorëzojë dosjet për të gjitha këto
fletarreste.
Ai ka kërkuar që Qeveria e Kosovës sa më parë të plotësojë
dokumentacionin e duhur për kërkesë për anëtarësim pranë sekretarit të
asamblesë së përgjithshme të Interpolit sipas procedurës respektive,
duke kërkuar ndihmën edhe nga BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, Qeveria do të kërkojë nga sekretari i asamblesë së
përgjithshme të Interpolit që zyra ndërlidhës e saj në Kosovë që
udhëhiqet nga UNMIK-u e themeluar nga Kombet e Bashkuara, t’i kalojë në
shërbim të plotë Policisë së Kosovës, ndërsa përfaqësuesit e UNMIK-ut të
kalojnë në cilësinë e këshilltarëve të Policisë së Kosovës deri në
pranimin në Interpol, transmeton Kosovapress.
Po ashtu, Lladrovci ka kërkuar që Qeveria t’i kërkojë sekretarit të
Interpolit që Policia e Kosovës të ketë qasje në linkun e Interpolit dhe
ta shtrijë në gjithë pikat kufitare.
Ndër rekomandimet e Kuvendit është edhe që Qeveria të bëjë
marrëveshje bashkëpunimi me shtetet veç e veç, sidomos me vendet që e
kanë njohur Kosovën si shtet, në mënyrë që të ketë një shkëmbim më të
plotë të informacioneve. Ligjvënësit u kanë dhënë mbështetje këtyre
propozimeve me 60 për, 1 kundër dhe 4 abstenime. /Koha/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Qeveria autorizohet të nisë procedurat për anëtarësim në Interpol
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» AKI-ja autorizohet për të vepruar
» Makolli njoftohet me procedurat e hyrje-daljeve në ANP
» Qeveria me embargo
» Ukraina heq dorë nga planet për anëtarësim në NATO
» Kosova në shtator aplikon për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: